Abuzimi me karburantet në Shqipëri: Nafta përzihet me mazut e solar

15 Gusht 2019, 17:59Sociale TEMA

Prodhuesit e mëdhenj të hiodrokarbureve  në vend do të jenë nën monitorim nga autoritetet shtetërore, pasi lënda që nxirret nga nëntoka shqiptare përdoret në masë të madhe për të përzier naftën dhe benzinën që tregtohet në pikat e karburanteve të vendit.

Admir Abrija, kryeinspektor i Inspektoriatit Shtetëror Teknik thotë se abuzimi bëhet nga i gjithë zinxhiri i tregut, nga i madhi te pika e vogël e shitjes, por vëmendja do të jetë te ata që janë burimi i lëndës që bëhet përzierja.

“Prishja e cilësisë vjen nga përzierja nga nafta bruto me kompanentë të tjerë, si mazut, solar etj. Këto janë skemat klasike të përzierjes së hidrokarbureve. Kemi pasur raste edhe te subjektet prodhuese dhe tregtarë me shumicë dhe pakicë”, thotë ai.

Admir Abrija thotë se është krijuar një plan pune dhe se shteti i njeh abuzuesit. Kjo javë ka nisur me kontrolle të imtësishme në çdo pjesë të territorit.

“Tashmë jemi të fokusuar dhe i dimë ku të kërkojmë. Ne kemi hartuar një listë të subjekteve ku do shkojmë të kontrollojmë”.

Ndëshkimi këtë herë do të jetë i rreptë, pasi në inspektime janë përfshirë edhe autoritetet doganore. Abuzimi me cilësinë do të thotë se ke shmangur pagesën e taksave.

“Aty ku nuk ka cilësi, patjetër që ka detyrim në fisk, kështu që ndërveprimi institucional që ne kemi pasur me njëri- tjetrin ka dhënë këtë produkt pozitiv. Janë me dhjetra subjekte tregtare që janë penalizuar nga inspektoriati, doganat dhe tatimet”.

Inspektoriati Shtetëror Teknik do të rrisë strukturën këtë vit edhe me 130 punonjës të rinj, nga 100 inspektorë që ka sot, në mënyrë që të ketë vëmendje të shtuar në treg në çdo periudhë. Po ashtu, një laborator i ri do të ngrihet në Porto Romano, ku hyn 85% e naftës që furnizon tregun tonë, i cili do të bëjë analizat në kohë reale.

4 komente në “Abuzimi me karburantet në Shqipëri: Nafta përzihet me mazut e solar”

  1. Vlora1912 says:

    Mir qe do rrisni personelin nga 100 ne 230, por na thoni pse do jen efichent keta 230 vet?

    Ata 100 petritat e pare qe keni patur nuk kan kostatuar asnje rast te till. Asnje per be.

    Ateher pse dreqin pretendoni ta zgjidhni problemin me numra?
    …………
    Edhe me 5 veta zgjidhet problemi i monotorimit te cilesise se karburante.
    Mjafton te jene ekspert dhe……mjafton te ket vullnet politik per ta bere.
    100 vet ishin shum per kete pune, 230 edhe me shume…dhe puna do vej me per lum.
    Ju nuk e kontrolloni dot Kastratin se nuk je le burri me chitjane.

    Ay merret vetem me fukarane, si palo plachk qe eshte.

  2. Juristi says:

    Dyll dyll. Ka 30 vjet e njejta melodi.Eshte gjeja me e lehte per ti kapur keto mashtruesat e ketij biznesi.Jane te gjithe pa perjashtim,mashtruesa.Problemi eshte se keto e kane korruptu edhe Edi Ramen.Sa here kane declaruar se po bejne kontroll,kapem karburant jashte normave etj,rezultatet 0.Nuk tregonin emrat e companive,she te prewash nga keta te bejne normal cilesine.

  3. Naftëtari says:

    Ore k/Inspektor ,në se do isha k.
    Ministri i vëndit dhe ke deklaruar se cilësia e naftës prishet nga përziera me mazut dhe solar,me urgjencë ,në çast do të të kisha larguar nga ai vënd pune ty dhe atë që të ka dhuruar atë karrike .

  4. TIRANA says:

    Te gjithe e die se perzihet nafta!! Pompat dhe motorrat shkaterrohen!!
    Mjaft me Show! Kam 34 vjet qe punoj me karburantet, inxhinjer, inspektor, te gjitha i kam bere!!
    Mjaft se na i shpifet!! Mos blini me nafte nuk ka zgjidhje tjeter!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje