SHBA-Kinë, luftë me taksa. Reagon Donald Trump: Do hakmerrem

23 Gusht 2019, 19:13Bota TEMA

Kina do të vendosë një tarifë 10 përqindëshe mbi 75 miliardë dollarë mallra të importuara nga SHBA, ndërkohë që beteja tregtare mes dy superfuqive po përshkallëzohet.

Mallra nga sektori i bujqësisë, nafta e papërpunuar dhe avionët e vegjël janë mes produkteve që janë vënë në shënjestër. Njoftimi u pasua me një reagim të menjëhershëm nga presidenti amerikan, Donald Trump, që kërcënoi se do të hakmerrej.

Në të vërtetë, tarifat janë në vetvete një reagim ndaj planeve të Trump-it për një taksë 10 përqindëshe mbi 300 miliardë dollarë mallra kineze. Pavarësisht kësaj, Trump në Twitter insistoi se kompanitë amerikane do të gjejnë një alternativë ndaj Kinës.

“Kompanitë tona më të mëdha janë urdhëruar të fillojnë menjëherë të kërkojnë alternativa ndaj Kinës, përfshirë sjelljen e kompanive tuaja te ne dhe prodhimin e produkteve tuaja në SHBA. Unë do t’i përgjigjem tarifave të Kinës, që sot”, shkroi ai në Twitter.

Tarifat e reja të Kinës do të variojnë nga 5 deri në 10 përqind dhe do të aplikohen për më shumë se 5 mijë mallra që vijnë nga SHBA.

Pekini do të rikthejë në jetë edhe tarifën 25 përqindëshe mbi importet e makinave amerikane që i kish’ hequr më herët në 2019 si një xhest i vullnetit të mirë ndërsa dy vendet përpiqeshin të negocionin një marrëveshje tregtare.

2 komente në “SHBA-Kinë, luftë me taksa. Reagon Donald Trump: Do hakmerrem”

  1. USALB says:

    Zgjidhja per Shqiperine eshte ti bashkohet USA. Nje group politikanesh shqiptare duhet ti kerkojne USA ta beje Shqiperine territor Amerikan. Me vite te Trumpit ne pushtet kjo mund te ndodhe. Amerikes i duhet nje baze e forte ne Europe qe si nga ana e biznesit po edhe luftarake ka vlera. Mund te prodhojne dhe shesin ne Europe, kontrollojne Europen dhe Azine Lindore. Shqiperia zgjidh perfundimisht prolemet e saj. Shqiptaret nuk do rrine rradhave te Ambasadave. Investitoret e huaj do te vine. Shqiptaret e emigracionit do kthehen dhe investojne parate ne Shqiperi. Nuk do kemi probleme as me serbin e as me grekun se do jemi USA. Nuk do presim nga palo italiane te na japin mendje po do tju tregojme si duhet te sillen. Shqiptaret kane bere hajer kudo qe jane duke punuar me nder po ne Shqiperi eshte e pamundur. Po qe se behemi USA territory Shqiperia do lulezoje. Nuk do kemi probleme me palo politikane. Vendi do marri drejtimin e duhur. A ka njeri ta filloje kete levizje? Trumpi donte te blinte Greenland sepse eshte territor i pasur. Shqiperia nuk eshte aq e pasur por ka pozicion te shkelqyer e avantazhe te tjera. Le te behet nje referendum. Jam i sigurte se do fitoje bashkimi. USA eshte shtet multikultural (spanjolle, italiane, angleze, shqiptare grek etj) pra nuk eshte se humbet identitetin po ti bashkohesh. SHQIPERIA duhet te behet ylli i ri ne flamurin Amerikan. Let’s Make Albania part of USA!

    1. akrepi says:

      Ky trapi i amerikes o ashtu burri me i mecur qe gjithe amerika ose ashte me idjoti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje