"Nuk i kuptoj kolegët që janë kundër", Rama citon aktorin: Do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin, nuk do të cënohet trualli

17 Gusht 2019, 16:02Kulturë TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mesazhin e aktorit, pedagogut dhe drejtuesit të katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj,  i cili shprehet se duhet një  teatri të ri bashkëkohor

Mesazhi i Ramës:

Aktor, pedagog dhe drejtues i katedrës së aktrimit në Akademinë e Arteve, Petrit Malaj, është një figurë e mirënjohur për publikun shqiptar, që s’ka nevojë për prezantim, po lypset të thuhet se ai i përket asaj pjese njerëzish që flasin pak dhe dallohen për vetëpërmbajtjen e tyre.

Me pak fjalë po pa asnjë ngurrim, Petriti është pozicionuar qartë së bashku me shumicën dërrmuese të komunitetit teatror, në mbështetje të shembjes së karakatinës ekzistuese dhe ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar

PETRIT MALAJ:

Unë nuk do të kuptoja ndonjë nga kolegët tanë apo ndonjë nga personat që ka debatuar për këtë nismë që të ishte kundër teatrit të ri.

Të një teatri të ri bashkëkohor. Unë mendoj se thelbi i çështjes ka evoluar dhe gjërat po thuhen më troç: E para, që aty nuk do të cenohet trualli i Teatrit Kombëtar. Dhe e dyta, do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin. (TemA)

2 komente në ““Nuk i kuptoj kolegët që janë kundër”, Rama citon aktorin: Do bëhet një godinë për teatrin, vetëm për teatrin, nuk do të cënohet trualli”

  1. Elton says:

    Nje aktor medioker, qe ne kohen e fundit te monizmit!

  2. Ai says:

    Po cfare trapi aktori e profesori eshte ky tropojan krimineli i bandes se Vicidolit qe ka djegur Shqiperine me Azem Udebash Hardall Psikopatin?
    Edi Rama do i paguaj shtrenjte keto lojna me kriminelet tropohajvan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje