Pasuria e Valdrin Pjetrit, Çlirim Gjata dhe ligji

17 Gusht 2019, 09:00Politika TEMA

Dy argumente mbi kërkesën e zotit Gjata për sekuestrimin e pasurisë së Valdrin Pjetrit

Nga Altin Ketro

Sekretari Ligjor i Partisë Demokratike, zoti Çlirim Gjata, në një dalje të tij për shtyp nga selia e PD-së, duke trajtuar çështjen e zotit Valdrin Pjetri, kërkoi me ngulm që nga prokuroria të bëhet menjëherë sekuestrimi i pasurisë të tij, në kuadër të të ashtuquajturit dënim në Itali të kryetarit të dorëhequr të bashkisë Shkodër.

Në kuadër të kërkesës së zotit Gjata, u ula të lexoj pjesë nga ligji nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”. Si për ironi të fatit, zoti Pjetri në qeverisjen demokrate ka qenë drejtor për administrin e këtyre lloj pronave të vëna nga krimi dhe trafiqet.

Në ligjin e sipërcituar ka një nen me nr.3, në pikën 6 të të cilit thuhet: “Ky ligj zbatohet edhe për pasuritë e personave, të vëna përpara hyrjes në fuqi të tij, me kusht që të ekzistojnë indicie të rëndësishme për përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale, në kohën e vënies së pasurisë.”

Siç shihet, ligjvënësi i ka dhënë ligjit fuqi prapavepruese, por kuptohet se qëllimi është i mirë për të ndëshkuar çdokënd që merret me veprimtari kriminale.

Nuk kam ndërmend që të bëj avokatinë e zotit Pjetri, sepse jo vetëm s’më lidh gjë me të, por s’do ndjeja asnjë keqardhje nëse çdo pasuri që ai ka vënë ka rrjedhur si shkak i një veprimtarie kriminale të shprehur në këtë ligj. Ajo çka dua të trajtoj është logjika e ligjit dhe a jemi për momentin në kushtet kur duhet të ngutemi për t’ia sekuestruar pasurinë, gjithmonë në frymën e këtij ligji?!

Mbi të gjitha duhet të ekzistojë shteti i së drejtës dhe çdokush duhet trajtuar pa paragjykime, pavarësisht mllefeve politike që njëra palë ka ndaj tjetrës.

Po të marrim për bazë atë çka PD-ja ka publikuar, ndonëse nuk është dokument zyrtar, rezulton që zoti Pjetri të jetë dënuar në Itali diku në qershor 2003 me 18 muaj burg. Ndërkohë që rezulton, sipas PD-së, që ai është arrestuar më 27 janar 2003 dhe është dëbuar nga Italia në fillim të muajit shkurt 2003. Pra ai nuk ka vuajtur pothuajse asnjë ditë burg dhe drejtësia italiane është mjaftuar me dëbimin e tij.

Rezulton që zoti Pjetri, “krimin” e ka kryer në vitin 2003, kurse aktivitetin ekonomik e ka nisur në vitin 2015, që i bie 12 vjet më pas, dhe hyn tek kategoria e personave që trajtohen me prapaveprim sepse ligji është miratuar në vitin 2009. Por po të nisemi nga fryma e ligjit, nuk ka përputhje midis kohës kur është kryer “krimi” dhe kohës kur është vënë pasuria. Pra, duhet parë nëse zoti Pjetri ka zotëruar pasuri në vitin 2003, pasi u kthye nga Italia?

Ndokush mund të thotë se këtë pasuri të supozuar e ka mbajtur të fshehur për ta investuar më pas. Por ligji, kur jemi në kushtet e prapaveprimit, e ka kushtëzuar zbatimin në këtë rast vetëm kur vënia e pasurisë të ketë lidhje me datën kur është kryer veprimtaria kriminale.

Tjetër çështje që ha diskutim është se ligji parashikon si subjekt që preken prej tij një sërë veprash që janë të listuara në Kodin Penal shqiptar. Në rastin e zotit Pjetri, nuk kemi një vendim dënimi për një vepër penale të kryer në territorin shqiptar për të cilin ai të ketë marrë dënimin; as edhe një vepër penale të kryer në shtet të huaj vendimi i dënimit të të cilit të jetë njohur nga një gjykatë shqiptare.

Pra në ligjin 10192/2009 nuk ka një rregullim nëse përfshihen në këtë ligj edhe dënime të dhëna jashtë shtetit kur i dënuari nuk vuan asnjë ditë burg dhe pas dënimit të kenë kaluar një kohë e caktuar deri sa të zbulohet në çfarëdolloj rrethane ai dënim. Gjithashtu nuk trajtohet as përputhshmëria e neneve të Kodit Penal të shtetit ku është dënuar, me ato të vendit tonë, kur jemi në kushtet kur gjykata shqiptare nuk ka bërë njohje vendimi.

Sa trajtova më lart, e ritheksoj se nuk kam qëllim të mbroj absolutisht zotin Pjetri, por dua që në kuadër të luftës politike të mos shkelen të drejtat dhe liritë e individit. Zoti Pjetri ka qenë funksionar i lartë i shtetit dhe mundet që edhe ILDKPI-ja të bëjë hetim pasuror dhe ai le t’i justifikojë ato përballë saj. Por ky linçim publik që po i bëhet ku i kërkohet me ngulm prokurorisë për sekuestrim pasurie duke e trajtuar atë si një mafioz, më duket shumë i ulët.

Gjithsesi, ftoj çdokënd që ka mendim ndryshe nga i imi, që të më kundërshtojë me argumente, përfshi edhe zotin Gjata. Debati ku mungon fryma përjashtuese dhe linçuese, por mbizotëron logjika e ftohtë, është gjithnjë i mirëpritur, sepse asnjë nuk është aq i ditur sa t’i dijë të gjitha. Qofsha unë i gabur në këtë rast.

28 komente në “Pasuria e Valdrin Pjetrit, Çlirim Gjata dhe ligji”

  1. ben says:

    Ndryshimi midis 1 shteti dhe 1 narkoshteti e di cili eshte?
    Ne 1 shtet gazetaret jane mbrojtesit e interesit publik zakonisht kunder mafies dhe krimit.
    Ne 1 narkoshtet gazetaret jane mbrojtesit e mafies dhe krimit kunder interesit publik.
    PS: o gazetaruc po nese milionat me euro per te ndertuar hotelin ky valdrini I ka bere si rrogetar I shtetit ti mendon se me rroge te mire shteti mund ti kursesh????? Apo kur e beri Peza me rroge 800 mije te vjetra pse mos ta beje edhe valdrini.

    1. asd says:

      Pergjigja shume e sakte per keta ndyresira (e kam fjalen per autorin) qe bejne si mbrojtes te se drejtes, nderkohe qe jane bere “front i vetem” me vjedhjen krimin dhe perfitimin. Politika nuk vjedh e vetme; Ka punesuar ministra e drejtore ministrie qe jane firmetare te vjedhjeve por eshte e fshehur dhe e mbrojtur edhe nga shtypi e media si ky i ketij artikulli.

    2. Nul Noka dhe Paloka says:

      O Ben idioti,
      Alton Ketro thote te behet hetimi i nevojshem, dhe pastaj te merren vendime per sekuestrime pasurie dhe arrestime.
      O papagall i Saliut, qe oerserit fjalet e tij pa u menduar shume.
      Por mos u merzit se sekuestrimi i pasurive do ndodhe shume shpejt, dhe Rama, Berisha, Meta, Basha do kalojne ne sitë. Pastaj do shohim se si do komentosh.

      1. XheJ eN Bi says:

        Nul Noka dhe Paloka…
        Beni do jetë ” kundështari” i parë i Bërishës.
        Tani që ju lëpin bythën menjëherë marin penën dhe i ” ekzekugojnë ” .

    3. vang says:

      Te mos harrojme qe Valdrini eshte apo ishte teper i ri dhe pasurite e familjes nuk jane vetem kontribut i tij.

    4. Indinjata says:

      Jo or tej nuk e ke kuptuar kete gazetarin dhe njekohesisht Clirim Gjaten qe kerkojne qe te shtyjne edhe disa muja thash e theme qe ku i gjeti ai keto para duke harruar qe i ati ka qene drejtori i korporates se KESHIT e atje siç derdhet lumi derdheshin parate qe sherbenin per Pjetret e Berishet por qe tani quhan para te pista se kane veshur kostumi socialist mbi bluzen e PD duke menduar se u bene Supermena!Une jam dakonr qe ti ndrihet pasuria por si atij edhe Gjateve qe hiqen sikur i kane te ligjeshme pasurite!Nje pyetje per Gjaten si ka mundesi qe te gjithe ju maloket u bene personalite politike e kerkush nga Ju nuk i sherbeu ketij vendi por vetem sa e vodhet dhe e shkateruat?????????????????????????????????Valdini edhe ne q.se ka abuzuar e vjedhur ka qene i ati i tij qe ka bere kerdine duke qene e nje vend ku energji nuk ka patur pra ka munguar e para boll ku kush ishte ne ate post edhe dhjere me para duke filluar qysh nga Andi Fatos Harasani e deri tek Luigj Sali Pjetri! Valedrini valen e drinit te Luigjit te I-re e ka sjelle ne Tirane duke e kthyer ne Hotel ku frekuhentohet nga politikanet vipa!Me pak fjale per kesi soj punesh e qe te pastrohet ky vend duhet vetem te futet ne funksionim Metalurgjiku ku SKPAKU n.q.se i ngrihet duhet ti çoje te gjithe atje per skrap,ndryshe sistemi domino qe kan ndertuar ata duke bere te mundur vetem heqjen e disa domonove me elegance pa prishur sistemin nuk do te kete asnje efekt perkundrazi do te zevendesoje dominote qe mungojne e sistemi nuk do te prishet kurr!

  2. Orli says:

    Kam pershtypjen se po pati pasuri,ate e ka krijuar duke vjedhur,fillimisht si drejtues me siglen e pd e pastaj te ps se me drogen sic duket nuk ka patur fat!!!

  3. Taraboshi says:

    Clirim Gjta nje njeri teper i korruptuar bashke me te jatin .Qe kane kohe qe rjepin njerzit.Ky na shikoka qimen tek Valdrini dhe nuk shikoka tra
    un e vet ne sy.Vetem nje pyetje per Clirimin.Nuk po futem tek Rrustemi.Kur u caktove per GJK dhe menje here dorheqie se do te me kape vetingu.

  4. Studio avokatie Guri i Zi says:

    O Zoteri Ketri s’ka nevoje per terr ke sallate fjalesh, ka nje ligj qe vepron dhe ai eshte ligji mbi te cilin po ngrihet dhe SPAK. Ligji antimafia ku vetem me indicje, me hamendje, i kerkohet personit qe ka punuar ose punon ne administrate publike te vertetoje si e beri pasurine, per pozicionet drejtor drejtorie e lart. Tani cfare ka ketu jo u lag, jo s’u lag bishti i dhise. Vladrin biznesmeni po pati bilance e llogari qe vertetojne si ai ka bere ato leke, sdi te kete asnje problem, po qe se jo i bie t’ia kete pare sherrin Tom Doshit e Edi Rames qe e futen ne kete loje te rende.

  5. Landi says:

    Ngritja dhe renia e Valdrinit. Ngritja e Pjetrit ndodhi ne kohen e PD-se, ne fillimet e mandatiti te dyte. Valle te mos e kishte PD-ja informacionin qe po e tund sot neper fytyrat tona? Une them qe po. Partia e makinaciineve,kurtheve, skenave dhe praskenave Per kete eshte shum e zonja kjo parti.

  6. Fredi says:

    O Rame po ça tu desh o burr qe angazhon njerez te perdorur nga PD? E kane ngrene me kohe ata lugen e çorbes se prishur. Mos u bej o KM kaq naiv. Mos u beso vetem fytyrave te pafajshme , verifikoji dhe pastaj besoju.

    1. Emigran says:

      E drejt duhet ta verifikonte dhe pse këtë që ka qenë një drejtues i PD

  7. Cudia says:

    Bravo Peza! E ke falas qe sot e tutje qendrimin ne hotel Privilege.

  8. Ndoci says:

    Nje shkrim ne mbrojtjje te korrupsionit. Pse?
    1. Nese sic flitet per pasuri te ketij Pjetrit, cilat jane dhe sa mund te behen ato me roge shteti.
    2. Te habit mendimi autorit kur thote qe ILDKP te beje hetim pasuror. Tani ajo dihet cfare institucioni eshte, me nje staf qe per interesa te tyre fshehin te korruptuarit. Sic kemi pare te gjithe ildkp- ja i nxjerr te virgjer.

    1. Baba i Ndocit says:

      Çfare thua or Ndoc? A je mire mor djale? Je tuj fole perçart. Lajmero shendetin sa me shpejt, se na bere merak. Edhe te thashe, mos e ler shkollen pergjysem. Jo dhe Jo ti.

  9. Lik says:

    Ai duhet te justifikoje pasurine e tij siç edhe çdokush tjeter qe ngec ne rrjeten e drejtesise.

    1. Kalec Dega says:

      Gazetarucet shqiptare duan te na bindin se lufta kunder peshqeve do kryeht me sukse dhe 4 Peshkaqenet Miliardere do shikojne ripjelljen e drjtesise shqiptare me syte e Lu Lu apo Arvziut, ju kujtohet?

      Po nuk u kalua ne site pasuria e Rames, vila e Surrelit e para, Meta, 15 nevojtoret ne vile, Basha, vila ne Hollande, Saliu , femijet e tij, kot e ka shqiptari i varfer qe shpreson per jete me te mire ne Shqiperi.

  10. Shpiragu says:

    Po cili institucion vendos per sekuistrim pasurie , gjykata apo Partia ?
    Pataj zoti Gjata si i comenton ligjet , ligjerisht,apo politikisht.
    Ne nje emision televiziv,mesa me kujtohet tek “OPENI” i Eni Vasilit, Gjates i permenden edhe vjedhjen e 230 milion eurove nga shefi i tij Lulzim Basha. E dini cila ishte pergjigja? Ulja e kokes dhe pershperitja:
    Ohu uuu ! I lini keto .keto! I pekasin se kaluares.
    Mos valle ndryshojne vjedhjet sipas viteve ?

  11. ana says:

    Ma merr mendja qe ne 2003 me aktivitetin e tij kriminal nuk ka vene pasuri sepse edhe mundet qe u kap ne fillimet e tij dhe u debua nga Italia. Por, pikerisht sepse e ka kete precedent kriminal, dhe qe peben indicje, cfare te keqe ka nese prokuroria ben nje keqyrje te pasurise ekzistuese te tij dhe te rrethit familiar e ballafaquar me te ardhurat e ligjshme te siguruara ne keto vite.? Nese del i paster – i rehatohet shpirti. Por nese del piset pse te mos i sekuestrohen pasurite e vena ne rruge jo ligjore? Kjo gje duhet bere per te gjithe politikanet dhe personat ne nivel te larte ne administrate. Biles edhe per gjyqtaret dhe prokuroret qe nuk justifikonin pasurine me te ardhurat duhet ti behet nje proces qyqsor per tua sekuestruar pasurine qe ju del teprice. Nese nuk i kemi ligjet sic duhet, ti permiresojme gjithmone ne funksion te parimit drejtesi e barabarte per te gjithe. Kush vjedh jo vetem denohet por edhe demshperblen, perndryshe cfare perfiton shoqeria?

    1. Grigor says:

      Ti po perserit ate qe ka thene gazetari. Kete tha dhe ai, te hetohet, dhe pastaj te meret vendimi per sekuestrim.
      Ndersa Gjata doli me thirrjen per sekuestrim, pa e hetuar çeshtjen fare.

  12. Ali Pazari says:

    o Clirim Gjatoshi i Rustem kriminelit na fol per katin shtese pa leje ne rrugen Ali Demi ,si e ke bere duke qene “drejtues” ne organet gjyqesore dhe legjislative te PD…..fol per vehte or Palloshi i “drejtesise”….

  13. Genc says:

    Clirim Gjata ka pasuri te madhe shpirterore dhe ka me cka krenohet per kete.

  14. USA says:

    Dhe gjata dhe pjetri jane te guzhines se shqupit po my kryeminister ka qe ne 2013 qe promovon mafiozet dhe k…Qet Kanaret e saliut dhe Progesistet e Ndershem I ka lene rrugeve te tille jane dhe disa ish ministra socialist qe paguajne akoma gjobe te argita. Dhe edi rri veshtron.

  15. artiles says:

    Eshtë shumë e drejtë që ti verifikohen burimet e pasurisë. Nese echte vetëm md rroga të shtetit s’ka shanc që të ketë mundesi te zotetoje 1/3 e aksioneve te nje hoteli.
    Mund te jene leket e babait qe sipas disave ka punuar ne KESH dhe të “tijat” nga abuzimi me funksionet ne shtet.

  16. edi says:

    Clirim Gata ka te drejte se kane qene Komuniste te prekur nga ish Rregjimi i Komunizmit ,dhe tere konsfiksimet qe do i bejne Valdrinit me kerkesen e shokut Gjata ,do ti kalojne si demshperblim familjes se persekutuar Komuniste shokut Clirim Gjata .Ja nje zgjillje e bere fap-fap nga Kumisti Demokrat ,E dyta Lulush Basha firmos kontrata me protestuesit e Teatrit dhe atyre te Unazes Komunistet Demokrate nuk bejne lojera me Popullin, Dikur ka ndodhur se ishin zene me Kontratat duke i firmosur hesapet me njeri-tjetrin TANI QE JANE QEPUR SI BUCA ,OR LYER ME SHAP ,JANE TE VIRGJER ,Gezofshi ekipin e ri me Breke te vjetra Popull

  17. vickëla says:

    More po si u mblodhen gjithe halete ne ate parti, nuk kam nje njeri persembari? Ky i biri Rustemi u kujtua se mund te behet pushtetar apo ca plehra te tjere si ai Bardhi, Grida kurva, Salinjani e plot te tjere qe i ka marre Lulezimi per te lehur si qen. E bene ate parti mut fare. Ku jane pde-istet e verete, humben apo kane vdekur? U kane vjedhur partine, eeeeeeeeeeee! Dilni u dalte e u hungert se ngelet nen thundren e nje qelbesire holandez si LUlezimi!

  18. Star says:

    Ore nuk e kuptoni se ai hotel eshte bere me paret qe ka vjedh ne KESH i jati Luigj Pjetri ne kohen kur ka qene zv i pergjithshem.
    Eshte koha kur ky dhe drejtori Andis Harasanu benin kerdine. A thua do ta marre ne hetim SPAKU.

  19. Zagoriti says:

    Z.Altin nje gazetar serioz do te trajtonte hapesirat ligjore qe ndoshta Jane lene me qellim te ligji qe te shpetojne pa konfiskuar pasurite pushtetaret.Ke marre rolin e nje avokati?!?!!!.Nje gazetar serioz Duhet te analizonte punen e ILKPD se Si e ka vleresuar pasurine e Pjetrit.Cilat Jane gropat qe ka ligji qe te shpetojne pasurite e pushtetareve.Je vene kunder interesit publik e ske azgje te perbashket me nje gazetar te angazhuar per te mbrojtur interesin publik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje