Pritja mbaron: Juventus e nis pa Sarrin. De Ligt në stol, Dybala me rol të ri në sulm

24 Gusht 2019, 11:05Sport TEMA

Pritja ka mbaruar: Juventusi do ta fillojë mbrojtjen e titullit në Serie A këtë pasdite, në orën 18:00, kundër Parmës, në fushën e kësaj të fundit. Do të jetë gjithashtu ndeshja e parë zyrtare për trajnerin e ri bardhezi, Maurizio Sarri, edhe pse ai nuk do të jetë në stol për shkak të pneumonisë, që e goditi ditët e fundit.

Me siguri do të mungojë fizikisht, por me këshillat taktike, para dhe gjatë ndeshjes, Sarri do të ketë “vulën” e vet në formacion. Ekziston një kuriozitet i madh për ta parë Juventusin e ri në veprim, në një ndeshje zyrtare.

Ndryshimet janë të pritshme, Sduke marrë parasysh që për gati dy muaj, Sarri po e udhëheq stërvitjen e kampionëve të Italisë. Në pankinë, në “Tardini” do të jetë Martusciello. Përkundrazi, Parma është një nga skuadrat që nuk e ka ndryshuar stafin teknik në Serie A.

Sezonin e kaluar, D’Aversa krijoi probleme serioze për Juventusin, me një barazim spektakolar (3-3 ) në “Allianz” dhe fitoren 2-1 të bardhezinjve në “Tardini”. Sot, ai do të përpiqet të nisë mbarë një udhëtim të ri.

Gjasat janë që të ketë pak dyshime për formacionin e Juventusit, edhe nëse është vetëm ndeshja e parë e sezonit. Fytyrat e vetme të reja në krahasim me sezonin e kaluar duhet të jenë Danilo dhe Rabiot, edhe nëse De Sciglio është akoma në balotazh të hapur me ish-lojtarin e Manchester City.

De Ligt duhet ta fillojë nga pankina, duke ia lënë qendrën e mbrojtjes dyshes Bonucci-Chiellini. Disa dyshime në sulm, me Dybala që në javët e fundit ka bërë shumë mirë në rolin e “9 fals”.

Nga krahët e repartit ofensiv duken të sigurt Ronaldo dhe Douglas Costa. Bernardeschi, megjithatë, do të mbetet përsëri me një fanellë titullari.

Formacionet e mundshme:

PARMA (4-3-3): Sepe; Laurini, Iacoponi, Bruno Alves, Gagliolo; Brugman, Hernani, Barillà; Kulusevski, Inglese, Gervinho.

JUVENTUS (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Rabiot; Douglas Costa, Dybala, Cristiano Ronaldo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje