“Mos i ndodhtë kujt", reagon babai i të riut që u vra me plumb në kokë: Djali ishte nisur për në punë, ku do kërkoj drejtësi tani? Gjykatës e politikanë janë të ndyrë

23 Gusht 2019, 14:58Kronika TEMA

Babai i 26-vjeçarit Indrit Çelaj, Baftjar Çelaj, ka reaguar pas vrasjes së të birit me plumb në kokë, teksa po punonte në vilën e familjes Kusi, në “Myslym Shyri”.

I ati i viktimës në një prononcim pë News 24 shprehet se ka marrë vesh lajmin përmes medieve, ndërsa shton se djali i tij nuk ka pasur asnjë konflikt.

Duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen tragjike, ai thekson se është fatkeqësi e madhe të nisesh për në punë dhe të kthehesh i vdekur. 

Ndër të tjera, i ati i viktimës shton se nëse do kishte fuqi, nuk e dinte çfarë do të bënte pas vrasjes së të birit.

“Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit. Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. 

E kam marrë vesh nga gazetat. Çuni është vrarë në 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentet. Çunin e kishte marrë policia. 

Djali ishte në punë, punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët.

Asnjë konflikt nuk ka pasur djali, ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. 

Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. 

Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten. 

Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua”, thotë ai.

Sa të jenë këta politikanë të ndyrë, të fëlliqur…Po nuk u dënuan këta të fëlliqurit, ca kanë qenë politikanë 30 vjet këtu, Shqipëria nuk bëhet. 

O ta marrë rinia dhe ta ndërtojë këtë vend, këta…As në burg nuk e kanë vendin, se i ushqejmë ne vetë prap këta. Nuk më intereson fare se kush e bëri krimin, kush e vrau djalin. 

Mua do më interesonte djali. Lëre se më iku djali, po ta ushqej në burg edhe atë? Krimi dënohet, ama këta janë të gjithë kriminela.

Ku do kërkoj drejtësi? Kush e zgjidh këtë? Do vesh të gjykatësi, do lekë. Shko te këta politikanët…se i kam provuar unë këta. 

Të tërë janë të ndryrë. I kam qenë në zyrë Skëndër Gjinushit kur ka qenë kryetar Kuvendi. Atij Kastriot Islamit, qen bir qenit, se e kam patur deputet të zonës.

 Dhe kur ka qenë ministër Finance, i kam vajtur në zyrë. Vijnë kërkojnë vota këtu…edhe tashi hajde ta zgjidh këtë. Më kanë lënë dhe pa drita, pa punë. 

Më hoqën gruan nga puna këta. Më merr rrugët e Shqipërisë djali mua dhe ikën pa garanci…Iku djali 25 vjeç. Jo djalë kështu, po 2 metra dhe i edukuar” vijon ai.

18 komente në ““Mos i ndodhtë kujt”, reagon babai i të riut që u vra me plumb në kokë: Djali ishte nisur për në punë, ku do kërkoj drejtësi tani? Gjykatës e politikanë janë të ndyrë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Shume keq.. Jemi gjaknxehte.. E vrasim tjetrin per nje llaf goje.. Burgim te perjetshem atyre qe vrasin njerez te pafajshem.. Dem ekonomik gjithashtu..

    1. Hoxh Armandi says:

      Lajme nga turkoshqiperia me protagoniste turkoshqiptare.

  2. undefined says:

    Ligjin me vdekje….neqoftese duam deri diku qetesi….me te tille kafshe qe i prodhoj pushteti i zagarit Sali….aty duhet ne rradhe te pare te “reformohet” komplet ai popull qe nga….ndergjegjia e deri tek ….formimi social…..katastrofe…

    1. Sanie says:

      Kohe kafshesh te ndyra,zoti marte hak

    2. mik says:

      Undefined – Ala me Saliun ju or burr ?! Nuk ju vjen pak zor ?!! Nje gjykim i tille, a nuk ju duket nje thellesi minale e mendimit ?
      Si mund ta shkaterroje kete vend nje njeri i vetem per 30 vjet more burr ?!!
      PS : Mos me merr per militant te asnji partie. Per mua jane te gjitha tradhetare te ketij vendi.

  3. Adi says:

    ÇDO TI THUASH KETIJ BABAI TE GJORE Z KRYEMINISTER QE NUK HARRON ASNJE MENGJES DUKE NA SHIT PALLAVRA SUKSESI TE QEVERISE QE DREJTON!? LUR KOKA E NJERIUT NUK ESHTE E SOGURT ÇDO PROPAGANDE ESHTE MASHTRIM.

    1. armand says:

      Sa te kete persona si puna jote ky vend keshtu ka per te ecur. Debilat me te tille koeficient inteligjence jane miniere floriri per politikanet.
      Nqfts jeton ne Shqiperi e kuptoj nivelin e intelektit mbi funksionimin e shtetit ligjor. Nqfts jeton jashte atehere …..amen.
      Po’ te jetoje ne SHBA do beje me faj Trump per nje rast te tille ?

    2. demokrati says:

      Kete menxyre nuk e mbolli Edi rama por e gjeti midis Jush duke filluar qe nga ty qe i kerkon llogari e deri tek kryekrimi qe dogji,shkerdheu e vrau te tere rinine shqipetare e me gjere!Ndaj or Adi mos ia kerko Edi Rames por idotllikut e mesjetes kete katrahure qe s’la shqipetar ne kembe fale prijesit lexhendar te Gejkmarkeve e koompani!Ndaj pa u sistemuar kafeshet e zbritura nga malet ku mendojne se pylli (qyteti) u takon vetem kafsheve me te forta e pa llogjike ,do te shikojme nga keto skena makabre ku iken 25 vjeçari nga kjo jete sikur te jete qen!Ndaj me dhimbje do ta kalojme edhe kete kafsheri deri sa shoqeria te emanccipohet e te edukohet deri ne ate shkalle siperore ku jeten e tjetrit nuk ke pse e merr por po pate mundesi jep kontributin per ti dhene mundesi te jetoje!Edi Rama ka marr nje barre te rende mbi shpatulla dhe po perballon me fisnikeri te gjitha dhimbjet qe i jep kjo shoqeri bujkroberie ku me armet e Saliut vritet gjithe kjo rini e ai vazhdn plakjen e tij fiziologjike duke vazhduar te kenaqet me derdhje gjaku te shqipetarit qe vdes pse pa ne sy nje kalimtar apo perse i qesh!Fatkeqesi e dhimbje shoqerore!Ngushellime te thella familjes e i qofte dheu i lehte viktimes ku perfundimisht eshte i sigurte qe do prehet ne paqe,pasi ne kete bote nuk mundi ta kishte sepse ia privuan do kafshe me kobure ne brez!

  4. Latifi says:

    Tani kur te shkoni te punoni neper shpi pyesni ne fillim per pronarin a eshte ndonje nga keta te fortet me kobure. Edhe kur te uleni te hani ne restorant, pyetni me pare per pronarin si eshte me nervat se mos iu fut ndonje dru kokes apo nje plumb ballit.

  5. Illyrian says:

    E tmerrshme!

  6. Berti says:

    Urgjent ligji me vdekje, po shuhet Shqiperia, po vriten çunat e rinj

  7. Aspirantja says:

    une mendoj: kush vrete me qellim qofte i dehur apo i droguar, duket te ket te njejtin perfundim. Denim kapital.
    sduhet te kete meshire per keta te zgjebosur, Kriminel.
    ngushellime familjes.

  8. Taramelja says:

    Mjer rinia e ndershme cdo te heqin me keta killera,zoti i dhent forc ketij babai dhe ketij populli te raskapitur nga ky regjim 28 vjecar (demokratik)

  9. Olimpia says:

    Krim I tmerreshem realizuar nga kriminale te ndyre….Kush I pruri ne mes te Tiranes keta barbare shpellash…Cfare monstrash Jane keta me vile te re ne mes te Tiranes…Veç denimit me burg te perjeteshem ne kushte …cimento ,batanie ,dhe cdo gje ne qeli,ketyre qe I prene jeten nje punetor,i u duhet mohuar ajrimi,duhen lene ne qeli si krmbat .Nderkohe kodi penal duhet te parashikoje edhe cdemtim ne para per familjen ,tu shitet vila dhe parate ti kalojne familjareve te viktimes..Dhe me ligj keta kriminale nuk duhet te perfitojne asnje ulje denimi,deri sa te ngordhin si kafshe qe Jane ne qeli.Ne se babai I viktimes humbi gjene me te shtrenjte jeten e djalit ,prinderit e krimineleve duhet te vuajne cdo dite gjendjen pa shprese te pjellave te tyre.
    Nderkohe SPAKU ceshtjen e pare duhet te marre …shkaterrimin e shtetit ,te ushtrise dhe shperndarjen e armeve nga Sali Berisha ,ne vitin 97…si krim kunder njerezimit.Shteti nderkohe te ndermarre nje veprim te shpejte ,mbi bazen e nje ligji te posacem per dorezimin e armeve.Te lihet 24 ore afat per dorezimin vullnetar,pa shenuar emrat e atyre qe I dorezojne .Mbas kesaj te filloje nje kontroll I gjere ,I befasishem ,pa nje plan qe zbulohet.Drejtuesit e policiese me nje grup te vecante ,te bejne kontrolle te befasishme te rastesishme.Kujt ti gjenden arms ,te arrestohet ne flagrance dhe brenda javes te jepet denimi,minimumi 10 vjet.Vetem me frike mund te krijohet gradualisht pak ndergjegje shoqerore.

  10. Julian says:

    Të dhënat Zoti fuqi dhe kurajo, mos paste njeri te tilla fatkeqësi, e kuptoj që për shumicën e njerëzve ky është akoma nje tjetër lajm me vrasje, akoma një tjetër lajm rutinë, por për këtë familje tani fillon një ditë e cila do jua përmbysi realitetin ashtu siç nuk do e përfytyronit edhe në ëndërren me të keqe. E kam provuar vetë këtë situatë duke humbur vëllanë në aksident dhe ta ndjej dhimbjen I dashur, e di se çfarë ju pret tani e tutje por shpresoj Zoti tju tregojë rrugë dhe tju japi fuqi ta përballoni këtë situatë sepse nuk kini zgjedhje tjetër. Deri sa do zgjasin kjo papërgjegjshmeri kjo kasaphanë!!???

  11. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Ne mos gabofsha. Ai qe ka bere vrasjen, ka qene i denuar per vrasje ne vitin 2010. Por gjykatesit dhe prokuroret e asaj ceshtje tani shijojne parate qe i kane marre shume kafsheve si ai.
    UROJ TE VRASIN NDONJE FEMIJE GJYQTARI OSE PROKURORI NDONJE DITE. QE TE KUPTOJNE CFARE DHIMBJE PROVOHET KUR E LIRON KAFSHEN PER 5 LEK DHE AI TE MERR JETEN E FEMIJES TEND.
    Ku je o kryeminister. 5 ne dite ikin nga shqiperia e 5 te tjere vdesin nga mos pasja e ligjit. Dhe nga idiotet qe ke vendosur ti ne poste drejruesi.

  12. Espinosa says:

    Keta plehra, paskan vrare edhe me pare dhe ma bejne supervilen aty ne mes Tiranes, kush i ka nxjerre jasht te bredhin te lire per te vrare njerez te pafajshem, te kalben ne burg keta dhe ata horra gjykates qe sot po iu del ne siperfaqje me ane te vetingut i gjithe muti qe kane hedhur rrugeve te Shqiperise,Ketyre krimineleve qe e kane kembezen e pistoletes kaq te lehte ti rrasin ne qeline me te erret , dhe tiu sekuestrohet pasuria, ose tiu rrafshohet si ne rastin e Mihal Kokdhimes

  13. spartak says:

    S’ka nevojë për ligjin e dënimit me vdekje .

    Ka parandalim krimesh .

    Ka nxjerrje nga ngujimi për shkak të gjakmarrjes .

    Ka . Ka , ka shumë , por mjafton të egzistojë dashuria për këtë popull.

    Nxirr Ligjin e grumbullimit me dorëzim vullnetar jo vetëm të armëve , por deri dhe gëzhojat , 1 gram dinamit dhe 1 CM fitil deri në një afat . Pregatitu seriziozisht organizativisht e maksimalisht për zbatimin e kësaj pike të ligjit .
    Vazhdon Ligji , me disiplinimin maksimal të rasteve të nevojshme dhe të lejueshme të armëmbajtjes dhe mënyrën e funksionimit . Kjo pikë duhet të mos krijojë asnjë mundësi dhe për as më të voglin rast , për të përdorur armët e shërbimit për qëllime jasht shërbimit . Kontrolli i zbatimit të kësaj pike të jetë mjaft i saktë , i vazhdueshëm dhe i rreptë duke i konsideruar shmangjen dhe shkeljen njëlloj si kondravajtësit e pikës më pshtë , si dhe duke i përfshirë personat përgjegjës në dënim njëlloj .
    Së fundmi , vazhdo me Ligjin radikal dhe me zbatim pa hezitim për këdo qoftë , që : Pas afatit të shpallur për dorëzimin dhe grumbullimin vullnetar , duke filluar edhe qysh në orën e parë pas tij , për çdo kapje dënimi të ketë vetëm 1 NEN . Në mënyrë TAKSATIVE , 10 vjet burg në formë të prerë dhe pa mundësi diskutimi . Zbatimi pa hezitimin më të vogël për cilindo njëlloj të këtij ligji , përndryshe ai kompromentohet keqazi dhe rezultati do jetë më i kundërt e më i keq se gjendja e sotme .
    Nuk ka , e as nuk do guxojë të ketë njerëz që do pranojnë me bë 10 vjet burg , sepse don me shit mend duke mbajtë armë . Nuk duhet shumë . Se dij a do bohen dot 10 të parë apo jo me i fut në burg , sepse me ta marrë vesht , birë none . Veç kur të shikosh kanalet , shkurret e kazanat mbushur plot me armë .
    Sot kapen djem e burra , që shëtisin në mes të qyteteve pa teklif me armë në brez , me armë nëpër çanta e vetura dhe ruajna zot pastaj çfarë mund të ndodhi .
    Kështu po . Jo të mbajnë armë , jo ta prekin e ta shikojnë e të mos e dorëzojnë , por edhe në ëndërr të kenë frikë me e pa .
    Vetëm hartimi , aprovimi dhe zbatimi i një ligji të kësaj forme e natyre do shpëtojë këtë popull prej vrasjeve nga persona delinkuentë , psikopatë e të pa përgjegjshëm .
    Nuk ja kthen njeri , as me ofshama e as me ngushëllime , qofshin këto dhe deputetësh , ministrash apo më lart , djalin këtyre prindërve fatkeqë .
    Kështu do vazhdojmë ?
    Do ishte fatkeqësi kombëtare po nuk u ndryshua gjendja .
    Lëvizni vendit deputetë dhe Organe e Organizma përkatëse

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje