Opozitë me kontratë të përkohshme!

16 Gusht 2019, 20:03Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Bashës i duhet përsëri një kontratë. Pas kontratës me vëllezërit Budina tek Teatri, sot nënshkroi kontratë me protestuesit e Unazës tek “Astiri”.

Përgjatë këtyre muajve, ai ka pasur shumë betime. Ju betua demokratëve se nuk do të ketë 30 qershor. Pastaj ju betua kryetarëve në detyrë të bashkive të PD, se nuk do dalin nga zyrat. Në fund, ju betua atyre se do t’i rikandidojë prapë kur të ketë ndonjë rast.

Pas kësaj, tani e tutje ky njeri nuk bën dot asnjë premtim pa kontratë. Në çdo shoqëri, një politikan është insitucion besimi kur flet, është mobilizues energjish njerëzore kur hidhet në aksion, është njeri që ngjall shpresë kur premton.

Përkundër këtij modeli, Lulzim Basha është institucion i gënjeshtrës kur flet, është çmobilizuesi më i madh i energjive opozitare dhe njeriu që dëshpëron më shumë opozitën.

Në këto kushte, edhe grupet më minore të dëshpëruara të opozitës, që nuk kanë çfarë humbasin dhe sikur të bëjnë sikur e besojnë, i kërkojnë firmën.

Nuk di kush ja ka këshilluar këtë gjest qesharak. Nuk besoj se është çështje këshilltarësh. Duket më shumë si një gjobë opozitarësh, që ngaqe e dinë se do t’i gënjejë, duan ta kenë me shkrim premtimin.

Nga ana tjetër, firmosja e një pakti me banorë që kanë zaptuar tokë pronarësh dhe nuk pranojnë të shpronësohen, bën qesharake dhe gjithë kauzat e PD si parti e djathtë, si dhe premtimet për ish- pronarët, duke e vulosur atë, si parti e atyre që zaptojnë toka, dhe jo atyre që kërkojnë prona.

Por kjo është e keqe për PD, jo për Lulzimin. Për Lulzimin ka filluar një erë e qeverisjes së opozitës me kontratë.

Por ndryshe nga të punësuarit që merren në punë me kontratë të përkohshme nga udhëheqës, ky është rasti i vetëm në botë, kur udhëheqësi merr me kontratë elektoratin, ngaqë nuk e beson njeri.

Pas teatrit tek Teatri, sot mori rreth 20 kryefamiljarë të organizuar nga djali i Fahriut tek Unaza. Dhe kështu do vazhdojë më tej, derisa të plotësojë numrin që i duhet si elektorat me kontratë.

Është një formë e re e të bërit opozitë, kur nuk të beson njeri. Ti merr përsipër t’i zgjidhësh hallin dhe nuk ka nevojë të bësh politikë, të kesh ideologji, apo frymë në shoqëri. Kontratë për zgjidhje hallesh me opozitën.

Pak a shumë si kontratë paramartesore, që nëse ndahesh, secili të mbajë të vetat. Dhe këta kur të shikojnë se Luli nuk do zbatojë dot kontratën, do mbajnë secili të vetat.

Luli selinë e PD, ata gërmadhat që do prishen tek Unaza.

11 komente në “Opozitë me kontratë të përkohshme!”

  1. Sali Trimi says:

    Nuk eshte fare e vertet qe grupet e vogla te hajduteve te pronave dhe hajdutet e tjere te cdo kallepi i kerkojne Bashes firmen per bashkepunim.
    Eshte zbasha ai qe u ofron kete gje per dy arsye:
    Arsyeja e pare eshte kjo gje i eshte bere semundje qe nga koha e punesimit ne EULEKS. Basha ne ate kohe per te njejtin problem njoftonte perendimin dhe qeverine Serbe sipas preferencave te seciles pale. Keshtu pershembull ai i quante antaret e UCK terroriste kur u shkruante serbve dhe luftetare te lirise kur u shkruante perendimit.
    Ne te dy rastet Basha nuk firmoste. Kjo gje bente qe Serbet dhe perendimi te ngaterroheshin ne terminollogji. Secili mendonte qe Basha ishte i tyre. Kur e kuptuan lojen me dy porta te Bashes , i kerkuan atyre informacionet ti dergonte me firme. Kjo eshte arsyeja qe Basha kerkon qe me grupet e sotme te firmosin duke u thene atyre qe ai eshte besnik ne ato qe thote.
    Kjo ne menyre te pandare te con ne arsyen e dyte qe ai ofron firmen edhe kur thote sa eshte ora. Do te duket i besueshem. Per te fjalet i merr era…

  2. Engjell says:

    Kontrate para martese…….hajt ta provojme njehere pastaj te dale ku te dale. Te lumte Mero !

  3. Po me pensionistet kur do e nenshkruaj kontraten se i ka prmtuar pension jo me te vogel se 400 euro.
    Lul komiku

  4. Lato Bregu says:

    Edhe ne kete rast, Lulezimm Basha, ka kopjuar Edi Ramen.
    Ketej kritikon kryeminiatrin per PPP, ketej edhe ky, krijon PPP me nje elektorat imagjinar, duke ja marre ne kethese Don Kishotit.
    Po te ishte gjalle Jatosllav Hashek (autiri i SHVEJKUT), do te bente nje shvejk te dyte.

  5. Engjell says:

    Kontrate para martese ..si ato me Suden !!

  6. Zonjusha FU-FU says:

    Mero, qe Basha mund te akuzohet nga batakci e mashtrues deri edhe pederast pasiv (Rasti i Barent Cohen-it), kjo nuk do as mernd e as kalem, or halli i Edvinit te timonit e te tepsise eshte me i madh se i Lul Holandezit. Po ve ketu nje link te nje medie italiane, qe ka nje artikull interesant. Ne artikull shkruhet qe edhe Artan Pjetri vellai i Valdrinit eshte arrestuar ne Itali si hajdut serial. I perzgjedhuri i Rames (Jozefines, Rrushajt apo edhe Genc Rrulit) na qenka familjarisht hajdut! Po ti besojme deklarates se Ramiz Alise ne v. 1990 per Luigj Pjetrin del qe si shtepi jane hajdute dhe injorante!
    Po ve ketu edhe linkun:
    https://www.sanmarinortv.sm/news/attualita-c4/arrestati-dai-carabinieri-cesenatico-due-albanesi-presunti-autori-numerosi-furti-appartamento-nel-cesenate-a73435
    Kapiteni i karabiniereve, qe arrestoi 2 hajdutet shqiptare, Emanuele Spiller u gradua major pas kesaj goditje te suksesshme. Sot ai mban graden kolonel karabinieresh dhe kryen funksionin e komandantit te repartit operativ ne Venezia.
    Mero modestisht do ju sugjeroja t’i benit nje interviste ketij kolonelit, se mund t’iu thote gjera interesante per Artan Pjetrin dhe hajdutin tjeter Edmond Halmusaj (me shume te ngjare shqiptar, shtetas i Republikes se Kosoves)!

  7. lexusi says:

    Kot e ka i shkreti , eshte bere si llamarine e ndryshkur , qe jo vetem boje qe nuk mban me , por as per skrap nuk ben .

  8. epo kjo pune says:

    o une o mbreti o gomari tha nastradini dikur…. lul nastradini premton gjera qe nuk do behen sepse vetem ne pushtet nuk vjen kurre po hajde shtyj diten dhe mbaj kolltukun e kryetarit

  9. Detari says:

    ky meroja eshte sherbetor i ramazon ed apo si eshte puna?

  10. noc luleta says:

    te dhjefsha poziten dhe opoziten nje m… jane, po ti mero plehra je me m… se te gjithe.

  11. edi says:

    Te pakten lulushi dhe meta jane trimat me te respektuar te kombit Shqipetar Lulushi hiqet Euro-Slogan per Democracy dhe permend Ameriken Europen , Jo Azine ,Por nuk permend as Rusine si aleat dhe lobist me parate Ruse .Meta me kokosh se Lulushi Bac kushdo qofte, Avni Rustemi dikur e ca heronj qe ky kur ishte ne rregjimin e Komunizmit ,nuk u dinte emrat por i thonte se ishin kunder pushtetit Komunist Oh me pare na solli shokun e Partise Alente ,qe thonte se nuk dorezohem ,por do vras vehten Alente e vrau vehten ,Meta po ben sikur do vrase vehten ,Hey jo me verte Lulush Berishe ,Meta dhe kukuvajke Mona-ika akoma llapin sepse ,cfare eshte bere eshte e shkuar e harruar,cfare behet tani ,ne Gramatiken e tyre Eshte e ardheshme e tashme SPAK FILLON ME TE SHKUAREN ,So leri te qesendisen sic thone JEMI TE VIRGJER POPULL

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje