REAGIMI/ Rama: Valdrin Pjetri s’është kriminel, ai ka shërbyer në administratë qysh në kohën e PD. Gënjeshtra e tij s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës si kryetar i bashkisë Shkodër.

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD.

Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme!

Partitë nuk verifikojnë dot të dhëna individuale jashtë afateve të përcaktuara nga shtetet për dëshminë e penalitetit. Ato merren vetëm me kërkesë nga policia ose prokuroria. 

Koha të fusim në ligj afate verifikimi shtetëror të kandidaturave para regjistrimit të tyre në zgjedhje!

Një kandidat që gënjen në mirëbesim dhe në formularin e vetëdeklarimit s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë që e ka besuar. 

Ai duhet të përjashtohet nga gara pa mundur të regjistrohet në zgjedhje dhe ta marrë të plotë gjithë përgjegjësinë e vetëdeklarimit të rremë.

Jo vetëm kaq,po është koha të nisë verifikimi shtetëror i të gjitha vetëdeklarimeve të politikanëve e punonjësve të shtetit që kanë firmosur.

Çdo vetëdeklarim i rremë duhet të sjellë përjashtim dhe dënim penal.Përgjegjësia individuale s’mund të ketë më asnjë fije kosto kolektive.”– shkruan Rama në Twitter. (TemA)

 

REMOTE_ADDR:[]

25 komente në “REAGIMI/ Rama: Valdrin Pjetri s’është kriminel, ai ka shërbyer në administratë qysh në kohën e PD. Gënjeshtra e tij s’mund të lerë në baltë zgjedhësit dhe partinë”

  1. udhëheqësve të gabuar, që Shqipëria hyri në një spirale të rrezikshme krize says:

    Kryeminester mashtrues maskara ! Kaq te themi ! Sa te ngrihet SPAK BKH EDHE TI NE PLERA BASHKE ME BASHEN BERISHEN MONIKEN META ! rACE E KEQE !

    1. kaculi says:

      ja fut kot edvin sepse baba i valdrinit ka qene Drejtor i keshit ne kohen e ps dhe ka vjedh me thas me hidrocentralet. si i beri hotelet valdrini me rroge shteti. ku eshte ildkp jote edvin. valdrini ka pas dhe lokal perball shkolles se mesme te gjuheve te huaja dhe nje pjese e tiranes e dinte mire cfare beheshe aty. pervec armandos ne fier dhe velines se Tirane asnje kandidat i ps nuk eshte vendosur kryetar bashkie qe te kete pasur kontribut ne parti Apo ne qyetet. ti mor edvin duket sikur mandatin e dyte e paske pas per qellim te shkatrosh ps

    2. Cudia says:

      Zoti kryeminister! Me cfare paresh ky Valtrari ka ndertuar hotel ne Tirane? Ti e di qe ne jemi popull i droges dhe nuk e fshehim dote. Po ty qe te kemi vene duke premtuar se do na besh vend per se mbari nuk te shkon mendja e te thuash ku i kane gjetur gjithe keto pare keta njerez qe ndertojne hotele??

  2. Adelina says:

    Doni nje mashtrues: ky eshte JORGAQ KACANI, ka mashtruar ne formularin e vetedeklarimit dhe vazhdon te jete ende Dekan tek Universiteti Politeknik. Ja mashtrimi tij:
    http://www.tna.al/jorgaq-kacani-ose-gaqi-ka-fshehur-vitet-e-qendrimit-jashte-shtetit-ildkp-i-zhduk-deklaraten-e-pasurise/

    http://www.ekskluzive.al/rektori-gaqi-kacani-apo-mashtruesi-jorgaq/

    https://pamfleti.net/jorgaq-kacani-ose-gaqi-ka-fshehur-vitet-e-qendrimit-jashte-shtetit-ildkp-i-zhduk-deklaraten-e-pasurise/

    Doni me per kete qelbesire. Veproni zhdukeni nga universiteti.

  3. Shqiperia ime says:

    Mizerje ne kohen e PD nuk ishte ligji i discriminimit. Ngele duke marre nga mutât e pd, aty more dhe mutin qe e bere kryetar bashkie ne B.Curr. I papergjegjshem. Ke marre mbeturinat dhe ju dhe pushtet. E ke kryetar parlamenti ate qe vrau ne kufi plot djem dhe vajza te cilet donin nje jete me te mire larg ferrit komunist.

  4. USA says:

    Te fajshem faktikisht jemi ne z kryeminister qe te ndihmuam ty 2005 dhe 2013 dhe skemi bere fshehur azgje por morem emigrimin se shikuam qe ti vashdon te punosh me valdrinat paulinat dhe pjerinat e mafias te sali serbit rruge te mbare edo. Go go go.

  5. Adelina says:

    Kontrolloni qelbesiren JORGAQ KACANI. Plehun e Politeknikut qe e ka vendin ne Spac jo si profesor. Ne burg bajga.

    1. Emigrante says:

      Adelina. Ben mire ta dergosh nje lajm edhe ne rruge tjeter.ne menyre qe s’thone dot se dinim . Nje sygjerim i sinqerte qe e dua dhe une ate vend edhe pse jetoj hashte

  6. pa e lexuar.. says:

    Mos prisni nga nje kryegenjeshtar e mashtrues ordiner te beje autokritike.

  7. surreli says:

    kush i paguan leket per perseritjen e votimeve ne Shkoder apo vari k….in nji qime bythe jane

  8. Eri says:

    Po vere dhe Gaxhain dhe ke te duash drejtor edhe ate qe vrau ne Selenice dhe ata qe vrasin duke grabitur varesen e floririt gruas se botes ne qafe nuk behet kriminel se parate i vene vete ne zyre.Ky me babane nendrejtor te KESH qe ka vjedhur gjithe shqiperine dhe vet drejtor ne administrate,cfare doje ti z. Rama duhet te dilte me corape ne koke ky te quhej kriminel????? Ik pirdhu o z.Rama per mendjen qe ke.

  9. Dashnoret e Molotovit says:

    Z.Rama te hetohen dashnoret e boltanes tek ujesjellesi dhe ne bashki.Shpetojeni Shkodren nga zgjedha e krimineles

  10. Kalec Dega says:

    Jo bre nuk eshte kriminel se ka ken i PD se Kriminelat e PDse jane sot pjese e PSse dhe nuk i prek ligji se bac Ramazoni i siguron pune e pension, ju kujtohet Saleh Berisha… do ta fuste ne burg Ramazoni i Zahos, lol…

  11. Zigur Qarri says:

    Valdrin Pjetri nuk është kriminel?! Valdrin Pjetri ka kryer ne dy raste krim,vepra penale.Ne Itali si trafikant droge,per te cilen eshte denuar,si edhe ne Shqiperi per mashtrim,qe nuk ka deklaruar se eshte denuar,nje detyrim ligjor per zyrtaret.Per kete veper penale nuk eshte denuar,si edhe pasuria e dyshimte nuk eshte konfiskuar,per sa koh qe Edvin Escobar D’Rama nuk hap driten e gjelbert per drejtesine,qe perben gjithashtu krim.Kriminel nuk eshte vetem vrasesi,por çdokush qe kryen nje veper penale.I inkriminuar eshte ai qe akuzohet publikisht per nje veper penale.Edvin Escobar D’Rama eshte i inkriminuar si perdorues droge,por ai nuk ka akuzur njeri per shpifje deri tani,fakt qe tregon se pranon krimin ne heshtje. Edvin D’Rama i bie pragut ta degjoje Dera.Edvin D’Rama duke perdorur fjalen kriminel te barazvlefshem me vrasës,kerkon te lehtesoje jo vetem fajin e trafikantit te droges Valdin Pjetri,por edhe ndergjegjen e tij si perdorues droge.Perderisa nga perdorimi i droges vdesin mijera njerez,trafikantet e saj jan pergjegjes per vdekjen e tyre,ashtu si eshte pergjegjes Edvin Escobar D’Rama per vetvrasjet e gati 100 peronave per shkak te largimit me te patedrejte nga puna.O drogaxhi,qe juridikisht nuk ke qene asnjehere korrekt,o Kryeminister i Qeverise rrupalle,mirebesim per nje zyrtare,eshte abuzim.Nese filtrohet nje zyrtare nga siper,perse t’mos filtrohet qe ne fillim,qe te parandalohet e keqja?Vetingu duhet te fillonte me politikanet,me hajdutet dhe kriminelet me te medhenj,shkaktaret e gjith te keqes ne Shqiperi,ku nje nga kryesoret eshte edhe Kryeministri i tanishem.

  12. naim dimashi says:

    pas gjithe ketyre krimineleve dhe pligarkeve qe na ke ngritur ne pushtet,po ti kur do mbash nje here pergjegjsi o kryeminster engjell,qe vetem di te lash duart

  13. Olimpia says:

    Z.Rama,kur je kryeminister,ke edhe gurin edhe arren ne dore .Normalisht nje kryeminister ne postet kyce ben zgjedhje te sigurta te pakten nga pikpamja juridike dhe e sigurise.Por kur akoma shumica e segmenteve te drejtesise ,por edhe te sherbimeve sekrete jane nen ndikimin e hitlerucit Berisha ,si eshte e mundur qe te jesh kaq i lehte sa te propozosh njerez te pakontrolluar. ??Me siguri ne PS e Shkodres ka figura te pastra ,te mencura dhe te guximsheme te cilat me vite kane rezistuar terrorit fashisto tribal te PD, qe mund te perfaqesonin PS ne zgjedhjet lokale…Por ti me mendjelehtesine e nje amatori katapulton personazhe qe vertiten djathtas..majtas…djathtas..sipas interesave .Edhe ne udhezimet e fundit per bashkite ben presion per terheqjen e njerezve nga ,,shoqeria civile,,gjoja teknicene….Nderkohe qe ti shpik praktika te tilla politike ,ne te gjithe boten moderne kush fiton zgjedhjet vendos njerzit e vet ne postet kyce ,ne te kundert ku eshte diferenca midis programeve…Ketu nuk shtrohet problemi qe te largohen profesionistet qe punojne me ndergjegje sipas ligjeve ,por kryetari i nje bashkie si Shkodra per kushtet e Shqiperise eshte njeriu numer dy ose tre i partise qe e propozon .Z.Rama ,postin e kryeministrit nuk e ke shpikur ti ,por prusianet,me sakte Bismarku.Kryeministri eshte burokrati politik i pakorruptueshem ,i sakte dhe i qarte.Shiko Merkel dhe meso.Vjen nga lindja ish komuniste por kurre nuk thote nje fjale te tepert ,aq me shume nuk i shkon nder mend te merret me nxirjen e se kaluares.Ajo merret me shtetin ,me ekonomine ,me rrogat ,me punesimin ,me te drejtat e shumices,me interesat themelore gjermane dhe as i shkon ne mend te harxhoje kohen,, me bunkare,,me ,,shtepi me gjethe,,e jo me te guxoje te beje reabilitime nazistesh ,sic reabiliton ti tradhetaret.Pra nuk ka justifikime ,me rastin ,,Pjetri,,i ke dhene nje goditje te forte PS e cila mund te kushtoje 100.000 mije vota.Prandaj bej nje ,,mea culpa,,te forte ,nderkohe qe me njerezit me te mire te PS ,jo servilet ,pergatit nje platforme veprimi ne fushen ekonomike ne favor te industrise,punesimit dhe shtresave te varfera e pensionisteve .Mos u merr me me Teatrin ,lere te shembet por perpara rrethoje me qe te mos zere njeri brenda.Njerezit duan pune dhe rroga qe te mund te mbijetojne.Dhe keto nuk ua garantojne kollat por industria.

  14. julio says:

    O Ram, nuk po kemi me rast te shfajsojm. Kjo e shkodres i kalon rekordet e durimit te elektoratit, edhe une pjese e elektoratit tuaj jam, po nuk mbulohet ai dreq dielli me shoshe. Kur ju zgjodhet pjetrin, me siguri qe pati zemerime nga brenda partis, normale eshte, sepse njerezit brenda kesaj partie bejne dhe duhet te bejne punen e partis, ky qe vjen nga jashte ben punen e vet apo punen e diktuar nga ju, nuk hahet as kaperdihet, sepse pa firmanin tuaj, pjetri nuk do merte qe se mori ate pozicion. Ne si elektorat po na zhgenjen, nese ke bere ndermend te luash lojen se se dija, per t’ja dhene pushtetin Mones e Bashes, lere, ta marin dhe me elektoratin mos u tall. Boll halle kemi, te na perdiresh si Berisha dikur, harroje, populli te ven hune, ty, dhe shum si ty, pa ç’ka se ju e quani bagti. Ngjarjet dhe premtimet e oa realizuara, po te votohej sot, ju jeni i humbur. Ne gishtin e madh te dores se majte, akoma nuk me eshte hequr boja e votimit, sinqerisht me vjen turp, kur ma shikojne, nuk e justifikoj dot votimin tim.

  15. Artibr says:

    Mos dil me se me shume era mut vjen mos genje si saliu me sinqeritet te madh si i pafajshem njeher thot nuk eshte kriminel po per denimin cfar quhet apo ti i quan normal nese per ju dihet qe eshte normal per ty kush ka lek e vota jo minister po shkuar minis po qe e ka mar shkollen me lek po nuk eshte krim per ty po kush eshte krim per ty mor éd rama ai qe ka mbaruar shkollen ne perendim me mond dhe djers ata jan gjylenistet e tu qe ti i ke len pa buk rrugeve dhe ke ven plagjator in ne berat kryetar bashkie pra ai qe vjedh pronen intelektuale nuk eshte kriminel un them qe ketyre ti japesh edhe ndo nje cmim Nobel qe kan ber gjith keto vepra dhe nuk u ndoll gje jan vertet monumental te lumte .

  16. Ilir says:

    Pse e hoqe?! Me fale, e dorehoqe!

  17. Ska kriminet, vetem çuna te shkathet says:

    Po me, çun i mire eshte ky. Ska ber asgje. Te gjitheve na ndodh shpesh qe te bejme hotele me 4 yje, apo jo?

    U ka mbush Shqiperia me hotele, te popullit te thjeshte qe s’eshte kriminel.

    Shpresa eshte SPAK.

  18. Ana Mesi says:

    Valdrin Pjetri “certifikaten e sigurise” e kishte nga Partia Demokratike. E cfare sigurie me te madhe se kaq mund te kerkonte zoti Rama. Kjo nuk do te thote qe ai e PS nuk kane pergjegjesi per cfare ngjau. Zoti Rama e ka gabim kur shkruan se “cfaredo qe te kete bere 19 vjec nuk e ben njeriun kriminel”. Mos shpik afate moshore e te tjera se kur fillon e si mbaron pergjegjesia penale, sepse kodet i kane te shprehura qarte ato. Gabim e keni, zoti Rama, edhe kur shpreheni se asnje grua a vajze nuk do te largohet nga puna ne bashkite pas zgjedhjeve te 30 qershorit, duke bere nje ndarje te panevojshme e artificiale meshkuj – femra qe punojne ne administrate, vetem gjoja se po ruani raportet ne kete fushe. Ju, zoti kryeminister, keni edhe plot gabime te tjera. Por jeni ku e ku shume me i hapur e me i paster, se sa disa politikane te tjere qe kane bere krime e akoma nuk jane ndeshkuar.

  19. Fake news says:

    Pirdh zoti Rama pirdh se lirohesh, ju ka dalur boja krejt,

  20. Ed Ramaxoni says:

    I doli boja edhe ketij piktorit mashtrues e prepotent.
    Saliu i vuri kazmen Shqiperise , Edrama ia futi me bojra vaji per te mbuluar mu tin e Saliut e Enverit para tij.

  21. uskania says:

    Ky Pjetri është një njeri i pafytyrë. Jo se ka bërë një gabim kur ishte i ri, sepse njerëzit gabojnë dhe reabilitohen, por se e dinte që ligji nuk e lejonte në këtë post. Habitem si nuk foli më parë ndonjë shkodran se ky mut ka qënë i dënuar në Itali!!!???

  22. jusufi says:

    Z.Rama,nese ka vertete ndonje pike me te erret ne veprimtarine tuaj,ajo eshte zgjedhja e kandidateve.Ju besoni verberisht deputeteve apo servileve qe ju rrethojne.Dhe me keq akoma institucioneve te drejtesise se Saliut.Normalisht duhet te kishi menduar me pare per nje sistem pasteritie figure permes ambasadave apo testeve publike paraprake,pasi mundesite e mjetet jane sot.Por u bene shume elemente te inkriminuar qe jane futur ne radhet e PS apo Administrates publike me diplomat qe ju shiti Sali-Fallxhorja.Ju kujtoj kryetarin e Bashkise se Kavajes,te Krujes,te Mamurrasit;deputet Prenga e Arben Ndoka,Marku,Tom Doshi etj.Shih sedhe Pjerin Ndresu e ka mbush prap Keshillin bashkiak te Lezhes me rracen e tyre etj., etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *