Për ata që presin Bashën të rikthehet në sistem!

Nga Mero Baze

Ka një dëshpërim të ligjshëm nga opozitarët për mënyrën se si duhet të bindet opozita të rikthehet në sistem. Arben Ristani i dëshpëruari i fundit nga Lulzim Basha dhe dalja nga sistemi, thotë se duhet të përdorim dakordësinë me Reformën në Drejtësi, si mundësi për t’u rintegruar.

Deputetë të tjerë të opozitës së re në Kuvend nga lista e PD, bëjnë thirrje për t’u ulur për Kodin Zgjedhor, dhe reformën kushtetuese si bazë për afrimin politik të opozitës në Kuvend.

Qeveria e ka dhe më me nge, duke folur me gjuhë të drunjtë dhe duke bërë indiferentin në këtë histori.

Presidenti, herë pas here kur zbret nga Mali, thotë se këtë punë do ta zgjidhte 13 tetori, por se dëgjoi njeri.

Në fakt që të gjendet kyçi i rikthimit të opozitës në Kuvend, duhet të shikohet cili është problemi i Lulzim Bashës që e nxori nga sistemi.

E vërteta është se djegia e mandateve dhe bojkoti i zgjedhjeve ishin një skemë e Berishës dhe Metës për ta bërë Ramën të dorëzohej para se të përfundonin së ngrituri institucionet e Reformës në Drejtësi, me qëllim që të kishin mundësi t’i bllokonin ato.

Lulzim Basha u vu në dispozicion të tyre për hallin e tij. Dhe halli i tij ishte se ai nuk i fitonte dot zgjedhjet dhe do të fillonte të dëgjonte këngën e dorëheqjes si më 2017.

Tani që eksperimenti mbaroi dhe Berisha e Meta nuk e ndalën dot ngritjen e institucioneve të Reformës, i vetmi që është gati ta mbrojë daljen nga sistemi, është Lulzim Basha, pasi ai ka problem të shkuarit në zgjedhje.

Për ta detyruar atë të rikthehet në sistem nuk mjaftojnë leksione morale, as skema që tregojnë rrugën e duhur. Edhe pse lë shumë për të dëshiruar nga inteligjenca, ai nuk është se nuk e di, si mund të rikthehesh në sistem.

Që ai të detyrohet të mendojë seriozisht për të ardhmen e tij politike, të dëshpëruarit prej tij, kanë vetëm një rrugë, dhe kjo s’ka të bëjë me leksione morale se si kthehesh në sistem, por të formojnë parti të reja të dala nga PD, që duan të integrohen në sistem.

Është pak a shumë ajo që Genc Pollo i ka bërë Berishës në vitin 2000 dhe 2001, kur Berisha po ashtu kishte ndërmend të bojkotonte zgjedhjet.

Formimi i partisë së Genc Pollos e tërhoqi zvarrë Berishën në zgjedhje, nga frika se ai i merrte primatin e opozitës, pasi filloi ta quante “kryetari i vulës”.

Ky fenomen duhet të ndodhë. Partia Bindja Demokratike, e cila edhe pse konkuroi në 40 për qind të territorit, në kushte mungese të plotë të çdo infrastrukture, me atë rezultat që mori aty ku konkurroi, dhe nën terrorin e PD që bënte presion mbi çdo votues të saj, mund të përfaqësohet në çdo qark në parlament.

Ky është një fakt inkurajues që edhe grupi i ri i deputetëve në Parlament, duhet të bëjë të njëjtën gjë. Ata duhet të formojnë urgjent partinë e tyre, duke përzgjedhur elementë të rinj, të pakompromentuar që duhet të fillojnë të mbledhin votat e pakënaqura nga dalja prej sistemit.

Me ta, ose më vete mund të krijojnë parti dhe figura të tjera politike të PD, që më kot presin që Berisha të lëshojë Bashën e të thërrasë ata.

Pas kësaj nëse kanë fuqi të bashkohen, apo të federalizohen si aleancë e re mund të vazhdojnë.

E vetmja recetë që e fut Bashën në alarm, dhe e gjunjëzon atë, është krijimi i partive të reja opozitare, që pranojnë sistemin, ulen në tryezë për reformën zgjedhore dhe bashkohen me njëra tjetrën për të hyrë në zgjedhje.

Vetëm kur të ndodhë kjo, ju do të shikoni se Lulzim Basha nuk do ngrefoset më me Dash Shehin, Nard Ndokën apo Fatmir Mediun, pasi ata nuk i duhen më askujt, por do vrapojë të zërë vendin e vet në sistem. Nëse jo, rruga e mbarë.

Por populli opozitar duhet të ketë disa alternativa në mënyrë që të imponojë reformimin e PD dhe rikthimin e saj në sistem. Nëse Lulzim Basha nuk shikon në horizont se i rrezikohet karrigia dhe i humbet shpresa për të qenë ai përfaqësues i opozitës, atëhere e keni duke pritur në tryezë të bisedimeve. Madje më parë me Ramën se sa me Rudina Hajdarin, Patozin apo Ristanin.

 

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Për ata që presin Bashën të rikthehet në sistem!”

  1. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Jam krejt me ty, Mero.
    Luli, Ikkkkkk !

  2. Komentuesi says:

    Drejt,saket dhe fakt.

  3. Populli says:

    O gelbaze komuniste!
    E di besoj kush te paguan realisht?

  4. Olimpia says:

    Mero ,e vetmja rruge qe Shqiperia te behet nje vend normal eshte shberja e PD…Spese qe kur ka lindur ,me perjashtim te 3…4..muajve te pare ,u dominua plotesisht nga hitleruci Berisha .Ndersa u zhduken intelektualet,Berisha thirri ne krah te tij detashmentet me bandite primitive tribale te te gjithe zonave te cilet realisht moren pushtetin.Shume nga keta personazhe vinin nga bota e krimit apo e kontigjenteve te zbulimeve greko…serbe.Prandaj cdo shqiptare normal duhet fa kuptoje se PDeshte thjesht nje bande,por per fat te keq ,e madhe ,e rrezikeshme ,e drejtuar nga personazhi me i zi ,me krimineli,me antishqiptar qe ka njohur histeoria e shqiptareve.
    Ne radhe te pare borgjezia e re prodhuese duhet te investoje fuqimisht per ngritjen e nje te djathte moderne,liberale,antifashiste.Spese te gjithe te djathta moderne te shteteve perendimore jane thellesisht antifasciste,Duke filluar nga konservatoret britanike,republikanet amerikanet ,kristiandemokratet e vendeve te ndryshme,degolistet francese etj.Intelektuale te rinj liberale,pavaresisht moshes ,duhet te ndertojne nje platforme te besueshme politike,ekonomike dhe shoqerore ,nderkohe nepermjet rrjeteve sociale dhe formave te tjera te ndermarrin nje fushate te tjere per te terhequr ate pjese te moderuar qe voton akoma Berishen .Duke denoncuar karakterin tribal primitiva te PD dhe duke afirmuar idete liberale moderne te partire popullore europiane.Mundesisht te bashkohen ,qe nga BD ,deputetet e opozites ne parlament dhe zerat nga rinia dhe nota intelektuale me prirje te djathta .Spese ,,secili per vehte,,veshtire te arrihet nje perkrahje e konsiderueshme per te shuar te keqen e madhe .banden e madhe PD..

  5. FLUTURA says:

    Ne hall te madh eshte Luli, po ne hall me te madh eshte vendi, sepse do urgjent nje opozite zyrtare. Prandaj, te mos presin demokratet sa te mendohet Luli, por te organizohen.

  6. Ethem Lalaj says:

    Jam 100 % dakort me ju i nderuari M.Baze.Por do te perforcoja mendimin se:
    1-Me pare duhet te behet VETINGU i politikaneve nga SPAKU & E BKH.Besoj ky eshte edhe opsioni Amerikan & Europian.Pasi SALIU,Li KJA,LULI e ko…me qendrimin e tyre kunder te gjitheve nuk durohen me si opozitar te dale boje me pikpamje antidemokratike.Kjo u pa qe ne 2017 kur kokat e botes nuk i mbushen dot mendjen Lul-Saliut te futej ne kuvend.Por kjo u be nga Edi Rame me konçesionet qe i beri.
    2-Opozitareve duhet tu mbushet mendja qe te geqin qafe Saline i cili nuk lejon reformimin e PD por dhe demokratizimin e vendit.Ai nuk lejon krijimin e partive te reja fraksioniste jasht PD,pasi nuk ka garanci te asnje-tjeter veç Lulit te Argites qe te shpetoj vehten dhe familjen.Kjo pasi qe te dy kane vjedhur e vrare sebashku.Dhe kjo do te thot:”O fitore ne tavoline pa Edi Ramen K.Minidter ose te dy ne burg.. nese do te dali nje burre prej “burri”te firmosi arrestimin e tyre..SB,IM,LB.
    -Rruga tjeter e ketyre te treve..e ko.. eshte drejt veri-lindjes-jug-lindjes,te cilet kan 30 vjet qe bashkpunojne.

  7. Ilirida says:

    Luuuuuuliiiiiiiiiiii iiiiiikkk,the qaaaaafën sa më
    parë më mirë.
    P.s. mere me vehte dhe lugatin e Viçidollit!!!!.

  8. Luani says:

    Nuk duhet të ikë vetem Luli. Basha eshte vetem maja e ajzbergut. Pjesa e padukshme ajo qe krijon keto anomali ne PD eshte Berisha. Te dy keta duhet ta leshojne nga kthetrat e tyre PD-ne. Vetem atehere zerat si Ristani mund te degjohen brenda partise.

  9. Ce says:

    Po këto partickat me nga një antar si particka e Flamur Gerdecit, E Nard Nikoll Lehesit, e Agron Dukës që kanë vetëm kryetarë dhe elektorat zero do hyjnë në koalicion me Nafije Dybeku Baxhelles që ka plagjiature diplomë.

  10. shpetim says:

    Hape dhe ti nje parti o Mero… Si i dale nga PD qe je…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *