Studimi: Ndotja rrit depresionin dhe problemet mendore

21 Gusht 2019, 15:39Shëndeti TEMA

Ndotja atmosferike mund të ndikojë në shëndetin tonë mendor, duke nxitur probleme si depresioni dhe çrregullimet bipolare. Prova të reja në lidhje me këtë sjell një studim i publikuar në “Plos Biology”, i cili ka analizuar të dhënat e 151 milionë personave në Shtetet e Bashkuara dhe 1.4 milion të tjerëve në Danimarkë.

Në kuadër të studimit, i cili u koordinua nga Andrej Rzhecki, gjenetist në Universitetin e Çikagos, ekspozimi u regjistrua në nivel qarkut dhe për të u morën parasysh edhe faktorë të tjerë si të ardhurat, etnia dhe dendësia e popullsisë së zonës.

Nga kombinimi i të dhënave atmosferike me kërkesat për sigurim shëndetësor, u zbulua se, parashikuesi më i fortë i diagnozës së çrregullimit bipolar – pas përkatësisë etnike – ishte cilësia e ajrit.

Rezultatet treguan gjithashtu se ekziston një lidhje e fortë, megjithëse akoma nuk është e mundur të provohet një lidhje direkte shkak-pasojë midis ndotjes dhe niveleve më të larta të skizofrenisë, çrregullimeve të personalitetit dhe depresionit.

Por si mund të ndikojë ndotja në trurin tonë? Një faktor i dukshëm është zhurma në trafik, që dihet se rrit stresin dhe përkeqëson cilësinë e gjumit. Për më tepër, disa mikro ndotës, siç është PM 2.5, mund të ndikojnë potencialisht në tru.

Një mundësi tjetër është që rritja e inflamacionit në trup, e shkaktuar nga ndotja, aktivizon reagimin e stresit të trurit. Një hipotezë e tretë është se smogu shkakton ndryshime epigjenetike, të cilat ndikojnë në aktivitetin e ADN-së, duke ndryshuar ekuilibrin e kimikateve të trurit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje