Synime strategjike të Shqipërisë, për nxitjen e investimeve të huaja direkte

24 Gusht 2019, 17:27Ekonomia TEMA

Nga Zhaklina Rira

Për të gjithë ata që janë skeptike dhe mosbesues, që vëndi jonë nuk është gati të tërheqë investime të duhura, për shkak se nuk jemi ndër vëndet e para më të strukturuara, për të ofruar terren të ngrohtë për këto investime, do doja të përmëndja që ndër 10 vëndet më të vogla, që janë aktorët kryesorë në botën e tregtisë ndërkombëtare, bën pjesë dhe Guinea dhe kjo sepse ka ditur të targëtojë vëndet e duhura për investime të huaja direkte (IHD), të cilat fuqizojnë ndjeshëm ekonominë e një vëndi.

Disa vënde, në të vërtetë, marrin pjesë në aq shumë tregti ndërkombëtare, sa që vlera e kombinuar e të gjithë importeve dhe eksporteve të tyre, tejkalon tërë produktin e tyre të brendshëm bruto, ose PBB-në. Si është e mundur? Vëllimi i tregtisë së një vëndi mund të jetë më i lartë se 100% e PBB-së së tij, sepse importet zbriten nga llogaritjet e PBB-së. Kjo do të ishte e mundur, nëse vlera e kombinuar e importeve dhe eksporteve të një vëndi, tejkalon PBB-në e vendit.

I tillë është rasti dhe i Guineas, ku volumi i tregëtisë shkon 178%. Një ndër vëndet më probleme vërtetë serioze, qeveri autoritare, varfëri masive, nivele të larta pabarazie dhe një nga rekordet më të këqia në botë për të drejtat e njeriut. Sidoqoftë, vendi ka kapitalizuar në naftë për të rritur rolin e tij në tregtinë ndërkombëtare. Kina, Mbretëria e Bashkuar, Brazili dhe Spanja aktualisht janë partnerët kryesorë të saj tregtarë. Gazi i naftës, alkoolet aciklike, nafta e papërpunuar, aeroplanët, helikopterët dhe druri janë të gjitha importet, që ndihmojnë për t’i dhënë Guinesë Ekuatoriale një vëllim të lartë tregtar. Birra, makineritë e gërmimit, anijet me qëllime të veçanta dhe eksportet e rafinuara të naftës, gjithashtu kontribuojnë në nivelet e larta të tregtisë së vendit. Pra jo vetëm kanë targetuar vëndet e duhura, por dhe orientim shumë i saktë në segmente të ekonomise, ku ata dinë mirë që nuk do ti zhgënjejnë këta investitore.

A mund të bëjmë dhe ne të njëjtën gjë? Pse jo, çfarë na mungon? Ndoshta nuk jemi ndër shtetet që ka sipërfaqen më të madhe, apo ekonominë më të fuqishme, por sigurisht jemi një ndër vëndet më pasuri më të madhe natyrore, nëntoksore, minerale, ujore etj. Pse të mos marrim anën e mirë të këtyre modeleve? Jemi të vegjël, por mund të jemi konkurent në tregje ndërkombëtare. Nëse je strategjik nuk është e rëndësishme të jesh më i fuqishmi në fushë, kështu që mendoj që gjithçka çfarë na duhet,është një strategji e mirë dhe zbatimi i shpejtë dhe me agresivitet i saj, (kështu tërheq dhe vëmëndjen e ketyre tregjeve) pa bërë kompromise në cilësi.

Ne kemi dy elementet kryesor për ti tërhequr: pasuri të virgjëra dhe oreksin e investitorëve për vëndin tonë. Pra për të lindur këto investime në vënd, duhet vetëm “të martojmë” këta dy elemente. Atmosfera është padiskutim e duhura. Më lejoni të sjell në vëmëndje që “Global Peace Index 2018”na kategorizon në vëndet me paqe të lartë, duke na vendosur të barabartë me shtetet e tjera të Europës dhe kjo tregon që terreni është gati, pastaj të tjerat janë detaje të cilat ne duhet të nxitojmë ti përmirësojmë “pa hyrë në derë” IHD-të. Eshtë mirë të fillojmë të bëhemi gati, të përshtasim politikat, për të kapërcyer papërsosmëritë e brëndshme, që pengojnë integrimin e qetë të firmave të huaja dhe të bizneseve që janë zinxhirëve botrorë.

E meqë po ja nisim nga bazat, unë mendoj nuk është e rëndësishme thjesht të tërheqim investime, por dhe investime cilësore në ekonominë lokale. Çfarë duhet të bëjmë për të arritur karakteristikat IHD cilësore?

• Kontribut në krijimin e vëndeve të punës dinjitoze;

• Forcimin e bazës së aftësive të ekonomive pritëse;

• Lehtësimin e transferimit të teknologjisë, njohurive specifike;

• Forcimin e konkurrencës së firmave vëndase dhe mundësimin e qasjes së tyre në treg; dhe

• Duke vepruar në një mënyrë të përgjegjshme shoqërore dhe mjedisore.

Për të arritur të gjitha këto, e mira do të ishte që ndërkohë të mos ulemi të presim, çfarë sjellin forcat e tregut ndërkombëtar. Kërkimet e fundit ofrojnë dëshmi për strategjitë, në vendet që me sukses e shndërruan IHD në IHD cilësore. Ideja që sygjeroj është të mësojmë mësimin, nga eksperinca tashmë të provuara (Moran et al., 2016). Për të qënë më konkret do i rendisja në pika, nga çfarë ne duhet të fillojmë.

1.Të jemi dukshëm, një treg i hapur për hyrjet e IHD-ve. Të reduktojmë kufizimet e IHD-ve. Të sigurojmë kushte të hapura, transparente dhe të besueshme për të gjitha llojet e kompanive, qofshin ato të huaja ose të vëndit; lehtësin e bërjes biznes, aksesin në import, tregje të punës relativisht fleksibël dhe mbrojtjen e të drejtave të pronesisë intelektuale. Ndërkohë nuk duhet të humbasim nga vëmendja, targjet e investimeve nga vëndet si Gjermani, Francë, Amerikë.

2.Të nxisim krijimin e Agjensive Private Promocionale Investimesh (APPI). Përse në Shqipëri nuk ekzistojë APPI. Pse nuk ka një treg privat. Mendoj që duhet të bëhen aktive agjensi private, të specializuar në investime te huaja. Një agjensi e suksesshme APPI, mund të targetojë investiorë të huaj të përshtatshëm dhe të bëheshin pika e takimit midis tyre dhe ekonomisë vëndase. Nga ana tjetër, mund të shërbejë si “one stop-shop”, për të plotësuar të gjitha kërkesat e të gjithë investitoreve, për vëndin pritës. Nga ana tjetër APPI, duke pasur fokus vetëm invetsimet, bëhet një katalizator në ekonominë e vendit pritës. Duhet të jetë përgjegjës të siguroj për IHD-të, infrastrukturë të nivelit të lartë dhe akses të menjëhershëm për punëtorë të aftë, teknikë, inxhinierë dhe menaxherë, që mund të kërkohen për të tërhequr investitorë të tillë. Më e rëndësishme, duhet të angazhohet në kujdesin pas investimit dhe të njohin mirë çfarë i bëri investitorët të kënaqur, si dhe potencialin e tyre për investime të reja.

3. Të rishikojmë taksat qëndrore. Ne nje ambjent konkurues internacional, kompanite dhe njerezit kerkojne te dine me mire per totalin e Takses se Detyrimeve(Në ekonomi, Taksa e Detyrimeve është efekti i një tatimi të veçantë në shpërndarjen e mirëqenies ekonomike. Taxa e Detyrimeve, është një masë e barrës tatimore të vendosur nga qeveria. Ajo përfshin taksat direkte, për sa i përket niveleve të larta marxhinale të taksave mbi të ardhurat individuale dhe të korporatave, dhe taksat e përgjithshme, përfshirë të gjitha format e taksave direkte dhe indirekte në të gjitha nivelet e qeverisë, si përqindje e PBB-së. Kështu, kompnenti fiskal është i përbërë nga tre faktorë sasiorë: (i)Shkalla e lartë marxhinale e taksave mbi të ardhurat individuale; (ii) Shkalla e lartë marxhinale e taksave mbi të ardhurat e korporatave, dhe (iii) Barra totale e taksave si përqindje e PBB-së.), e cila eshte e nevojshme te futet si koncept dhe tek ne per te unifikuar gjuhen e biznesit me EU. Referuar “2019 Index of Economic Freedom” kane bere nje llogari se sa do te ishte kjo takes ne vendin tone: Shkalla më e lartë e tatimit mbi të ardhurat individuale është 23%, dhe niveli më i lartë i taksave të korporatave është 15%. 

Taksat e tjera përfshijnë taksat mbi vlerën e shtuar dhe trashëgiminë. Totali i Takses se Detyrimeve është e barabartë me 24.9% të të ardhurave totale të vendit. Gjatë tre viteve të kaluara, shpenzimet qeveritare kanë arritur në 29.5% të prodhimit të vendit (PBB), dhe deficitet buxhetore kanë qenë mesatarisht 2.4% e PBB-së. Borxhi publik është ekuivalent me 71.2% të PBB-së. Keto jane indikatoret kryesore te cilet bejne nje investitor te vendose nese deshiron te jete pjese e ketij tregu ose jo dhe sidomos ne kete situate Shqiperia ka nevoje te jete konkurente, sidomos persa I perket takses individuale, keshtu do te sigurojme qe te mbajme talented dhe resurset brenda vendit dhe qeveria duhet të vazhdojë të zvogëlojë Taksen e Detyrimeve, sa i lejon dhe aritmetika buxhetore.

4.Të rishikojmë taksat lokale. Eshtë e rëndësishme të rishikohen taksat lokale, . nëse janë të përshtatshme për ti afruar këto investime, apo i largojnë? Panvarsisht se janë komponente të Këshillave Bashkiakë. Nëse një investitor dëshiron të vendosë panele diellore, ligji aktual parashikon taksa njësoj sikur të ishte ndërtim, në një tokë djerrë, ku nuk mund të ofrojë asnjë shërbim. Nuk ka kuptim të caktosh taksë ndërtimi, kur investitori nuk ka fare ndërtim, apo taksë pastrimi, kur ai nuk e ndot mjedisin. Duhet ti kushtohet vëmëndje e veçantë, mos ti kategorizojmë në të njëjtin thes të gjitha investimet dhe të taksojmë në raporte të drejtë me atë çfarë ofrojmë.

5.Të ngremë një Program të Zhvillimit të Shitësve, për të mbështetur proçesin e takimit, midis klientit të huaj dhe furnizuesit lokal. Për të forcuar kapacitetin e ekonomisë së vëndit, kjo strategji mund të ofrojë mundësi financimi për furnitorët indigjen, për investime të kërkuara në bazë të kontratave të blerjes nga blerësit e huaj (model i ngjashëm është Programi për Përmirësimin e Industrisë Lokale (LIUP) të Singaporit), ose të rimbursojë pagën e një menaxheri në një fabrikë të huaj, që vepron si një kërkues talentesh midis furnitorëve vendas (shembull Bordi i Zhvillimit Ekonomik të Singaporit).

6.Të mendojmë me kujdes për sektorët e parë më të nevojshëm. Vendimet për investime dhe vendndodhje të furnitorëve, mund të varen nga ato të investitorëve kryesorë shumëkombësh në ekonominë pritëse. Nuk duhet te harrojme mbajtjen e segmenteve në targjet: Bujqësi, Energji, Infrastrukturë (Rrugë, Aeroporte, Porte, Marina) Minerale.

7.Një strategji me fokus klientin. Një ndër pikat që tërheq një investitor është aftësia për tju përgjigjur nevojave të klinetit dhe nëse duam të jemi taktikë, duhet të përgjigjemi jo vetëm me efiçencë, por mundësisht duke qënë një hap para konkurenteve. Ne mund të sillemi sikur të ishim partnerë të kompanive në implementimin e strategjive dhe objektivave të tyre. Kjo mbështet proçesin e reklamimit dhe përthithjes së tyre dhe do na bënte agresivë (pozitivisht) në treg internacional.

8.Të forcojmë lidhjen e IHD-ve me ekonominë indigjene (të rrënjës). Të lejojmë presionin e konkurencës e hyrjeve të reja të huaja, me furnizuesit e tyre nga të cilët janë ngritur, për të krijuar një konkurencë të mëvonshme(Rhee et al., 1990) dhe të lejojmë forma të shumfishta, të asistencës direkte, nga kompania mëmë tek kompania vëndase (ajo e hapur në vëndin tonë), në formën e trajnimeve, ndihmë për të vendosur linja prodhimi,trajnimi i menaxhimit në lidhje me strategjinë dhe planifikimin financiar, ndihmë me kontrollin e cilësisë dhe prezantimin në tregjet e eksportit. Pra të lejojmë që kompanitë hyrëse, të vazhdojnë të kenë të njëjtat standarte pa qënë nevoja ti përshtaten standartit tonë. Kjo do të rrisë tek ne nivelin e biznesit dhe sigurisht dhe të kompanive vendore të cilat duhet të konkurojnë.

9.Inkurajimi i zgjerimit nga FDI në ekonominë indigjene (të rrënjës). Firmat locale, të krijuara nga menaxherë që kishin filluar në firma shumëkombëshe janë më të suksesshme dhe më produktive se të tjerët (Görg dhe Strobl, 2005). Menaxherët e firmave vendore, fitojnë njohuri për teknologjitë e reja dhe teknikat e marketingut duke studiuar dhe imituar konkurrencën e tyre shumëkombëshe (Javorcic and Spatareanu, 2005; Boly et al., 2015). Në mënyrë të ngjashme, lëvizjet e punëtorëve nga firmat multinacionale në ato lokale përhapin njohuri dhe aftësi.

10.Inkurajimi i investitorëve të huaj direkt që duan të vijnë për herë të parë. Firmat e huaja, që nuk janë tashmë pjesë e një rrjeti të gjërë të filialeve, janë më të gatshëm të pranojnë lidhje me furnitorët vëndas (Amendolagine et al., 2015).

11.Sigurojnë mundësi në kredi, duke reformuar tregjet financiare vëndase. Vendosja e një sistemi financiar miqësor, ndaj biznesit ndihmon firmat indigjene t’u përgjigjen sfidave dhe impulseve nga hyrje të huaja, të vetë-përzgjidhen në statusin e furnizuesit, dhe në këtë mënyrë të rriten dhe prosperohen (Alfaro et al., 2009).

12.Të riformojme Zonat e Proçesit të Exportit (ZPE) në mënyrë që ato të ngulen në ekonominë vëndase. (i)Duhet të evitojmë rregulloret e ZPE, që diskriminojnë krijimin e marrëdhënieve lokale me furnizuesit. Vendosja e zonave sekondare industriale për furnizuesit lokal. E ngjashme me një vënd afër zonës formale të proçesit të eksportit, ose të jetë si një status ligjor që lejon lidhje të lehta të huaja-vëndase. Psh siç mund të jenë këshilltarë për të asistuar në përzgjedhjen e furnitorit. (i)Mund të aplikojmë TARIC,(aplikuar tashmë në Slloveni) një tarifë e integruar e Bashkimit Europian, në një database shumëgjuhëshe duke integruar të gjitha masat në lidhje me tarifat doganore EU, komerçiale dhe të legjislacionit agrokulturor. Kjo do të unifikojë gjuhën tonë doganore me atë EU dhe do të lehtësojë në proçesin e import eksporteve.

Sipas të dhënave të Bankës Botrore, IHD në Shqipëri në vitin 2018 arrijnë vlerën prej 1.207 Billon dollar, dhe në tremujorin e pare te 2019 kanë pasur një rritje dhe me të lartë prej 324.3 milion dollar, krahasuar kjo dhe me tremujorin e fundit të 2018, e cila kishte një rritje prej 301,0 milion dollar, kjo falë disa iniciativave të qeverisë, si reformat legjislative dhe fiskale, ligjet e reja mbi partneritetet publike-private, prokurimin publik, zonat e tregtisë së lirë, regjistrimin e biznesit dhe nënshkrimet elektronike si dhe rol të rëndësishëm ka luajtur ratifikimi i “Kartës së Investimeve”: një iniciativë e Paktit të Stabilitetit që synon reformimin e mjedisit ligjor në mënyrë që të lehtësojë FDI në Ballkan.

Por deri me sot strategjite per IHD, zënë një vënd të vogël në strategjite vendore si: “Strategjia e Zhvillimit të Biznesit dhe Investimeve dhe të planit të veprimit për periudhën 2014 – 2020” si dhe në “Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim”, dhe “Axhenda Rajonale e Reformës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor Gjashtë”, por në të gjitha këto Investimet e Huaja Direkte nuk zënë as një kapitull të plotë, gjë që mendoj kërkon më shumë vëmëndje dhe një strategji më të plotë për Shipërinë. Në vendet e huaja, kjo strategji është një “libër më vete” i cili jo vetëm zbatohet dhe ndiqet rigorozisht por dhe konkurohet në nivel internacional cili shtet ka pasur strategjinë më të mirë të IHD-ve, të cilën për vitin 2018 e ka fituar Sllovenia. Shpresoj që shumë shpejt dhe në të kemi “Strategjinë tonë për tërheqjen e IHD-ve”.

4 komente në “Synime strategjike të Shqipërisë, për nxitjen e investimeve të huaja direkte”

  1. Kalec Dega says:

    Po pse kush a ai budall qe do te investoje ne Albanistan ku nuk egziston shteti/ligji pervec atij i METES/RAMES/BASHES/RUCIT e Saliut….

    tallin b ith gazetaret me shkrime propagandistike per te torullosur shqiptarin e shkrete….

  2. shqip says:

    Mire i ke shtruar si çeshtje, dhe per me teper media ka nevoje per oksigjen te tille. Faqet e medias se shkruar apo vizive, gati 90% e zene me kroniken e zeze, apo me politike luge boshe. Mirpo qe te jemi suficente ne ekonomi, si dhe te bejme hapa vigane si Singapori, Hong Kong, apo Taiwani, neve na duhet stabilitet politik. Me opozite qe e ka mendjen te guret e rruges, me politikane qe bejne akoma lufte klasash e biografi, keto strategji mbeten vetem sugjerime e deshire per ta ndryshuar kete vend. Shqiperia ka nje minus, ose me mire te themi, nuk ka forca qe mbulojne spektrin politik djathtas. E ashtuquajtura e djathta shqiptare eshte nje bashkesi elementesh anadollake, te perlyer me gjithfare kategorishe hileqare. Kesisoj edhe e majta progresive ne mungese te nje programi alternativ europeist te djathte, nuk e kryen ne max misionin e vet si force socialdemokrate europiane. Ndermerr reforma, po ato nuk arrijne pritshmerite e duhura pasi hasin ne mure e kundermure , pikerishte nga vizioni i ngushte i opozites se radhes. Kjo ben qe hapat te jene si “te breshkes, e jo te shpejte per te tejkaluar kete tranzicion te stergjatur.

  3. Lavdosh says:

    Pse nuk ve dhe linkun e shkrimit original, e kuptojme me mire se perkthimi google

  4. Jorgo says:

    Po nuk shkoje toka tek i zoti me ligj nuk bejme dot asgje po punojme ne boshllek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje