Rrëfimi i Justina Aliajt: Si më dënuan 18 vjeç në Festivalin e 11, kur lexova dosjen time u llahtarisa

21 Gusht 2019, 17:45Politika TEMA

Nga Raimonda Shundi

Është e pamundur të ecësh qetë rrugëve të qytetit me të. Është e pamundur të mos shfaqet dikush nga asgjëja dhe të nisë bisedat sikur janë lënë pezull kohë më parë. Është e pamundur që të konsumosh orët e lira pa u ndërprerë nga adhurues e njohës, të cilët hapin arkivat personale të qena apo fantazuara, në varësi të emrit që përballet.

Ndeshesh me një mori fytyrash të ekzaltuara që po e shohin, prekin, bisedojnë me idhullin e tyre. Justina, gjithmonë e buzëqeshur. Edhe kur u përball zgërdhirë me emrin që i ndryshoi jetën pas denoncimit për të, ajo i dhuroi po të njëjtën buzëqeshje e qetësi, duke e parë drejt e në sy, çuditshëm. Ata kanë “respekt e dashuri” për këtë grua, pavarësisht ç’kanë thënë e bërë për të. E gjithë kjo trysni syqeshurish, në raste fare të rralla kalon jo mirë.

Kujton një rast kur dikush, pasi e përqafoi konfidueshëm, i kërkonte llogari që ta gjente se ku e kishte parë atë. Pas shumë e shumë përpëlitjesh e vendesh të mundshme që hipotezoi Justi, gruaja i përgjigjet triumfueshëm: “Në kopsht. Kemi qenë bashkë kur ishim 4 vjeç”. E buzëqeshur deri në çudi pas insistimit të kaq e aq adhuruesve që duan vëmendje, shtrëngim duarsh, ky absurd degradon deri në fenomenin “Eja e zbavitemi në tavolinën e saj”. Në këtë fenomen, tavolina me shumë persona fton me telefon edhe të tjerë familjarë apo miq për të zmadhuar kuicin se cilin person kanë përpara tyre, pavarësisht se këtij personi që ata adhurojnë, ia ngecën kafshatën në fyt. Duke u mbyllur me trofeun final të kohëve tona konsumiste, FOTON ME TË, e cila tashmë është kthyer në një bizhu e sfidë sfilitëse. Pas kësaj që shoh, nuk dua të jem e njohur.

Qëndroi në Tiranë për pak kohë, pasi jeton prej vitesh në Bruksel. Çdo ditë ishte pjesë e aktiviteteve për mbrojtjen e Teatrit. Ndenjëm deri në të gdhirë e vazhdimisht pyeste pse situata e shëmtuar me teatrin është e tillë? Skrupuloze në punë. Është ende nga të rrallat, që sheh diçka nga metodologjia e shkuar. Me gjithë temperaturat e larta, është përfshirë në eventin e rëndësishëm të monodramës “Mbretëresha”. 24 orë në teatër. Mbretëresha ishte shfaqja, e cila u dha ditën e dytë të hapjes së siparit të skenës, ku ajo realisht qëndisi një shfaqje, me gjithë mungesën e personelit, grimit, muzikës, fonisë, rekuizitës, punëtorëve të skenës. Po rishihte një teatër që po vihej në punë nga të apasionuarit e mosshembjes së asaj godine. Ishin me mundësi të limituara për të sjellë një vepër komplete, por me pasion dhe dashuri të madhe. Ata sollën një mbretëri, ndërsa godina priti një mbretëreshë.

DËNIMI

“Isha 18 vjet kur u dënova në Festivalin e 11-të”, pohon Justina. Teatri ‘Migjeni’ më mundësoi mbijetesën me aktrimin dhe këngën popullore. Nuk e dija se pas shpine isha e survejuar. Më thanë: ‘Mos fol më, se ti e ke të shkruar me shku në Dukagjin’. Më shpëtoi nga katastrofa e shpërnguljes dhe largimit nga arti im, kryetari i Komitetit Ekzekutiv, Bilal Paruca”.

“Çifti i lumtur” ishte filmi që e realizoi kur ishte 25 vjeç. Piro Milkani e donte portretin e aktores dhe mundi ta marrë, pavarësisht faktit që ishte e dënuar.

“Nga ai film më kujtohet druri i madh që kam ngrënë nga partneri im. Kam bërë vetëm një dubël. Por nuk do harroj të rrahurën që më ka bërë Bistoli. Aq shumë më rrahu Bistol Soja, saqë iu lodh krahu. Në këtë film njoha edhe tim shoq, Pjerinin, mjeshtër dekori”, tregon ajo. “Kur kryetari i Komitetit Ekzekutiv më hapi dosjen time të shihja ç’qe shkruar për mua, jam llahtarisur. Por ai më qetësoi. ‘Unë tani do të ta fshij dhe do të shkruaj tjetër gjë, atë që duhet’, më thotë ai. Kjo më shpëtoi. Pas kësaj më porositi që kurrë të mos guxoja t’i kthehesha muzikës së lehtë. E tmerruar, unë i thashë: ‘Shoku Bilal. Mua kanë me mgjujt me mollatarta’. ‘Jo,- më tha ai. Do të mësosh këngën popullore me Bik Ndojën. E kështu do vijosh e qetë rrugën tënde të këngës’. Dhimbja që kalova me Festivalin e 11-të më bëri të fitoja përvetësimin e një zhanri të ri, atë të muzikës popullore. Më pas nisën të më tërhiqnin veshin se pse gjestikuloja me të dyja duart. Në momentin e tekstit ‘ment e kresë’, instinktivisht ngrija duart për të treguar kokën. Aty ndërhynte klarinetisti i orkestrës, që ishte edhe sekretari i partisë: ‘Domethënë, ti thua që ka mbaru qeveria?’ – Po çfarë të bëj?- i thashë. ‘Me një dorë’,- më korrigjon ai.

Suksesin e kisha të padiskutueshëm. Kthehesha mbi 3-4 herë në skenë nga duartrokitjet. Isha e gjithëpushtetshme. Drama ‘Nora e Kelmendit’, ku unë luaja dy personazhe (fillimisht maskuar si djalë e më pas vajzë) u mbyll si shfaqje, duke u shitur biletat me autorizim. Kjo, sepse isha rreth 15 ditë para ditës sime të martesës dhe më duhej të largohesha në Tiranë, aty ku edhe banonte im shoq. Kjo shfaqje mundi të luhej rreth 20 herë”. “Në anët tona gruaja shkon te burri, jo e kundërta”, ishte përgjigjja e Pjerinit kur i propozuan të jetonim në Shkodër.

Ardhja në Tiranë i solli edhe vështirësitë e para në gjetjen e vetes si artiste, pasi askund nuk mundi të përfshihej. Kështu nisi punë në ndërmarrjen e “Mjeteve mësimore”, duke u angazhuar fillimisht në sektorin e përgatitjes së hartave. Norma ishte e pamundur për të, por falë shoqeve e kalonte. Në atë ndërmarrje ndenji plot 8 vjet. Sektori i dytë që Justi kaloi ishte ai i montimit të filmave, po për përdorimin në shkolla të ndryshme, si element ilustrativ në mur.

“Një ditë, kur ndeza cigaren në laborator, më ka shpëtu vetëm Zoti që nuk morëm flakë. Mirë që e pikasën menjëherë gratë e punës dhe shpëtoi në kohë. Për pak sa nuk i vura flakën ndërmarrjes. O Zot, çfarë stresi përjetova”, thotë ajo. Nuk kaloi shumë dhe realisht në atë laborator ra zjarri. Fati deshi që Justina të mos ishte në ndërmarrje, pasi kishte 2 ditë pushimi. Miq të shumtë i thoshin nën zë se hetuesit pyesnin se ku ishte ajo në momentin e zjarrit. “Për këtë incident, 4 laborante që s’kishin pikë faji u futën në burg. Dolën pas dy muajsh, por zija ra në punë veç”, pohon Justina. Cigarja ishte vesi më i dashur pas gjithë asaj katrahure që jeta i kishte ofruar. Pinte cigaren “DS” (Durësi), që kushtonte 25 lekë një paketë. Cigaret “Partizani” ishin 18 lekë, ndërsa “Partizani” që përgatitej vetëm për udhëheqjen, mundeshe të merrje vetëm te Hotel “Dajti”.

VERA E FSHEHUR

Rreth viteve 1975, një grup fëmijësh në Shkodër, duke luajtur me top shembën një pjesë muri, diku te zona e kullës së Gjon Markagjonit. Duke gërmuar më tej për kuriozitet, gjetën të fshehur një kamion me verë gjak të kuqe. Kamioni kishte aty rreth 60 vjet. “Atë verë e mori udhëheqja natyrisht, por edhe ne mundëm ta provonim falë miqësive që kishin aktorët. Na e sollën në teatër dhe provuam nga një gjysmë gote. Ishte super verë. Edhe pasi e kishe përfunduar, e kuqja nuk ikte nga gota”, tregon ajo.

NGA KUJTIMET ME TANO BANUSHIN DHE KOLEGË

Pavarësisht viteve të vështira, Justina ka marrë për shokët e miqtë, për batutat e tyre, manitë e vogla që sot i kujton duke qeshur.

“Tano Banushi ishte i fiksuar pas rregullit dhe arkivimit të objekteve të tij të punës. Kur hyje në kabinën e ngushtë të Tanos në teatër, përballeshe me murin plot me sendet dhe objekte ndihmëse të roleve pafund. Rregulli dhe fiksimi për pamjen e kuruar ishte aq evident, saqë e shoqja rrëfen se pasi dilte jashtë shtëpisë, e pyeste nga poshtë nëse i dukej drejt vija e pantallonave. Në këtë kabinë personale gjeje gjithçka që kishte dalë nga krijimtaria e tij, që në nisjet e para si aktor dhe deri te një kartolinë e Rita Markos (kryetar i bashkimeve profesionale për të gjithë Shqipërinë), me urimin për Vitin e Ri. Kartolina mbahej fshehur pas një objekti, për të mos qenë pre e vëzhgimit të shpejtë nga të tjerët. Shkopat e pafund dhe mustaqet ishin impresionuese me format dhe alternativat e larmishme. Nëse kishe fatin të ishe në turne me Tanon, nuk ishte nevoja e kërkimit të perit dhe gjilpërës, pasi ai kishte gjithçka. Shamitë e Banushit ishin si të një princi. Pas vdekjes së tij, ajo kabinë u shpërbë. Sa keq. Sa herë që përballesha me Tano Banushi, vetëm qeshja nga ekspresiviteti i tij i mahnitshëm. Ndërronte 10 fytyra në sekondë. Vdiq 62 vjeç nga një sëmundje e rëndë, por ishte humbje e madhe për Teatrin e Shkodrës dhe atë shqiptar. Bep Shiroka ka qenë kokrra e zotërisë, po ashtu edhe Lec Bushati. Ndrek Preka si pasion kishte gjuetinë e lepujve. Këmbët e lepujve që ai kapte, ne i përdornim për të shpërndarë pudrën e fytyrës.

Paulin Lacaj ishte një tjetër superpersonazh. Ai shkruante çdo gjë që ndodhte në atë teatër. I detyrohen shumë për këtë shërbim të çmuar brezat që pasuan, pasi arkiva e këtij teatri, ka çfarë rrëfen vetëm falë punës së tij sistematike. Nuk ishte i shkolluar për aktrimin, por një zotëri me kostum dhe elegant. Kur unë e pyesja se sa shfaqje kisha realizuar gjatë vitit, nuk mund ta harroj bllokun e tij ku kishte hedhur gjithçka, deri dialogët me njëri-tjetrin, si dhe të gjitha datat dhe zhvillimet artistike në teatër. Aty shihej se si ishte angazhuar çdo aktor apo personel i atij teatri”.

Me Teatrin “Migjeni”, Justina mundi të luajë vetëm në 3 vepra. “Shpartallimi”, “Djem të mbarë” dhe “Nora e Kelmendit”. Ndërsa shfaqjen e Bernarda Albës, e cila është edhe e regjistruar, e ka bërë si mbrojtje diplome. “Dalja jashtë nga angazhimet artistike kur u dënova nuk bëri që të shteroj, por më zhvilloi akumulimin, një vlerë e shtuar dhe shumë e çmuar në këtë profesion”.

TURNETË

Turnetë në zonat e thella të qytetit, përpos punës ishin një zbavitje kolektive. Shpesh ndodhte që mes kolegësh për t’u argëtuar, nuk lejonin sho-shoqin të thoshte as edhe një batutë nga teksti i tij. Kështu ndodhi edhe me Justin në një nga këto lëvizje, ku tekstin e saj e rrëmbente partneri. Në fund, një malësor i çuditur pas shfaqjes tha: “Kurgja s’ka thanë kjo”. Në vitet që po i referohemi, teatri funksiononte si teatër repertori, ku shfaqjet jepeshin shpesh dhe gjatë. “Fisheku në Pajë” është dhënë plot 250 herë. Shfaqet e turneve ndodhte që organizoheshin edhe me dritat e ndezura të makinave të grupit të punës. Kjo, kur mungonin vendet e interpretimit. Gjithsej, sipas bllokut që mbante i mrekullueshmi Paulin Lacaj, Justina kishte realizuar rreth 600 shfaqe, përfshirë edhe aktivizimet me estradën. Ishin të organizuar saktë me kohën që kishin në dispozicion për të përballuar dy aktivitete. Pasi dinin orën e kthimit nga turneu i radhës, Justinës i kishin lënë fashën e fundit të orarit. Tamam koha për të përfunduar një natë hareje me art. Kënga popullore interpretuar prej saj, tashmë ishte kthyer si qershiza mbi tortë, ku duartrokitjet dhe ovacionet e karikonin bukur për një ditë të re. (Panorama)

22 komente në “Rrëfimi i Justina Aliajt: Si më dënuan 18 vjeç në Festivalin e 11, kur lexova dosjen time u llahtarisa”

  1. Jozi says:

    Po denimi ku ishte?
    Tallni bythen ju? Po te me kishin denuar edhe mua keshtu, do ta falenderoja ate regjim.
    Justina paska bo pall ariu. Ka lujt role ne filma, ka kendu kange popullore, ka lujt aktore ne teater. Me kto gjana e denuan.
    Justina u denu ne demokraci, jo ne komunizem. Ne demokraci nuk ja vari kush ma…

  2. vickëla says:

    Po Bilal Parruca apo ai kryetari komitetit qe i fshiu dosjen nga ishin shqiptare komuniste apo serbia?

    1. I.Hoti says:

      Bilal Parruca ,shkodran, ish partizan ish komunist ish kryetar i kom ekz te rrethit per nje periudhe te gjate.. nje njeri i nderuar qe e di cdo qytetar i Shkodres dhe rrethit !

  3. Bambi says:

    Sipas ca llogarive te thjeshta, Justina duhet te kete lindur ne 1954. Pra, ne 1990 Justina ka qene 36 vjecare, kulmi i pjekurise artistike dhe talentit.
    Sipas historive te mesiperme, ne diktature ke qene ne shenjester gjithmone, Shyqyr qe shpetoi me ca denime te vogla.
    Natyrshem, nje artiste e ketij kalibri, e kufizuar nga diktatura pritet te kete shperthyer me rrezimin e diktatures…
    Mbani mend ndonje aktivitet te Justines pas rrezimit te diktatures, apo jo ? Ndonje film, teater, kenge ?

  4. sss says:

    Kjo eshte persekutuar sepse me “talentin” qe kishte do te perfundonte ne Holliwood; dmth. cfare ke vuajtur ti, qe me sa me tregonte nje kojshia jot, ne Shkoder, te mbante mend qe te vogel kur luaje me brecka te grisura , per shkak te varferise.

    1. Tani says:

      Legen, te te vije ndoht qe shkruan si ordiner! Te jesh i varfer nuk eshte turp! Neqofte se nuk ke gje per te thene, mbylle ate hale, se qelbesh ere!

  5. zana says:

    aman o Justina , mjaft u viktimizove, na leere te te mbajme mend ashtu sic ishe ,goce e lehte po e mire

  6. Kasem gahinji. says:

    Viti 1971.festival,por ji I tvsh, ne holl, ne divan ulur diregjenti I shquar Ferdinand Deda. Shtrire me koken ne prehrin e tij, me fytyre nga koqet e tij Justine aliaj. Po’ kjo cka? Pyeta nje shokun tim. I dhemb koka, my pergjegj. Sahere idhimbte koka dhe hiqte dhimbjet te prehri I ferdit. Pune kurvash.

  7. MH says:

    Nivel i dobet pershkrimit.
    E lexova me ndjenjen qe kemi te bajme me nji artiste qe rradhe i vjen skenes.E nderuera Justina e pergaditun ne te gjithe mundesit e artit.Jo vetem si aktore por dhe kangetare e mrekullushme.

  8. shqiptari i ilirise says:

    Po çkëngëtare e çaktore ka qënë kjo mor aman!
    Një manjeriste,që pozonte.Një këngëtare me një zë të egër metalik që të acaronte ta dëgjonje dhe një gjoja aktorë që merte poza dhe shiste mend,”shikomni mua se çjam”.Një teatrale e fryrë pa pikën e natyrshmërisë dhe realizmit.
    Këndoi një këngë në Fest 11,më ca manovra të shtruara si gjoja moderniste dhe mori një lloj emri për shkak të ndalimit të asaj kënga.Kaq.Një artiste fallco,që jetë i dha më shumë se meritonte.

  9. Une,Lubonja says:

    Justna ishte nje goce pa tru,adoloshente dhe e pa edukuar!

  10. zoga e vodices says:

    Zonja RAJMONDA nuk e kuptoj perse shkruani genjeshtra zonja Aliaj ne fetivalin e11-te nuk ishte 18-te vjece si e pershkruani ju por ishte 21 vjece nuk e kuptoj perse e 18 -te cfare fitoni ju nga kjo genjeshter se Justina eshte e datlindjes 21 prill 1951 kur ti genjen per moshen esaj perse te besojme per te tjerat pra me te vertet jeni llum kazani pra nuk pasqyroni te verteten jeni per te ardhur keq me keto shtremerime qe beni.

  11. Love Laberi says:

    Partia ta heq ngjollen kit do..kjo i ka ndodhur edhe Justines…nuk shoh ndonje denim ketu pwrvecse “heqje ngjollen”

  12. ShkoDrani says:

    Vena asht gjete ne bodrumin e jezuiteve dhe ka kene e bardhe dhe e kuqe. Vena ka qene kryesisht e viteve 1940-1943. Mbasditen e pare na femijt e lagjea kena mujt me marr e me çu ne shpi ndoj shishe. Per nja dy dite jane shite do shishe te dyqani i venes i Bixhes, por mandej, ashtu si thot Justina, e gjithe vena asht mbledh e dergu te blloku ne ne Tirane.

  13. Eri says:

    Nga kjo qe lexova une kuptova qe Justina ka nostalgji per ate kohe.Kush pati fatin te ishte ne mesin a atyre artistave te paarritshem dhe ate ambjent te mrekullueshem duke krahasuar me katrahuren e tashme si nga ana njerezore dhe “artistike”normalisht qe e kujton me nostalgji.Po ata artista te medhenj dhe ambjent miqesor dhe krijues i realizoi vetem sistemi socialist qe larot e zagaret sot hedhin balte.Ishte sistemi qe krijoi njerezit dhe artistet e paarritshem.

  14. Tepelena says:

    Justinen e kam njohur ne 1972-73 jemi takuar rastesisht ne nje poliklinike ne rrugen e elbasanit. Mbasi kam folur me ate sepse natyrisht si kengetare e kisha pare ne televizor si te panjohur, ate dite qe e njoha ishte per mua nje moment qe nuk mund ta harroj. Ajo ishte e sjellshme e ndjeshme e njerezishme dhe nga menyra e te folurit qe zoteronte kishte ne ate bukurine e nje femre te rralle qe femrave ne shumice kjo edukate ju mungon .

  15. degjoni says:

    Une Justinen kur kendoi ate kenge “ne autobuz ne udhetojme” s’e mbaj mend titullin, me eshte dukur vajze e bukur dhe elegante, ne kete foton larte me duket si Shkurte Pal Vata ne aksion. Nuk e di ne eshte foto e saj.

  16. Jusstina nji nder kegetaret me te mrekullushme te kohes .
    Kur dilte kjo ne sken ,(me kujtohet i vogl ) babai im cmendej .
    Ka qen vertet e mrekullushme eedhe si Figur Feminile.
    ————-
    Nuk arrij t kuptoj perse komentuesit e Spitalit Psiqiatrik
    qe mban emrin Mero Gelbaza Toxike e medias,
    ofendojne nji Femer kengetare si Justina .

    shkoni mer beni Vakinen kunder terbimit gjeni qetsin tuj

  17. maxi says:

    vetem kaq keni per te treguar per Justina Aline ……po per festat ne grup …..po pse e paska rrah i nderuari burri i saj ….po ne tirane si e kane njohur ne rrethet e ngushta si shkodranija e embel …..plus ferdinand Deda…..

  18. Komunist says:

    Përveç Enverit, të gjithë ishin kërma atje.

  19. Boby says:

    Kur fshatarët komentojnë për artin nga maja e gomarit…..

  20. Batua says:

    Po nga na doli kjo Justina mor aman, unë s’e njoh, tani unë në fshat jam lindur dhe rritur, por edhe ne kishim televizor, do ta kisha parë një herë, e ndiqja të gjithë programin e Rtvsh nga 18-22 oo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje