I zhvati 35 milionë paund motrës, arrestohet "vëllai" i tenistes

21 Gusht 2019, 18:49Lifestyle TEMA

Ishte prezantuar si vëllai i ish-numrit 5 të tenisit botëror për kategorinë femra, por ky mashtrim pritet t’i kushtojë shtrenjtë, Solomon Shlomo Azari.

24 vjeçari ka përfunduar në prangat e policisë nën akuzat e posedimit të drogërave, skemë të organizuar të mashtrimit, fshehje identiteti dhe vjedhje.

Azari u arrestua në Hotel South Beach në Miami, pasi zhvati me 35 mijë paund yllin e tenisit të femrave, Eugenie Bouchard.

Djaloshi ishte prezantuar te pronarët e hotelit si vëllai i Bouchard dhe se kishte leje për të shfrytëzuar çdo ambient të vendqëndrimit me pagesat që do bëheshin nga bukuroshja amerikane.

Por kur Bouchard u pyet rreth aktivitetit të 24 vjeçarit, kjo e fundit hodhi poshtë pretendimet e tij, madje pohoi se nuk e kishte parë kurrë në jetë.

Hetimet vazhduan më 30 korrik, kur Bouchard kundërshtoi të paguante një faturë prej 24 mijë paund.

Aktualisht, 25 vjeçarja po përgatitet për US Open dhe gjatë kohës që nuk është në aktivitet banon në hotelin në Miami.

4 komente në “I zhvati 35 milionë paund motrës, arrestohet “vëllai” i tenistes”

  1. Isuf kapertoni says:

    Ju te rilindjes i keni bere milionat llaf goje , keshtu eshte kur milionat e buxhetit i fusni tek xhepi mbretit…

  2. Fatos says:

    milione apo mije? Koqe koqe

  3. Dashamiresi says:

    Ky eshte ekuacin i vertete !!!!???? Milion, mije, 35 dhe24. Kater te panjohura per t’u gjetur, duke patur nje te dhene te vetme, informacionin brilliant te nje zhgaravitesi injorant.
    Z.Mero, ndjehem I keqardhur, pasi jam nje ndjekes I perditshem I gazetes tuaj e nuk do me vinte mire te mendoja se redaktori juaj Ben vetem Hume ne pune.

  4. Ana Mesi says:

    Le te tjerat, por tenistja nuk eshte amerikane. Eshte kanadeze.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje