Një shpjegim për idenë fikse të Bashës për lekët

Nga Mero Baze

Pashë sot një shkrim të gazetës “RD”, kundër një gazetari të ri, që së paku gjashtë vitet e fundit ka qenë i pozicionuar pro Partisë Demokratike dhe më shumë se sa pro saj, pro Lulzim Bashës. Nuk pres të gjej argumente, kur një parti shpall tradhtar një gazetar, por në gjithë këtë ligjërimin e fundit të Bashës dhe PD kundër gazetarëve, shikoj një ide fikse të Lulzim Bashës, duke përmendur fjalën “blerje”.

Ideja e tij fikse është se gjithçka që nuk është e tij, është diçka e blerë nga dikush tjetër. Ai flet për gazetarë të blerë, zgjedhje të blera, deputetë të blerë, parti të reja që formohen të blera, disidentë brenda partisë së tij të blerë, kundërshtarë të tij të djathtë tradicionalë të blerë…

Nuk kam gjetur në asnjë arsyetim të tij, ndonjë gjë politike, ndonjë arsyetim normal prej politikani, apo qoftë dhe njeriu të thjeshtë, përveçse idesë fikse, që ai është viktimë e blerjeve kundër tij.

Kjo në fakt është sindroma e njeriut që në jetë ka blerë gjithçka dhe nuk e kupton dot lirinë e tjetrit për të zgjedhur një gjë që nuk ka lidhje me interesat e tij.

Jeta e tij është e gjitha një një proces poshtërues, ku gjërat i ka arritur duke shitur personalitetin e tij. Që nga shkollimi në Hollandë, puna si DJ dhe përkthyes në Kosovë, ngjitja pas Argitës, deri sa e solli si kollovar në PD, e më pas çdo hap i tij drejt parave dhe pushtetit, është një proces i diktuar nga lekët.

Ndaj mos u çudisni që ai çdo shpjegim për botën e ka me lekë.

Ai është soji i politikanit që s’ka ide, por mendon se idetë mund t’i blejë tek konsulentët që i paguan shtrenjtë.

Ai është soji i politikanit që nuk ka personalitet, por mendon se personaliteti forcohet, po të blesh një foto me Trumpin.

Ai është soji i politikanit pa adhurues, dhe mendon se adhurues quhen ata që paguhen për të ardhur në miting.

Ai është soji i politikanit pa karizëm, dhe mendon se karizma blihet në shtyp, duke blerë mbështetje me lekë.

Ai është soji i politikanit që vetëm humb elektorat, dhe mendon se kjo vjen ngaqë s’ka mjaftueshëm para për të blerë vota.

Dhe kur bëri marrëveshje me Edi Ramën më 2017, shumica e marrëveshjes ishte për lekë, si të mos paguanin në fushatë, si të mos bënin reklama, si të mos bënin postera etj.

Kur një pronar mediash i flet atij për halle financiare, ai me siguri numëron poshtë tavolinës sa lekë është duke i kërkuar.

Kur një gazetar pro tij mund t’i qajë hallin se është i varfër, ai me siguri mendon se është duke i kërkuar lekë atij.

Ndaj sa herë dikush prej tyre nuk është më luajal me të, ai mendon se dikush tjetër i ka dhënë lekë dhe ka ikur.

Ndaj mos u çudisni që ai shpjegon gjithë problemet e tij dhe gjithë krizën në të cilën ka futur opozitën, me punë lekësh.

Ai ka paguar shtrenjtë në jetë, për të qenë aty ku është, dhe nuk e kupton që dikush tjetër me duar në xhepa, me personalitet, me ide dhe karizëm, mund të arrijë majat, pa paguar asnjë lek.

Kjo i duket jo legjitime, pasi duhet shpjeguar patjetër me lekë.

Edhe kryetar i një bordelloje po të ishte, nuk do ishte kaq i bindur që për seks duhet paguar gjithnjë. Ndodh dhe pa paguar, kur nuk të shikojnë si kuletë.

REMOTE_ADDR:[]

10 komente në “Një shpjegim për idenë fikse të Bashës për lekët”

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      E po ç’faj ka Luli
      ja që s’ka haber
      që kur nisi punë
      ishte kamarier.
      .
      Kohët kan ndryshuar
      por, Luli si ish
      punën po e bën
      të marrë bakshish.
      .
      E kujt ti besojë
      kur bën një pazar
      ndaj tani bakshishin
      e merr si kapar.
      .
      Dhe me deputetët
      ca para u mblodhi
      i vuri në listë
      e pastaj i zgjodhi.
      .
      Sa lirohet vendi
      e mbetet vakant
      e zgjedh Lulëzimi
      tjetrin me ankand.
      .
      Pavarsisht se Luli
      duket si zullap
      këtu e ka saktë
      Më jep, që të jap.
      .
      .

  1. Petriti says:

    Po edhe ata sharabajken qe mori per grua e mori vetem se kishte para si mbesa e Vehbi Alimuces….

  2. Gazetari says:

    Baze, ti je shembulli konkret qe gjithçka blihet dhe shitet.

  3. Ethem Lalaj says:

    Pune te mbare z.Mero & Temes.Nuk mund te mos shkruaj edhe une per Lul-Artistin..siç e pershkruan KM Rama.Se Ai dhe jo vetem e njohin mire tashme se kush eshte,kush e pruri aty,pse e pruri,çfar po bene,kush e urdheron dhe..mbi te gjitha ku shkon PD nen drejtimin e tij dejure se fefakto PD po e varros Sali Ram Berisha,sipas parimit ” per inate te sime vjerre do te flê me mullixhine..”Dmth..e ksaj mendoj une eshte..Meqense Edi Ramen nuk e mundim dot me zgjedhje..po bejme kete e ate..qe ti mbushim mendjen botes se vetem PD ne pushtet dhe tashme Luli K.Minister mund te shpetoi shqiperine.Por jo vetem ne por gjithe opinioni nd/kombrtar e dine tanime kush eshte Saliu,Luli,likja e KO.Dhe largimi prej instutucioneve te PD ishte menyra e vetme me e mire qe deshironte edhe SHBA+BE,pasi PD u kthye si nje bande -vegel e ISISI.
    -Une do thoshja se Luli ka vetem si ane pozitive LYERJA E FLOKEVE ME XHEL.Kjo te pakten e zbukuron per te kandiduare per MIS brenda PD.
    -Dhe Ai qendron akoma ne PD se eshte Saliu gjalle.Dhe para Saliut nuk del kurkush.Se po doli..e psojne si A.Hajdari,S.Olldashi,etj.
    -Dihet tashme se si i ka vene leket
    L.Basha ku ka dekluare para 6 vjetesh mbi 1 mil.€.
    -Dihet se 230 mil.€ te Rruges Kombit kush i mori.Si u ndertua pallati ne Vlore dhe demshperblimi prej Rames me 15 mil.€.
    -Dihet sa banesa ka ne Shqiperi e jashte saje..Si e ka marre e sa e ka marre TOKEN NE TEPEKENE.!!! Po ne Tepelene çfar deshi valle..!?
    -Ne Tirane ne pallatin 13 kwtesh ku banon ka ndertuare 4 dhoma pa leje dhe..Rama e Veliaj akoma nuk po ja prishin.Siç duket kjo do zej vend ne marrveshjen e Re Rama-Basha.
    -Une besoj se po qe se mund ta shtrydhesh Lilzim Bashe…vetem leke nxjertin nga te gjitha gjymtyret e trupit.Ai dhe shume te tjere ne politike nuk bejne kote gurgulen me sharje,shpifje,dhune per te ardhur ne pushtet.
    -E FUNDIT PER SOT:
    -Sa te jet Lul-Saliu ne krye te PD..dhe fryma Berishiste..
    .Edi Rama e PS do te qendrojne gjat be Pushtet.Te pskten deri ne 2050..–Dhe ne TEMA do te shkruajne femijte ,nipat tane.
    -Ju pershendesim nga Mallakastra TRIME.FLM qe na keni botuare shume opinione modeste.

  4. Komentuesi says:

    Bravo zoti Mero.E ke thare.Basha i ka te gjithe keto vese qe the.Ai eshte vetem nje tyryfyç. Basha jo vetem eshte i paafte,por kete punen e lekeve e ka sindrom nga tyryfyçi tjeter,qe sot eshte bere nje plak i rrjedhur,germuq,Sali Berisha.

  5. Ana says:

    Shume shkrim i bukur dhe domethenes. Ndersa ju zoti Baze nuk jeni i tille. Ju cdo gje e beni per ideale dhe per nje drejtesi hyjnore. Sidomos kete gje e keni treguar me shkrimet e juaja gjate mbreterimit te Berishes ku i justifikonit cuditerisht mjeshterisht bemat etij prej nje diktatori dhe krimineli te sojit Sllobodan Miloshefic. Me te vetmin ndryshim se ky saliu yne i bente me popullin e tij.

  6. Zeqir Xhaferaj says:

    Mero, meqenëse ti po i jep të drejt vehtes të mendosh se ai demonstruesit i ka me pagesë, pse ai të mos mendoj se ti je i shitur?

  7. Zeqir says:

    Mero ti po aludon se protestuesit që po e mbështesin Bashën janë të paguar. Pra nëse ti dyshon te ai pse të mos dyshoj edhe ai se ti je i shitur te qeveria?

  8. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    .
    E po ç’faj ka Luli
    ja që s’ka haber
    që kur nisi punë
    ishte kamarier.
    .
    Kohët kan ndryshuar
    por, Luli si ish
    punën po e bën
    të marrë bakshish.
    .
    E kujt ti besojë
    kur bën një pazar
    ndaj tani bakshishin
    e merr si kapar.
    .
    Dhe me deputetët
    ca para u mblodhi
    i vuri në listë
    e pastaj i zgjodhi.
    .
    Sa lirohet vendi
    e mbetet vakant
    e zgjedh Lulëzimi
    tjetrin me ankand.
    .
    Pavarsisht se Luli
    duket si zullap
    këtu e ka saktë
    Më jep, që të jap.
    .
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *