Kontrolli mjekësor "shuan dilemat" e vdekjes së miliarderit amerikan

17 Gusht 2019, 12:44Bota TEMA

Një kontrollues mjekësor ka vërtetuar të premten se miliarderi amerikan, Jeffrey Epstein, ka bërë vetëvrasje në burg.

Epstein-i ishte arrestuar në muajin korrik për shkak të akuzave për trafikim të njerëzve me qëllim të shfrytëzimit seksual dhe dyshimeve për dhunë seksuale ndaj qindra vajzave të reja. Ai u gjet i vdekur në qendrën korrektuese të Nju Jorkut disa ditë më parë.

Një zëdhënëse e shefit për kontrolle mjekësore të Nju Jorkut tha se me anë të autopsisë është vërtetuar që Epstein-i ka vdekur pasi e ka varur veten. Pritet që për shkaktarin e vdekjes së tij të lëshohet zyrtarisht një raport me shkrim.

Që nga vdekja e miliarderit, janë ngritur shumë pyetje për kushtet e burgut ku ishte duke qëndruar ai. Për vdekjen e tij dhe rrethanat e saj ka pasur edhe spekulime dhe thashetheme të shumta.

FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë janë duke e hetuar këtë rast, ndërsa prokurori i përgjithshëm, William Barr, ka thënë se autoritetet kanë gjetur parregullsi serioze në këtë qendër ndalimi.

Dy roje që ishin duke e ruajtur Epstein-in janë suspenduar përkohësisht nga puna, ndërsa drejtorit të burgut i është ndërruar vendi i punës për një periudhë të pacaktuar.

Rojet e kishin për detyrë që t’i kontrollonin të burgosurit për çdo 30 minuta, por kjo procedurë nuk ishte zbatuar një natë para se Epstein-i të gjendej i vdekur, shkruan “The Guardian”. (TemA TV)

 

1 komente në “Kontrolli mjekësor “shuan dilemat” e vdekjes së miliarderit amerikan”

  1. Keshtu duhet te mbaheshin ne regjim te paraburgosurit edhe ne sistemin monist. Ne fund te fundit, te ndaluarit penale, te paraburgosurit dhe te denuarit penale duhet te kishin privacione ne kufijte e ligjit. Ky nuk ka qene persekutim, por nje trajtim ligjor e logjik per diferencinin e nje grupi problematik nga pjesa tjeter e shoqerise, per qellim ndeshkimi per vepren e kryer per edukim me frymen e ligjit dhe rehabilitim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje