Testi i ri i gjakut që "parashikon" vdekjen me saktësi të pabesueshme

24 Gusht 2019, 12:20Shëndeti TEMA

Një ditë të gjithë do të vdesim. Por nëse do të kishit mundësi të zbulonit saktësisht kur do të vdisni, a do të dëshironit ta dinit?

Shkencëtarët nga Max Planck Institute for Biology of Ageing kanë zhvilluar një test të ri gjaku që mund të parashikojë nëse do të vdisni brenda 10 viteve të ardhshme.

Por jo vetëm, testi tregon nëse do vdisni brenda dekadës me një saktësi prej më shumë se 80%.

Për të zhvilluar testin, studiuesit analizuan 44.168 pjesëmarrës të moshës 18 deri në 109 vjeç, 5.512 prej të cilëve vdiqën gjatë periudhës së studimit.

Analizat e gjakut të pjesëmarrësve në studim zbuluan 14 substanca metabolike në gjak, që parashikojnë nëse një person mund të vdesë apo jo në 10 vitet e ardhshme.

Dhe studimi tregoi se një mostër gjaku e juaja mund të analizohet për praninë e këtyre treguesve biologjikë, për të treguar kur do të vdisni me një saktësi prej 83 përqind.

2 komente në “Testi i ri i gjakut që “parashikon” vdekjen me saktësi të pabesueshme”

  1. Nje qytetar . says:

    Po vete shkencetaret e percaktuan kohen e tyre te vdekjes !?
    O zot bota po iken per lesh.

  2. Plaku Xhuxhumaku says:

    Po, po dhe njeri, qe i kishte dale se do te jetonte te pakten edhe 10 vjet te tjera, sa doli ke dera e spitalit e shtypi autobuzi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje