Breshëri plumbash ndaj një lokali në autostradën Tiranë-Durrës

24 Gusht 2019, 11:37Kronika TEMA

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është qëlluar me breshëri plumbash në një lokal pranë autostradës Tiranë-Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë -Durrës në lokalin në pronësi të shtetasit me inicialet P. L., 49 vjeç, banues në Domje.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por grupi hetimor po kryen hetimet në lidhje me zbardhjen e ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kanosje” dhe “Prishja e qetësisë publike” .

1 komente në “Breshëri plumbash ndaj një lokali në autostradën Tiranë-Durrës”

  1. xhoxhi says:

    Në kapitalizëm mund të kenë punë,policët,prokurorët,gjykatësit,avukatët.burgjet.. ndërsa të tjerët duhet të ngrohen në diell.Se kush do prodhojë nuk e di…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje