VIDEO/ Shqipëria fiton garën mbi teknologjinë, tre gjimnazistet nga Tirana triumfojnë në Kaliforni

17 Gusht 2019, 20:43Kulturë TEMA

Ka qenë një rrugëtim mbreslënës dhe emocional për këto tre gjimnaziste nga Tirana të cilat u shpallën fituese të konkursit të organizatës Technovation në San Francisco të Kalifornisë.

Ato u prezantuan me aplikacionin e tyre që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara.

Në një intervistë për VOA ato tregojnë disa nga detajet se si mundën të shkojnë drejt këtij projekti.

“Ne jetojmë në një shoqëri patriarkale të sapo dalë nga komunizmi dhe sigurisht ka një dominancë të gjinisë mashkullore dhe një mentalitet shumë të prapambetur që gratë nuk mund të jenë të pavarura, nuk mund të shkollohen, nuk mund të çojnë përpara në jetë, të kenë financat e tyre. E gjithë kjo reflektoi në rininë e sotme edhe pse ka shumë ndryshime ne shohim shenja të hershme të kësaj dhune që reflektohen në marrëdhëniet e miqve tanë sot”, shprehet një nga gjimnazistet.

Çdo vit, ekipe vajzash nga e gjithë bota marrin pjesë në këtë garë. Vajzat nga Tirana paraqitën një aplikacion që u vjen në ndihmë grave dhe vajzave të dhunuara në shoqërinë shqiptare.

21 komente në “VIDEO/ Shqipëria fiton garën mbi teknologjinë, tre gjimnazistet nga Tirana triumfojnë në Kaliforni”

  1. Vera says:

    Ju lumtë! Ju lumtë!

  2. Raimond vlonjati says:

    Wow !
    E dija qe do fitonin , se kishin zgjedhur nje teme shume sensitive per jeten moderne ,
    ku vecanerisht ketu ne Amerike jane shume te ndjeshem per keto gjera

    Urime urime !

    Na kane nderuar me kette prezantim te shkelqyer

    Une e lexoja kete lajm ne tren duke shkuar ne Manhattan dhe u perlota nga emocioni

    Por duhet thene se perdhunimet me te shumta ndodhin ketu ne Amerike , behet nami
    Megjithse policia i lufton me force , por perdhunimet ketu ndodhin kudo …
    Ndaj nuk duhet stigmatizuar Shqiperia jone per keto gjera
    Perdhunimet ndidhim kudo

    Ndaj ky aplikacion eshte nje ndihme per te gjitha femrat kudo ne bote

    Ju lumte vajzave dhe suksese ne jete !

    Lum prinderit qe i kane keto vajza

    1. CA says:

      Pale te kishin bere nje app qe vetem u thoshte te gjitha femrave: ti je e perdhunuar, ti je e veçante dhe meriton lukse dhe me te miren …. do kishin fituar cmimin Touring (Nobeli i computer science).

  3. Irena says:

    Ju lumte.
    Modeli juaj le te jete frymezim per moshataret tuaja.

  4. GAZETARJA says:

    Nuk shkolloheshin femrat ne kohen e socializmit ? Ju ka genjyer mami zemer. Vetem nese ajo nuk ka dashur, se ne shkolle shkonin te gjitha . Mos degjoni pallavrat e Saliut e Lulit. Nuk e ka gruan doktoreshe Sala ? Dhe ku genjeni…ne Florida. Thoni ndonje gje me te mecur vajza !

    1. bureto says:

      Ah moj @gazetarja! Në vend që të urosh vajzat, qoftë dhe si inkurajim për të gjithë brezin e tyre, gjen kohë për të bërë politikë! E pra, mund të jesh çdo gjë, por kurrsesi gazetare dhe qytetetare, përveçse një cmirëzezë.
      Vetë, edhe pse një i moshuar, u përlota nga emocioni. Ti mund edhe të mos përloteshe, kjo varet nga njeriu, por të mos gëzoheshe….këtë s’kam si ta kuptoj?!

  5. Ilir says:

    Berja e nje programi eshte risi, por te zmadhosh – keshtu e mendoj, pabarazine vajze djale apo burre grua, ne kohet e sotme me duket jo e drejte. Bile do te shprehesha se ne TV -te tona kombetare dhe lokale vajzat dalin shume me te emancipuara se djemte, dhe ne shume raste me paraqitje banale. Ndersa ne familjet shqiptare dukuria e mbivleresimit te djalit apo djemve eshte e theksuar kryesisht ne fshatrat e largeta, ku mungon komunikimi televiziv dhe rruga.
    Ka nje mosperputhje te mjetit te zgjedhur, celulari, me problematiken pabarazi. Sepse vajzat qe perdorin celularin jane te emancipuara, bile i kalojne edhe djemte qe per arsye ekonomike nuk e kane neper duar nje celular me prekje. Personat qe perdorin celularin ndihmohen per te naviguar ne internet nepermjet tij. Por nje program ne celular eshte me vlere kur jo vetem vajza, por edhe djali gjendet ne nje situate dramatike ku i kercenohet jeta, apo jane deshmitare ne nje situate te veshtire .
    Dukuri seriozisht per tu vleresuar eshte keqperdorimi i postit nga eproret apo drejtuesit e te gjitha niveleve duke nenshtruar vajzat dhe grate qe i kane nen varesi, si edhe dukuria tjeter kur disa vajza apo gra qe per te kapur nje vend pune apo per ta mbajtur ate, imponojne maredhenie me eprorin apo miqte e tij. Kjo dukuri negative eshte e kohes , ndaj mendoj se duhet demaskuar dhe shkaterruar.
    Emancipimi i gruas, si fenomen eshte trajtuar vite e vite me pare, bile jemi nje nder vendet e para ne bote, ne permasat dhe rezultatet e arritura ne emancipimin e vajzes dhe gruas shqiptare. Te tre vajzat kam bindjen se u mungon informacioni mbi luften per emancipimin e vajzes dhe gruas, qe eshte bere, me fillese qe ne ditet kur djemte dhe vajzat luftonin me arme ne dore kunder pushtuesve Nazi-fashiste, por qe mori permasa te nje lufte frontale menjehere pas fjalimit te Shkurtit te v.1966-te te Udheheqsit Enver HOXHA. Duke degjuar vajzat, ndjeva keqardhje per mungesen e informacionit historik te luftes per emacipimin e Vajzes dhe Gruas shqiptare. Por, programi i tyre mund t’i sherbeje shume qytetareve te botes mbare.

  6. Vertino says:

    Proud with these amazing Albanian girls!Congrats and let the world’s people know that Albania has smart yuongs girls that you knew.God bless theses girls end their families.God bless Albania God bless America.

  7. Plaku Xhuxhumaku says:

    Perpara per fitorje te reja nen udheheqjen e Rilindjes me shokun Edvin Rama ne krye. urrrrraaaaaaaaaaaa!

  8. USA says:

    Sa kemi dale nga komunizmi!!!! 28 vjet po. Gruaja shqiptare eshte ok. Me shume vleresim per vetem jo viktima.

  9. 0sumi says:

    O shkrues injorant,jane TRI vajza dhe jo tre ,o i paedukuar qe na hapet barkun me injorancen tuaj ,qe po e shkaterroni ghuhen tone te bukur.

  10. Driton says:

    Urime për punën tuaj Cili është emri i aplikacionit? dhe a mendoni ta bëni atë të rritet? Unë mund të ofroj mbështetje financiare nëse është e nevojshme.

  11. Tirana says:

    Suksese vajzave, por ka nje te pavertete te madhe brenda arsyetimit te tyre. Lidhja e patriarkalizmit me sistemin e kaluar socialist qe ato e quajne komunizem me qellim qe ta diskreditojne sa me shume e te pelqehen sa me shume ne Amerike, nuk qendron. Sepse, ne fakt sistemi socialist beri te kunderten e kesaj, beri nje revolucion emancipues te gruas ne te gjitha fushat e jetes te papare ndonjehere me pare, jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne ndonje vend tjeter europian.

  12. aplikacioni says:

    Perkunder merites per suksesin, nuk jam aspak dakord me juve qe thoni se jetonis ne nje shoqeri ku grate nuk paskan mundesi shkollimi. Keqardhje qe deshira per te nxire vendin tend ka mbrritur deri tek mosha e adolishences.

  13. Blanco says:

    Vend i sapo dale nga komunizmi? Dhe une qe kujtoja qe kane kaluar 30 vjet.

  14. faro says:

    Me suksesin e Madh personal, nderuan veten dhe Shqipërinë.
    Mesazhet që na përcjellin, me cilësimet si vend patriarkal dhe akoma më keq, si vend ku femrat nuk shkollohen, jo vetëm nuk janë të vërteta, por janë GËNJESHTRA. Shpresoj t’u vijnë ment edhe në këtë drejtim dhe ti shërbejnë Shqipërisë, siç I takon, si vendi historik të bere copa cppa dhe me një media të paguar, vetëm e vetëm kur flet keq për Shqipërinë.
    Komunizmi ka patur të këqijat e veta por nuk la Njeri pa shkolluar, emancipoi femrën, hapi shkolla cep me cep etj etj.
    Nuk luftohet komunizmi me gënjeshtra!

  15. faro says:

    Me suksesin e Madh personal, nderuan veten dhe Shqipërinë.
    Mesazhet që na përcjellin, me cilësimet si vend patriarkal dhe akoma më keq, si vend ku femrat nuk shkollohen, jo vetëm nuk janë të vërteta, por janë GËNJESHTRA. Shpresoj t’u vijnë ment edhe në këtë drejtim dhe ti shërbejnë Shqipërisë, siç I takon, si vendi historik të bere copa cppa dhe me një media të paguar, vetëm e vetëm kur flet keq për Shqipërinë.
    Komunizmi ka patur të këqijat e veta por nuk la Njeri pa shkolluar, emancipoi femrën, hapi shkolla cep me cep etj etj.
    Nuk luftohet komunizmi me gënjeshtra!
    Përkundrazi!

  16. Pellazgos says:

    Per ke gjuhe te bukur flet ty zoti Osumi?
    Per gjuhen Shqipe qe ka 90% te fjaleve te saj Greko Latine?
    Mos kujton ty se fjalet qe ke shkruar ty jane Ilyre te Epirit?
    Shkrues ka lidhje me scrive
    Injorant eshte nga ignorance,greqisht agnos,i paditur.
    Tre,tri,tria etj eshte (este) greko-latine.
    paedukuar eshte education anglisht.
    hapet barkun eshte hape deren nga open the door.
    gjuhen ose camca gluhen tone te bukur ka lidhje me Glosa greqisht.
    bukur vjen nga buatiful.
    Sokrati ka thene qe,I Agnia tis Aginias (ignorance) eshte per njeriun kata-strofi,katastrof.
    Perkthyer shqip;
    Mosdija e mosdijes eshte katastrof per njeriun dhe si rrjedhim per shoqerine.
    Nje filosof,greqisht Filos tou Sofu (Sofia shqip Dija) eshte me afer Zotit se ka kuptuar qellimin e jetes se njeriut ne kete bote.
    Sokrati u ka thene ignoranteve te Athines qe;
    Une ndtyshoj nga ju se Une ha per te jetuar,kurse ju jetoni per te ngrene.
    Kjo eshte diferenca ndermjet Njeriut dhe “kafshes”.
    E vetmja Gjuhe e Evropes qe kane lidhje te tjerat eshte Grekja.
    P.sh.Ne Mithollogjine e famshme Greke thote Voras,Oqeanos Aether,Nix, etj nga keto vjen Veri,Oqean,Era,Nate etj.
    Meso greqisht Mathe dhe respekto (respect) te verteten dhe do behesh Njeri.

  17. lab i cmendur says:

    Po te ishte shqiperia shoqeri patriarkale nuk do kishte kaq shume kurva. Gocave gjithesesi ju lumte per fitoren dhe te mos e lene me kaq sic edhe eshte zakoni shqiptarit por te vazhdojne te mesojne te behen edhe me te zgjuara. Njerez te tille na duhen shume. Bravo gocave edhe njehere dhe te fokusohen ne mesime ti lene gjykimet politiko historike per me vone . Te rriten edhe pak. Nuk kane pare asgje akoma nga jeta.

    1. MGTOW says:

      Mireserdhe ne kohet moderne. Edukohen qe te vogla per te rrjepur burrat, me pretekstin e tuteles se “patriarkatit” (qe ka te pakten mbi 100 vjet qe nuk egziston). E tashmja eshte matriarkati, dhe e ardhmja eshte misandria.

  18. GAZETARJA says:

    Aman, BURETO, mbaji lotet se me mallengjeve…! Po kush te tha TY se une nuk krenohem me ate qe kane arritur keto vajza !
    Por pertej kesaj eshte shume e rendesishme qe ato te jene te sinqerta me vehten, familjen dhe shoqerine !
    Dhe Amerika kete e ka te paren ! Nuk ka nevoje per servilosje por pune dhe ndershmeri ! Por si qylaxhij qe jemi ne shqiptaret gjejme rrugen me te lehte dhe shkojme deri ne mohimin e vlerave te prejardhjes sone ! Qekur flisnin dhe kerkonin me sy miratimin e njera tjetres , dukej qe genjenin me vetedije !!
    E PERSERIS : ESHTE PER TE ARDHUR KEQ !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje