Kunata e Ramush Haradinajt porosit 305 telefona luksozë para zgjedhjeve

22 Gusht 2019, 09:32Rajoni TEMA

Pas kërkesës së bërë nga kunata e Ramush Haradinaj, Telekomi i Kosovës do të shpenzojë 207 mijë euro për blerjen e 305 telefonave të mençur.

KALLXO.com posedon kërkesën e bërë nga ana e Vesmira Haradinaj, kunata e kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, e punësuar në mënyrë kundërthënëse në Telekomin e Kosovës, për blerjen e 305 telefonave.

Siç përshkruhet në këtë dokument, titulli i lëndës së kontratës dhe natyra e lëndës është furnizimi me telefona mobil për nevoja të telekomunikimit.

Blerja e 305 telefonave mobil nuk ka qenë e planifikuar më parë, andaj Telekomi i Kosovës ka dhënë një arsye.

“Telekomi i Kosovës është duke humbur treg dhe konkurrenca është duke punuar me të madhe në joshjen e konsumatorëve.

E vetmja kundërpërgjigje ndaj konkurrencës është që Telekomi të ofron shërbime/ produkte të kombinuara (minuta+ SMS+ Internet+ Telefon), që të jetë konkurrues”, thuhet në dosjen e kontratës që ka siguruar KALLXO.com.

Telekomi i Kosovës ka zhvilluar procedura të mini-tenderit, pa publikim të njoftimit për kontratë. Dorëzimi i ofertave ishte bërë me 31 korrik, ndërsa rekomandimi i kompanisë fituese është bërë me datën 20 gusht.

Telekomi i Kosovës i kishte planifikuar të shpenzonte 171 mijë e 800 euro për blerjen e këtyre telefonave, mirëpo ofertat kanë ardhur më të larta.

Oferta më e lirë ishte nga kompania “Zone Mobile”, e cila ishte rekomanduar për kontratë në vlerë prej 207 mijë e 733 euro. Pronar i këtij biznesi që e ka fituar kontratën nga Telekomi i Kosovës është Alban Limani.

Telekomi i Kosovës thotë se blerja e telefonave mobil do të ruajë klientët ekzistues.

“Projekti është investim në vazhdim, operacional për realizimin e kontratave me konsumatorë VALA postpaid të rëndësishëm.

Kjo ndikon në ruajtjen e klientëve ekzistues, atyre të rinjë dhe rritjen e të hyrave, të jemi konkurrent me ofertat e reja në raport me operatorët tjerë”, thuhet tutje në lëndën e kontratës.

Me anë të kësaj kontrate parashihen të blihen telefonat më të shtrenjtë në treg.

Llojet e telfonave mobil të mençur janë; Samsung Galaxy Note 9, 10 copë, Samsung Galaxy S9+, 5 copë, Samsung Galaxy S9, 6 copë, Samsung Galxy S8, 68 copë, Samsung Galaxy A5, 50 copë, iPhone XS Max, 10 copë, iPhone XS, 5 copë, iPhone X, 131 copë, iPhone 8, 14 copë dhe iPhone 8+, 6 copë. Vlera totale e këtyre telefonave arrin shifrën e 207 mijë e 733 euro.

KALLXO.com ka dërguar pyetje në adresë të Telekomit të Kosovës për kërkuar arsye shtesë për blerjen e telefonave mobil, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Përvec njësisë së kërkesës që është Vesmira Haradinaj, ‘aminin’ për këtë tender e kanë dhënë edhe zyrtari kryesor financiar, Armend Osaj si dhe kryeshefi Ekzekutivë, Bedri Istrefi.

 

3 komente në “Kunata e Ramush Haradinajt porosit 305 telefona luksozë para zgjedhjeve”

  1. juristi says:

    Do jene dhurate per kryetaret e fiseve qe do i japin voten.Mesuan dhe keta nga taktikat e LSI-s

  2. Grigor says:

    Ore, ky Ramush Haradinaj, eshte kosovar, apo eshte me LSI-ne? A thua te jete ky burri i vertete i Monikes? Sepse me duket si pune LSI-je kjo mua! Nuk e di, por mbase keto do kene qene keshillat e urta te Don Ilir Metes, kur benin muhabet prane vatres, tek kulla a Haradinajve.
    Qofsha i gabuar, “mos m’leni me rrejte” si thone shkodranet.
    I beni te fala Zike Qorrit. E ka mbledhur mendjen qe e keqja e PD-se jane Basha me Berishen apo jo? Apo do ta lene PD-ne te bjere ne gremine?
    Jo, se Rama vertete do iki. Do iki se nuk do rrime me Ramen tere jeten, por PD prape nuk fiton me Bashen dhe Berishen. Basha dhe Berisha kane marre nje angazhim serioz, dhe Zike Qorri eshte bashkuar me kete nisme te PD-se: “O e mbajme Ramen ne pushtet derisa te plaket, o s’ka.” Ne flasim kot, se keta nuk degjojne.
    Ja tani. Infektuam edhe Kosoven me metoda LSi-ste. Telefonat jane per LRH (Levizja Rinore e Haradinajt).

  3. vickëla says:

    Nuk e kuptoj: Ramush Haredinaj ka kunate: 1- gruan e vellait qe ka nje mbiemer me te dhe motren e gruas qe s’ka mbiemer me te; pyetja eshte: eshte gruaja e vellait apo e motra e gruas. A ka specialste ne kete fushe?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje