Kunati i Lulit sqaron Jarin për qarkoren!

Pas shqetësimit që Jari shprehu lidhur me qarkoren e Kunatit të Lulit për gazetarët armiq në media dhe qëndrimin që duhet mbajtur ndaj tyre, Kunati i dërgoi një letër qetësuese, ku shpjegon dhe strategjinë e qarkores.

I dashur Jari!

E lexova me vemendje sqarimin tënd dhe shqetësimin që ke, pse Luli ka shmangur nga qarkorja sulmet e gazetarëve ndaj teje dhe Doktorit.

Së pari dua të them se sikurse e pe dhe vetë qarkorja ishte e gjatë dy faqe dhe Luli nuk mund të shkruajë dot kurrë kaq gjatë. Pra qarkoren e bëra unë me zyrën time. Lulin vetëm e njoftuam për atë.

Së dyti vendosëm të fokusohemi tek armiqtë e Lulit, jo vetëm se ata janë njëkohësisht edhe armiqtë e tu dhe të Doktorit, por se Luli ka çfarë humbet kurse ju e keni kapur kulmin tuaj.

Të dy keni qenë President, kryeministra e ministra. Luli ka qenë vetëm ministër dhe kryetar bashkie. Pra ai ka çfarë humbet, pasi i ndërpritet ëndrra në mes.

Së treti, letra synonte jo vetëm të demaskonte armiqtë tanë klasikë, por dhe këta armiqtë e brendshëm që bëjnë sikur janë mërzitur me Lulin, pasi keqkuptohet elektorati dhe kur ata sulmojnë Lulin i besojnë. Madje këta janë dhe më të rrezikshëm.

Ndaj e shikoj të udhës të të sqaroj se synimi i qarkores nuk është të tregojë se sa të rrezikshëm janë këta gazetarë, por thjeshtë kush janë. Kjo na duhet shumë në të ardhmen, pasi kompania ime që merret me “data” ka mundësi të depërtojë në gjithë faqet dhe të kuptojë se kush nga PD lexon dhe çfarë lexon.

Nëse i kapim që lexojnë këto faqe dhe këta gazetarë, ata do kenë pasoja pasi do t’i përjashtojmë nga partia.

Po ashtu nëse një anëtar i Këshillit Kombëtar apo i zgjedhur i PD, kapet duke parë emisione armike, po ashtu do merren masa.

Pra lista është një mënyrë për t’u dalë borxhit armiqve të brendshëm që të mos kenë justifikim që janë infektuar nga propoganda e armikut.

I juaji Kunati!

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *