Dr. Tonin Aliaj prezanton rastin e rrallë në Spitalin Amerikan

19 Gusht 2019, 12:34Shëndeti TEMA

Kirurgu Ortoped i mirënjohur Tonin Alia, Shef i Departamentit Ortopedi – Traumatologji në Spitalin Amerikan 3, na prezanton me trajtimin e një rasti shumë të veçantë të një vajze 15 vjeçare.

Vajza ka lindur me një anomali të legenit (anomali koksofemorale) dhe që në moshë të vogël është trajtuar nga mjekë të ndryshëm me metoda të ndryshme. Trajtimet në moshë të hershme duhet të jenë shumë specifike dhe konçize sepse këto trajtime janë shumë të vështira. 

Në rastin specifik kishim të bënim me një anomali, e cila deri më tani ishte menduar se ishte trajtuar, por gjendja e vajzës vazhdonte të ishte në përkeqësim. Kishim të bënim me dy probleme, atë fizik dhe atë psikologjik të vajzës, duke marrë parasysh moshën e saj të re.

Kjo sfidë e radhës që Dr.Alia ka marrë përsipër do të lejojë të ruajë të gjithë anatominë e artikulacionit koksofemoral, duke përdorur një protezë bashkëkohore, të përshtatshëm për këtë moshë të re dhe që garanton një një cilësi të lartë.

Ndërhyrja është kryer me një teknikë të re dhe moderne DAA (Direct anterior approach) e cila ruan të gjithë anatominë dhe muskulaturën e këmbës dhe ka një çarje minimale.

Mbas ndërhyrjes pacientja rekuperoi gjatësinë e munguar të njërës këmbë, artikulacionin dhe gjithashtu tani nuk ka më dhimbje në ecje. Ajo fitoi autoniminë në ecje.

Ju ftojmë të ndiqni intervistën e plotë të Dr. Tonin Alia, ku ai flet për këtë rast të vështirë të trajtuar me sukses nga ekipi në Spitalin Amerikan 3, të drejtuar nga vetë ai.

Spitali Amerikan, përqafoje jetën!

Për t’u informuar rreth projekteve të Z. Klodian Allajbeu ju mund të regjistroheni në newsletter-in

personal duke vizituar http://bit.ly/KA-newsletter-7

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje