Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD

21 Gusht 2019, 20:42Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lulzim Basha ka ripublikuar sot debatin brenda Këshillit Bashkiak të socialistëve në Shkodër, ndërkohë që ishte në shtëpinë e tij në Holandë. E ka publikuar si një “skandal” për Partinë Socialiste dhe më pas ka nxjerrë dhe përfundime prej saj, duke përfolur njerëz me akuza pa asnjë bazë. Por kjo e dyta është në traditën e tij.

Ajo që duhet të jetë e sikletshme për Lulzim Bashën, është pikërisht ai proceverbal mbledhjeje. Për mua ishte gjëja më e mirë që kam lexuar vitet e fundit nga një parti politike. Dhe nuk e prisja që Partia Socialiste në Shkodër të kishte elementë të tillë kaq politikë, kaq kurajozë, kaq të vërtetë dhe kaq të vendosur, për të mbrojtur vlerat e tyre.

Nëse ka një ngjarje pozitive për Partinë Socialiste në Shkodër pas gjithë këtyre gjëmave që i kanë ndodhur, është ai procesverbal mbledhjeje. Aty kupton që partia aty është e vërtetë, është kurajoze dhe shumë politike.

Ai procesverbal e nderon Partinë Socialiste dhe Lulzim Basha është personi më i paduhur jo vetëm për ta publikuar atë, por dhe për ta lexuar.

Sikur Partia Demokratike në Tiranë, ose një seksion i saj, të kishte aq kurajo sa për të debatuar për gjëmat që i ka bërë Lulzim Basha, siç kanë diskutuar dhe debatuar ata anëtarët e Këshillit Bashkiak socialistë në Shkodër, PD sot do kishte shpëtuar.

Sikur Kryesia e PD në Tiranë më 2017, të kishte debatuar si Këshilli Bashkiak i Shkodrës më 2019, Lulzim Basha do ishte shkarkuar nga kryetar partie, pasi ka bërë një pazar me Edi Ramën, ka shkatërruar gjithë listën e PD dhe nuk ka marrë mendimin e askujt për listën e deputetëve.

Sikur kryesia e PD në Tiranë të kishte nivelin e Këshillit Bashkiak socialist të Shkodrës më 2019, kur Lulzim Basha vendosi të djegë mandatet pa asnjë shpjegim, atëhere Lulzim Basha nuk do ishte më kryetar i PD.

Por Kryesia e PD në Tiranë uli kokën dhe bëri çfarë u tha Basha, i cili po ashtu bënte çfarë i kërkonte Berisha.

Sikur Kryesia e PD së Tiranës, të sillej si Këshilli Bashkiak socialist i Shkodrës, kur Basha vendosi të mos hyjë në zgjedhje dhe t’i lërë demokratët rrugëve, atëhere do kuptohej se ata nuk do t’i bindeshin urdhërit nga lart dhe do hynin në zgjedhje, duke lënë Bashën rrugëve, në vend të PD.

Por Kryesia e PD në Tiranë, është vite dritë larg atij Këshillit Bashkiak socialist të Shkodrës. Ai është një procesverbal që bën krenar PS-në e Shkodrës dhe i jep peshë debatit politik brenda Partisë Socialiste.

Por mbi të gjitha, ai bën një diferencë të frikshme me kokuljen e PD para përdhunimit të Lulzim Bashës dhe daljen si delet nga Parlamenti dhe Bashkitë në rrugë, pas “dashit të këmborës” Sali Berisha.

Punë e tyre që janë “dele” dhe që shkojnë pas tij, por të paktën të mos u kujtojnë njerëzve që ka dhe parti normale që debatojnë dhe mbrojnë idetë e tyre.

Procesverbali i këshilltarëve bashkiakë socialistë të Shkodrës, është letër e parekomandueshme për t’u lexuar nga demokratët dhe sidomos nga Lulzim Basha.

Thjesht se u kujton ku e kanë katandisur veten dhe partinë e tyre.

20 komente në “Debati brenda socialistëve të Shkodrës, turpëron PD”

  1. Arianiti says:

    Gjithnje i kthjellet Mero. Te pergezoj.

    1. kaculi says:

      E bukur kjo mero dhe vertet pd po Te bente autokritike dhe debat se si eshte sjelle, do ishte ne pushtet rezik. Ama keta I kan degraduar Te gjitha vlerat. Por dhe ps qe perfaqesohet me hajdutin dhe kriminelin toma eshte kafshate qe nuk kaperdihet o mero. Apo vladrinin qe sic thot vet ps as fshati vet si ka votuar. Por edi nuk pjerdh me per bazen e ps por keta ne shkoder bravo u qoft dhe edi duhet Te shkonte ne shkoder mbas ketij procesverbali the Ti degjonte. Por jo hoqi ditmirin dhe na dergon kryehajdutin qe po vret shqiptaret me ilace TD.

  2. ??? says:

    Uah !
    Ja ke dhi !

  3. Taraboshi says:

    Nje bravo e madhe per ty z.Meronje shkrim shume kuprim plote.per te gjithe lexuesit e gazetesTema.Por nuk di nje gje qe anetaret e PD adine qe ta lexojne si duhet dhe jo si kryetari i tyre.Se kjo mos dije per te lexuar e ka quar kete gjendje katasrofike afer shperberjes se saj.

  4. Olimpia says:

    Mero,ke bere nje shkrim me te vertete profesional gazetaresk.Doja te shtoja dicka…Socialistet e Shkodres Jane me te vertete ndoshta me te vertetet ,me idealistet ,me kurajozet ne raport me te gjithe socialistet e Shqiperise .Kane afro ,30 vite qe mbrojne idete dhe programin e se majtes shqiptare nen dhunen dhe presionin neofashist te bandave te Berishes.Kane perballuar dhunen policore,dhunen e bandave,dhunen e zyrtareve vendore,dhunen e medias helmuese te gangstereve Fevziu,Zheji,Meco ,e co..Kane qene plotesisht te perjashtuar nga cdo institucion vendor,besoj qe edhe nje pastruese socialistse nuk mund ta gjesh.Prandaj PS e Shkodres eshte me te vertete ajka e socialisteve shqiptare.Sepse ne Shkoder lufta e klasave pas 91 ..it eshte kthyer ne te kunderten ,ajo vazhdon e eger dhe primitive kunder se majtes moderne ,Bile edhe ish familje te persekutuara por me bindje te majta akuzohen dhe sulmohen ne menyren me te ndyre.Prandaj Rama beri gabim te rende ne rastin e mosgjetjes se personit te duhur per kryetar Bashki .Sidoqofte socialistet shkodrane nuk duhet te dekurajohen.Ne se gjejne nje kanditature me te vertete perfaqsuese,te pakorruptueshme ,te afte dhe te guximsheme,jam I bindur se shumica e shkodraneve me se fundi do ta votojne ,sepse zgjedhje vendore jane me shume zgjedhje per te zgjidhur problemet e banoreve dhe individeve dhe Jo per ,,politiken,,qendrore.Shkodra meriton te dale nga obskurantizmi politik tribal ,Shkodra I ka dhene vendit personalitet te medha ,I ka dhene nje gjigand si Migjeni ,I ka dhene levizjet e para punetore te organizuara,shenje e nje emancipimi te shquar politik e shoqeror.

    1. Faslli Flluska says:

      Eshtë e vërtetë qe, ashtu siç ťhoni edhe ju, socialistët e Shkodrës për vite e vite të tëra kanë përballuar dhunën e PD në këtë qytet, dhunë e cila ushtrohej nga Tom Doshët kur ishin në shërbim të PD, dhe po ashtu, megjithëse luftojnë të zestë për nder e drejtësi, përsëri u ndeshën me dhunën e Tom Doshërve që ju imponuan për kryetar Bashkie Valdrin Pjetrin, por këtë radhë dhuna u erdhi nga brënda shtëpisë së tyre. Në këtë vënd nuk sundon ligji, zonjë Olimpia, sundojnë të fortët, të cilët sipas rastit, kur jua do puna vihen në shërbim të PD dhe më pas përsëri kur jua do puna vihen në shërbim të PS.
      Përsa kohë PD dhe PS do vazhdojnë të udhëhiqen nga banditë të tipit Berisha – Rama, që e marrin dhe mbajnë pushtetin duke përdorur të fortët si Tom Doshi e kompani, mos prit të ketë liri në këtë vënd, zonjë. Gjithçka thuhet për liri dhe demokraci, nder dhe drejtësi është thjesht shaka, e nderuara zonjë, janë fjalë që shërbejnë si jorgan për maskarallëqet që bëhen në kurriz të njeriut të thjesht, i cili rron me nder dhe e nxjerr bukën e fëmijëve me djersën e ballit.

    2. @ says:

      @Olimpia
      Me Tom Doshin dhe shoket e Valdrinit, Shkodra ka per te rilindur..

  5. Iliri nga Gjermania says:

    Respekt?????

  6. Ce says:

    Mero je 1 sh. Exelent.

  7. Asht ba Shkodra me tu dhimte says:

    Asht nji analize shume e thelle, por mbi te gjitha asht nji e vertete qe te gjithe lideret duhet te nxjerrin mesime e sidomos Lulzim Basha e Berisha qe vendos per Bashen ne darke cfar do baj ky neser.
    Asht shume e vertete qe ne Shkoder PD-ja nuk ka qene kurre nje force politike e lire, qe ka vendose vete per Shkodren. Gjithnji asht abuzue me ne shkodrant dhe kur vjen fundi sot Shkodra asht qyteti ma i lanun, ma i prapambetun, ma i piset, asht nji qytet ne nje gjullurdi te thelle dhe drejt nji degradimi total.
    Shkodra asht ba modeli i nji ndarje shume te thelle politike mes te djathteve e te majteve dhe detryrohem te pranoj qi per kete asht pergjegjese PD e Shkodres qi gjithnji asht drejtu nga njerez te rrezikshem, ekstremiste, hajdute dhe nuk gjen ne kete parti asnje familje zotnijsh te vjeter qytetar te ketij qyteti dikur shembull i qytetnimit.
    Si asht e mujtun me ja lane drejtimin e PD-se se Shkodres nji vagabondi e hajduti te pacipe si djali i Ali Spahise, e nje njeriu me njolla te shumta morale, i ardhun nuk dihet se prej kah, pra nje familje jo shkodrane, atij Ali Spahise qe me te drejte ja atribuojne me fakte vrasjen e Arben Brocit me shoke, sepse Arben Broci nje djale shkodran i ishte per ngritjen e njisistemi te vertete demokratik dhe kunder vellavrasjeve qe me pas i sollen rrenimin asaj qe dikur quhej “Shkoder Loce”.
    Kete vellavrasje ne Shkoder po e nxit fuqishem djali i kriminelit Ali Spahia bashke me njerezit ma te padenje dhe kriminele qe ka Shkodra dhe absurdi asht se ky vagabond nuk jeton ne Shkoder por ne Tirane ku ka shume biznese me emra personash te tjere,
    Ky proces verbal i mbledhjes se keshilltareve socialiste te Shkodres ne gusht 2019, asht nje shuplake shume e forte edhe per Edi Ramen, por sidomos per ate Ballen i cili duhet te merret me pune e jo me intriga.
    Kjo ashte nje shuplake shume e rande per Lulzim Bashen e zevendesin e tij Gazmend Bardhi, te cilet nuk kane asnje lloj kontakti me PD e Shkodres, vijne sa per me ba adetin ne kohe zgjedhjes, vijne me ba ndonje rremuje me ane te ketyre rrugaceve Flamur Noka e Spahija dhe vetem kaq.
    Prandaj duhet degjue zani i djemve e vajzave te Shkodres se ata kane shume per te thane dhe dine ma mire se kushdo se si mund te ringjallet Shkodra.

  8. Tradita says:

    Idioter: Nese Lulzim Basha do t’ju sillte shkodranve demokrate nje kandidature si Valdin Pjetrii ata nuk do ta lining Lulzim Bashen te shkele mMa nje Shkoder.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Lulken e ka mesuar Saliu qe partia eshte nje bunker !! Debat I civilizuar eshte DEMOKRACI !!

  10. Lul kamarieri milardieri says:

    Kamerieri qe u ba minister dhe Kryetar partie !!!

  11. xhevdet says:

    I nderuar, ne shkrimin tend ke harruar faktin qe pavaresisht se gjithe keshilli bashkiak ishte kunder kanditatures se Znj, Kadia, e votuan ne rresht dhe pa asnje verejtje. Ke harruar se nese kishin kaq shume pakenaqesi me kandaturen e Valdrinit, asnje nuk doli kunder dhe qendruan te gjithe rresht pa ngritur zerin para zgjedhjeve, dhe u kujtuan vetem pasi ai nuk arriti te finalizonte fitimin e nje gare pa kundershtar. Ke harruar se Znj. Mesi beri te njejten gje qe beri Z. Basha (dhe te deleguarit e tij), i tha anetareve te keshillit ose do te beni si thote ER dhe TB ose hapni krahun se sjeni me ne PS. Une mendoj se sjellje te tilla nuk bejne krenar askend dhe nuk kane asnje ndryshim me njeri tjetrin pavaresisht kendveshtrimit qartesisht te njeaneshem tuajin.

  12. betixho says:

    Të përshëndes,gazetari i shquar në shërbim të shoqërisë ,pluralizmit dhe demokracisë shqiptare.

  13. FLUTURA says:

    Analiza eshte matematike…Meroja ka qene nje gjeni ne kete lende.

  14. Sara says:

    Nje analize shume e sakte.Po Luli dhe baza e PD kane mbyllur syte e veshet.Jane çoroditur e nuk dine çte bejne te shkretet…Gjynah si u katandis keshtu nje parti e madhe si PD…

  15. Tami says:

    Analize e thjeshte dhe terheqse ta lexosh!
    Faleminderit per sherbimin qe i ben shoqerise!

  16. Viktor Kuci says:

    Te lumte Mero.
    Do desheroja ta lexonte dhe asambleja e PS – s kete proces verbal.
    Pershendetje.

  17. 5 HERONJT says:

    Mero, deri diku jam dakord me analizen tende por niveli i perfaqesimit te drejtueses Senida MESI, linte shume per te deshiruar…
    Zonja ne fjale ka qene zv/kryeministre, kupton nivelin qe na ka qeverisur madje ne majat me te larta te pushtetit…
    anetaret treguan integritet dhe mbajten qendrim per tu vleresuar, por vetem ne debat dhe jo ne veprim…
    ato si “dele” votuan ate qe donte Senida MESI dhe ne ‘hije “, TOM DOSHI…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje