Aksioni anti-informalitet kundër "skllavërisë" moderne: Në 46 ditë gjenden 1.200 punëtorë pa sigurime

22 Gusht 2019, 07:49Sociale TEMA

Fushata anti-informalitet e ndërmarrë së fundmi, megjithëse e fokusuar te gjobat dhe ndëshkimet, ka nxjerrë në pah një problematikë të hershme, të pastabilizuar ende që dëshmon se “shteti me fushata” nuk funksionon.

Sipas të dhënave zyrtare te publikuara nga Scan.tv vetëm për 46 ditë janë kapur të pa siguruar 1245 punonjës.

Një shifër rekord kjo, që thuajse i afrohet asaj të një viti të plotë, pasi në  total në 2018-ën u evidentuan në të zezë 1580 punonjës.

Sipas të dhënave,  rajoni qendror ka rezultuar më problematiku në këtë drejtim, me 580 punonjës informal ku peshën kryesor e zë Durrësi dhe Elbasani.

Rajoni jugor dhe ai verior janë në shifra të përafërta informaliteti në këtë drejtim,  ndërsa Vlora, Gjirokastra dhe Shkodra rezultojnë me problematikë më të theksuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje