Ta shohësh PD “me sytë e zemrës”

21 Gusht 2019, 18:35Politika TEMA
Ta shohësh PD “me sytë e zemrës”

 

Nga Arben Meçe

Ne Shkoder u krye konstituimi  i Keshillit Bashkiak. Ne ambient ngjarja pritej me tension. Kostituimi ne bastionin e Opozites, cilesuar mediatikishte si ”Stalingradi i PD”.

I natyrshem ishte dhe reagimi nga PD. Guxoni dhe do te shihni si “do thyeni koken”

Konstituimi u KRY, dhe asgje s’ndodhi.

7 Gusht konstituimi u KRY dhe ne Kamez . Dhe ne kete “Bastion” priteshin ngjarje, por  dhe ketu, asgje s’ndodhi.

Nuk do ti kthehesha ketyre ngjarjeve, nese keto dite nuk do te ndeshesha me artikuj kunder Xhozefines, apo “lakejve “ te Rames .

Te gjitha pa perjashtim artikulojne nje direktive tashme te qarte. “ Basha si lideri i PD (Opozites aktuale) eshte vene ne qender te sulmeve, me qellim dobesimin e PD dhe Opozites, prandaj mbrojtja e Bashes perben sot PRIORITET.

Para disa ditesh botova nje artikull me titull “A ja vlen te shpetohet BASHA ? ”.

Sot pas kaq ditesh po shoh se Basha (apo emertoret e Bashes) po shqetesohen nga artikulimi i shpeshte ne cdo ambient, ne dhe jashte PD, te domosdoshmerise se rishikimit te orientimit politik , ringritjes se PD, per rrjedhoje dhe te ardhmes se Bashes ne krye te PD.

Sinqerisht artikulli im, por dhe qendrimet e njepasnjeshme per riorientim sa organizativ aq dhe politik te PD nuk kane dhe asnjehere nuk kane patur qellim Bashen apo kedo tjeter.

Sot ne Shqiperi ka disa te verteta.

Po, eshte e vertete qe PPP jane operacione financiare teper te dyshimta. Po ato ne skemat jo transparente te aplikimit natyrshem sjellin ne opinion dyshime te arsyeshme se  Mafia ,Oligarkia, Politika vec e vec apo dhe ne bashkepunim po zbardhin leke, se ky ”Borxh i fshehur” do te rendoje mbi xhepat e shqipetareve.

Po eshte e vertete se varferia sot po del me ne drite fale dhe medias.

Po, eshte e vertete se administrata shteterore me apo pa dashje ka shkaktuar nje humbje miliarda Euro ne Buxhet te shtetit.

Po, eshte e vertete se mijra shqiptare po largohen drejte perendimit.

Po, eshte e vertete se legjislacioni dhe praktika Shteterore ne Shqiperi kane nje sens ne rritje prepotence ,arrogance dhe revanshi.

Po eshte e vertete se sot pushteti politik Socialist eshte rritur ne permasa te pa imagjinueshme, dhe ne kendveshtrim te nje vendi normal demokratik ky anormalitet mund te cilesohet pa frike “Autokraci” , pa ndroje dhe  “Diktature Institucionale”.

Po eshte e vertete se pakenaqesia ndaj qeverisjes socialiste ka nje ngritje lineare.

E sa te VERTETA mund te radhis. Jane te verteta qe te gjithe pa perjashtim i njohim dhe artikuliojme sipas menyres sone .

Por eshte po kaq e vertete se Ato, te denoncuara nga “lidershipi aktual” i PD, te denoncuara ne menyra Declarative, te deklaruara ne menyre Hiperbolike, paten  nje rezultat :

As militantet e PD  nuk preferuar te mbeshtesnin “rezistencen” e Xhellal MZIUT ne Kamez. Nje minorance qytetare mbeshteti “ultimatumin” e lidershipit PD-ist ne Shkoder.

Dhe kujdes, po artikuloj dy “Bastionet” me te rendesishme te PD-se.

Zhgenjim i madh !

Pyes veten. A nuk shohin kete te vertetete anetaret e PD? Nuk duan ta pranojne?

Por fakti eshte fakt. Kam bindjen se gjithsesi, ne heshje apo ndervedi ju kuptoni,dhe po diskutoni: Dicka nuk shkon !

Te jete se situata ekonomike nuk kerkon Alternative te Re ? Jo!

Te jete se Rama eshte ne rekordet positive te qeverisjes ? Jo!

Te jete se qytetaret nuk kerkojne Alternative te Re per qeverisje te vendit ? Jo!

Qytetaret, eshte ne natyre njerezore, jane ne kerkese te “me te mires”.

Jo “te ndryshimit me cdo kusht” por “te me te mires”

Kancelaria PD-iste po perpiqet te artikulojne “domosdoshmerine e ndryshimit pa kushte” duke shmangur debatin e “me te mirit”

Nderkaq, kancelaria PD-iste po perpiqet gjithashtu te  justifikoje nivelin minimalist te aksionit politik te PD me artikulime “dhune diktatoriale, revansh politik, frike  etj “

Me gjithe intesitetin teper te larte te aksioni politik te pas shkurtit 2019, ne skakieren politike shqiptare ka nje te vertete tashme “te vertetuar”. Lidershipi PD nuk arriti te binde se “eshte me i miri”, per me keq, per kete Lidership mungon BESUESHMERIA .

Kush, mendon ti anetar i PD-se , mund ti besoje fatin e tij dhe te femijeve:  Bardhit, Salianit, Balliut, Ndokes, Gjates…….. Bashes (Lidershipi aktual i PD-se) !!

Qeverisja eshte pergjegjesi teper e madhe, dhe populli ne keto 30 vjet demokraci  ka demonstruar ndjenjen e pjekurise dhe ndergjegjesise qytetare ne perzgjedhjen e Saj

Dikush (nuk kam pse te fshihem pas gishtit, Berisha) emeroi Bashen ne krye te PD, si personin me personalitet dhe integritet te dyfishte qe mund ti siguronte pushtetin e kontrollit te PD-se post Berishiane. Basha terhoqi prane tij  Salianin, Bardhin, Balliun  etj si shprehje binjake e formatit te tij intelektual e psikologjik, dhe keshtu ne piramide, gjithe PD humbi “personalitetin”.

Te gjithe keta “Emertesa”, se bashku, me mision te personalizuar: mbajtjen e dominimit Klanor Berishian mbi PD, e kthyen ate ne nje mase amorfe, butake, pa integritet dhe personalitet. Basha si imitacion i shemtuar i Berishes, Basha si “ekzekutues” minoren i aksioneve potente te projektuara nga Berisha, Lidershipi PD-ist ne keto vite  nuk frymezoi, nuk motivoi, nuk bindi .

Madheshtia dhe misioni i merituar i PD u identifikua me personalitetin qesharak te Salianit, Bardhit, Balliut. E tmershme !!

E ne kete “mision”, guxojne te godasin dhe Topallin.

Pa e fshehur, nuk kam pasur ndonje ndjenje adhurimi per Topallin, gjithsesi me Te, jo vetem PD, por dhe Kuvendi kishte nje Identitet: Ate te nje “Burneshe”. Dhe pse ekstremiste dhe shpesh jashte konteksit te nje zonje shkodrane (per kete arsye , referuar bindjes dhe formimit tim nuk e kam admiruar), ajo ishte nje perfaqesuese politike e denje, ekstremiste konservatore por besnike prestigjioze dhe konseguente.

Si mund te menaxhohej revolta ne Shkoder nga Bardhi, qe me “la-minorin” karakteristik do te ishte optimal si kujdestar ne ndonje Sallon Bukurie.??!! Aq me teper kur revolta pretendohej te ishte “perplasje”.

E ne kete amorfimitet, pa forme, brendi, integritet, ideal , qe mban emerin PD, nuk ka si te mos analizohet individualisht  Basha.

Ne keto vite ne krye te PD Basha, nuk bindi e nuk mundi te ofrohej si luftetar i besueshem i luftes per demokraci, luftes kunder droges, krimit te organizuar, koncesioneve.

Basha duhet te shfajesonte ligjerisht dhe publikisht pergjegjesine e tij si Minister i Brendshem ne vrasjen e 4 qytetareve ne Bulevard, ne nje proteste qytetare (politike ose jo)

Basha duhet te sqaronte kush i menaxhonte 900 Ton Hashash qe prodhoheshin ne vit ne Lazarat, nderkohe qe ai ishte Minister i Brendshem. Ai duhet te sqaronte publikisht pergjegjesine e tij (ose jo) ne lindjen e vepres kriminale Lazarat.

Basha duhet te zbardhte ligjerisht dhe publikisht Koncesionin e rruges Rreshen –Kalimash kur ai ishte Minister i Puneve Publike, Koncesion ndertues ku vjedhja e dokumentuar kaperxen miliona Euro.

E Basha nuk beri asnjeren! E natyrshem “Vello e dyshimit” u shtua cdo dite mbi personalitetin autonom te Bashes. Oshilimet e tij sa te pa parashikuar aq dhe te pa argumentuara shpesh futen ne kolaps si strukturat e PD ashtu dhe Opinionistet me dashamires te Tij.

Basha nuk demonstroi asnjehere personalitet Lideri dhe ne artikulim te programeve ekonomike apo politike te formacionit perfaqesues.

I karakterizuar nga deklarata dhe shifra hiperbolike, argumentat teknike dhe ekonomike te tij ishin jo vetem te pa besueshme, por shpesh dhe jo serioze.

Cdo militant PD –ist pasi te lexoje keto rreshta, me te drejten e zotit, me revolte te ligjshme, do me drejtohet: Po keto  argumenta jane artikuluar me qindra here nga propaganda PS-iste, ti nuk je gje tjeter vetem nje prej tyre ! Lango i Rames ….

Pooo. Eshte e vertete. Keto argumenta jane shfrytezuar nga kushdo qe ka dashur te “godase” PD. Por ato jane aq te verteta e bindese, sa eshte e pa mundur te mos i shfrytezosh ne lufte politike. Natyrisht une nuk kam qellim ndeshkimin e PD-se, perkundrazi , ndiej dhimje per kete te vertete te madhe. Ajo tashme eshte e Ndeshkuar.

Me dhimbje konstatoj se  propaganda PS-iste ja ka arritur qellimit. Eshte fakt se kjo propagande  ka  intriguar arsyetimin qytetar per te pare “lakuriq” Liderin e Opozite .,

Rezultati. Eshte FAKT se ky Lider nuk shihet me me seriozitetin e pozicionit qe ai mban. Ai nuk bind per ti besuar qeverisjen e fateve te familjeve qytetare shqiptare.

E ky fakt njihet tashme mire dhe ne strukturat e PD.

Ngjarjet e Shkodres dhe Kamzes ishin mesazh i qarte . Kush “nuk do ti shohe” paste faqen e zeze .

Sot PD ka nevoje per RINGRITJE, dhe ringritja do te duhet te ndodhe vetem duke e pare Partine Demokratike “me syte e zemres”

Kete mision sa partiak aq dhe patriotik e kombetar sot e kane ne dore vetem Ata qe e kane dashur, e duan, e dashurojne . Antaret patriote te Saj.

Ne vitin 90 ne nje grup te rinjsh dolem mbi Prinderit tane. Investuam idealin, dashurine per Shqiperine tek Partia Demokratike. Sot, me ate PD krenohemi.

Dhe sot, pavaresisht qe kush e drejton, PD eshte ne zemren tone si 30 vjet me pare.

Sot, dhe kurdo do e shoh “me syte e zemres” !

18 komente në “Ta shohësh PD “me sytë e zemrës””

  1. s.h. says:

    Bravo z. Mece; bindes jo vetem ne argumente, por edhe ne menyren dhe stilin e paraqitjes.

  2. Isuf says:

    Nje ese pa hyrje, pa main body, pa mbyllje.

    1. Main Body says:

      Nuk jetojme neper libra, s’eshte ese por e perditshmja. Duket qe eshte shkruar me nje fryme, ne ligjerate te drejte ne formen me te thjesht.

      Thuaj mund te ishte me pak emocionale, mbase….

      Gjithsesi te pergezoj Arben.

  3. Nje qytetar . says:

    Syte e zemres !?
    Keto kane rrjedhur te gjithe.

  4. Azio says:

    Ti mund ta shohesh PD me syte e tu,me mendjen tende mecfare te do qejfi ty,Por mos harro.
    P D duket ne realitet si nje formacion politik I shkatruar me udheheqes tepermedioker dhe pa personalitet.
    E kete parti vazhdojne ta kene ne dore njerez injorant,me base kriminale dhe hajdute te tmershem tepasurise te ketij Populli te shumevuajtur.
    Prandaj para gje qe duhet per terinovuar PD eshte zhdukja nga Kjo parti e elementeve te diskredituar,kriminel,hajdute e mashtrues.
    Kjo arrihet me guxim e besim tek demokratet e thjeshte qe Lulzimi, Saliu e te tjere lango I kane shfrytezuar per qellimet e tyre te poshtra.
    PD duhet te pastrohet nga keto shushunja qe Po I marrin frymen.
    Vec se duhet kurajo,guxim dhe drejtesi.
    Keto duhet te jene virtutet qe duhet te udheheqin demokratet e thjeshte per ta bere PD te forte te dashur dhe force qe mund te konkuroj me sukses ,per te qene force e afte te udheheq drejt rruges per ne Europe.

  5. Qytetari i Thjeshte says:

    E e qare mo i nderuar. Po kujt ja thua se, ata larot drejtues aktual te PD-se jane te dhjere ne poturre qe ne mengjes. Respekte.

  6. mik says:

    Duket se asht nje artikull i drejte, i sakte dhe i ndershem. Nuk e di se si mund ta artikuloje dikush me kaq pak fjale ma mire se autori i ketij shkrimi.
    Mbi Jozefinen autori thote :” Pa e fshehur, nuk kam pasur ndonje ndjenje adhurimi per Topallin, gjithsesi me Te’, jo vetem PD por edhe Kuvendi kishte nje identite: Ate te nje ” Burrneshe “. Dhe pse ekstremiste dhe shpesh here jasht kontekstit te nje zonje Shkodrane. . . . . “. Percaktim perfekt.

    Me permendjen e emrit te Jozefines, gjithkujt i shkojn nder mend shprehjet e saja ordinere si ajo ” kape per zhelesh e nxirre jashte e” e tj e tj !! Me te drejte, Jozefina ka pas disa shprehje dhe qendrime krejt ne kundershtim me paraqitjen dhe kulturen e saj por, te gjith e dime se gjendja e Parlamentit tone ne ate kohe nuk rrespektonte gjuhe apo fjalor tjeter, perndryshe te sillej si dele, ajo nuk do te mbijetonte kurre. Prandaj thone : Te jetosh me ujqerit, duhet te ulerish si ujk.
    Nejse, gjithsesi, gjithkush e gjykon simbas menyres se vet.

    PS : Pak a shume autori e deklaron : Asnji nga keta parti nuk jane te vlefshme te ndertojne nje qeveri te shendeteshme per te miren e ketij populli.
    Keto parti vecse ushqejne njera tjetren me kompromis.

  7. mecja says:

    Shyqyr qe doli nje nga PD qe zuri emerin e Berishes me goje.

  8. gimi says:

    Si ka mundesi qe ju si gazetare shpreheni qe jemi krenar me P.D ne qe kur u kriju . Pa shiko se mos ke harru ose pa dashje i ke ngjy edhe di duart deri ne berryla dhe ta kenda ta lavdrosh . Ku i ke te mirat e saj . Ja po ti argumentoj une dhe ne gjesh nje te mire ne te une po bej autokritike . Marrim qe ne krijim : Pushtetin e moren me rremuja vjedhje e shkatrrim total te vendit , natyrisht me porosi dhe ndihmen e ish ambasadorit amerikan Tajerson te ardhur nga Beogradi dhe me platformen e ndihmen e tyre . Gjate qeverisjes pare vodhen pasurine e ndermarrjeve kooperativave , ushtrise ku vetem pasuria e ushtrise sikur te shitej qeveria do perfitonte 163 miljard dollar duke i pjestuar per 3 miljon shqiptar qe ishim i bie te perfitonim nga 5 miljon e 600 mije lek te vjetra per person , po pasuria tjeter e vendit , po ndihmat e ardhura nga jashte sa bejne po te mblidhen tera E ATEHERE KU SHKUAN TERE ATO LEK , ja pra konkluzionin e nxjerr çdo shqiptare por duke e futur edhe vehten time brenda mire na e bene se keto eshte dashur te eleminohen qe ne fillim edhe fizikisht .Po ne 97 ten sa nena veshi ne te zeza nga njerezit e vrare dhe qe vazhdojne vrasjet edhe sot pas 30 vjetesh se hapi depot e shiten armet popullit ( ka njerez qe thone i hapi per tja çuar Kosoves per lufte ) ja mo argument i bukur ky , po te ishte me ja çu Kosoves ja conte shteti se ashtu lejohet dhe ne fakt nuk i çuan gje por u be trafik duke ju shitur nga Azem Hajdari me shoke .Po ne 98 ten me grushtin e shtetit , po vjedhja e kursimeve te popullit me firmat piramidale , po shkatrrimi i pyjeve lumejve po futja ne ngatrresa deri ne vrasje gadi perdite nga ligji i ndamjès pronave , po vrasjet nga vendimet qe jepnin gjykatat e korruptuara , po çfare problemesh i zgjidhnin popullit . Po Gerdeci mbi 26 te vrare e qindra te plagosur , po 21 Janari me 4 qytetare te vrare te pafajshem etj etj Nje gje the mire po me ke te qeveris P.D ja me Lulin qe ka vjedh ka shit detin ka vrare ka fjet gjum si kryetar bashkije ( qe ti nuk ja te por e lavdrove ) vetem the qe me ke do qeverise me Mul Noken , Salijanjin , Bardh Spahine , Klevis Balljun , Enkelejd Alibeajn , Paloqen , Gjaten , Baŕdhin , etj .

  9. B.S says:

    Bravo z. Mece, i ke thene tgjitha.

    Mendoj qe te gjithe qe i duan tmiren PDse mendojne si ty por kurre smund te behen PSiste.

    Duhet ta ringrejme PDne!

  10. TURP PËR TË DJATHTËN SHQIPËTARE !?? says:

    RITHEMELONI PD !!
    PD, S’KA MË .
    KA DORDOLEC DHE DODOLE ,QË MË SIPËR JANË PËRMENDUR, DHE S’DUA TË NDYJ GOJËN ME EMRAT E TYRE.
    BASHA, DÊSHTIM I PLOT.

  11. edi says:

    Populli ka te drejte ta hedhi ne plena keto parti demokratike ,nuk meriton asgje deri nga fillimi ,me keto kusar qe mashtruan Votuesit e tyre per 25 vite pa permendur 5-6 vite e Edit .Shqipetaret nuk njohin dhe kane prirje per demokracy or ato emra partishe qe smbahen qe smbahen mend . Por nje gje eshte faktike Gjate rregjimit Komunist ,deshen nuk deshen Shqipetaret votuan ,per partine or enverin So duket se jane mesuar me gjellen e vjeter Aresyeja se si thone gjella e re qe thirret demokracy ,nuk solli ndonje ndryshin ne Shqipetaret Vetem nje gje mesuan Shqipetaret nga Komunistat demokrate MASHTRIME VJELLJE ,DENIGRIM DHE PA BESI nga keto kameleone qe sillen rrugeve te Shqiperise si Lulushi ,Metushi president dhe ca kokrra qe lepijne kocken ,por mishin e ka hender parija brutale dhe pisanjose e Lulushit nga DIBRA

  12. Kris says:

    Eshte e vertete ajo qe Mece thote se ne nje grup te rinjsh dolem kunder prinderve tane dhe krijuam PD edhe z.Mece doli kunder te jemes, dhe shton se jemi krenare per ate PD te krijimit! Vetem ketu s’jam dakort me Ladin! jemi krenare me imazhin qe u krijua ne popull per te ardhmen, por te gjithe e kuptuam realitetin se dikush qendronte pas Saliut! Jeni nje Djale i zgjuar dhe trim!

  13. Gjelosh says:

    Nje analize e shkelqyer. Ju zoti gazetar! Njerez si ju i duhen Shqiperise!!

  14. Ad says:

    Zoti Mece, PD-ja s’ka asgje per t’u krenuar. Nje fakt mes shume syresh: Nuk jam me PS-en, admiroj shqiptaret e viteve 30-te. Ps-ja e nisi me privatizimin e biznesit te vogel, gje qe u nderpre nga grevat rrenuese te nxitura nga PD-ja. Dhe kur PD-ja, erdhi ne pushtet, e ndryshoi duke bere privatizim me letra me vlere: i kryer vetem ne Shqiperi se ne te gjithe Lindjen u be sikunder e nisi PS-ja. Ai privatizim perben krim kunder popullit dhe atentat varroses ndaj ekonomise

  15. Lexusi says:

    Populli nuk i duron CIBANET ne trupin e tij , do theshte Shpetimi , dhe SHQUP i PD , me ata qe u perfaqesua para popullit me bemat e saj shkaterimin e ekonomise se pari , me pretendimin se keshtu luftohej komunizmi , pa llogaritur tjetersimin masiv e grabitjen e prones, lindi si ciban , mbeti i tille bile I maisur keq me perfaqesimin aktual, qe po vazhdoi keshtu e tille do mbetet .

  16. mateu says:

    “PASI I BËN GJILPEREN,PO I “Fërkon”krahun”.
    Basha e di që pushteti as nuk do mbahet,por as edhe nuk merret me dhunë..Eshtë vota “ashensori”që do ta hypë opoziten në pushtet.Për ate po luftohet:Për voten e lirë.Basha ka treguar vetpermbajtje dh e maturì.PO,E QUAJ GABIM HEQJEN E GARDËS SË VJETËR,DHE ZEVENDËSIMIN E SAJ ME…..”NË PUS TË RÌ,Pi.Të vjetrin mos e mbyll.Çjanë këto budallalliqe gazetarucësh,që bejnë krahasime të disa zonave me preferenca te djathta si”Stalingrade”?Artikullshkruesi që i dhimka zemra per të djathten,
    hjedh gurin e fsheh doren.PËR ATA QË KANË SY,
    PD-ja në një farë mënyre,e ndali atë çfarë duhej ndalë.Shiritin le ta marrë ai që e meriton.

  17. shtypi i huaj says:

    Jo vetem PD-ja, por te gjitha partite post diktature ne Shqiperi, si u nisen edhe u bitisen. Qe ne vitin e larget 1991. Duke faktorizuar vetem Bashen, Mecja i pas 91-shit nuk ben tjeter vecse fsheh realitetin dhe justifikon Ramen qe nuk ndryshon ne thelb nga Berisha, Meta dhe hajdutet e tjere te politikes. Perrallat e Meces dhe shokeve te tij i degjojne sot vetem pleqte dhe militantet, sepse pjesa me e madhe dhe vitale e popullsise ka ikur dhe po iken neper bote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje