Sonila flet për origjinën e saj nga Sukobina në intervistë me Albinin

Sonila sot vendosi ta nisë emisionin me një intervistë me Albinin.

Për shkak të vështirësisë që ka për njohjen e gjërave në Kosovë, kishte punuar shumë dhe kishte përgatitur para emisionit pyetjet.

Sonila: Zoti Kurti. Zgjedhjet në Kosovë janë një rast ideal për të testuar diskrecionin e qytetarëve ndaj politikës dhe në një farë mënyre të jenë më eksplicite në demonstrimin e asaj që ata duan t’i përfaqësojnë.

Sa adekuate është tani një trend i ri i Vetëvendosjes drejt pushtetit dhe a besoni se do t’ia arrini?

Kurti: Po.

Sonila: Shqipëria është shumë e interesuar për zgjedhjet në Kosovë.

Njerëzit këtu janë tërësisht të përfshirë në intesionin e zgjedhjeve atje, për shkak se vetëm pjesërisht kanë konsumuar emocione elektorale këtë qershor.

A e ndjeni këtë dhe ju?

Kurti: Po

Sonila: Është diskutuar shumë për marrëveshjen Serbi- Kosovë dhe idenë  e shkëmbit të territoreve.

Ideja e prekjes së kufijëve të Kosovës buron nga inkoshienca sllavofile e politikanëve shqiptarë.

A do të luftonit edhe ju për ndryshm të kufijëve të Kosovës?

Kurti: Po.

Sonila: Kjo është një gjë e pabesueshme. Imazh juaj këtu është se ju jeni gati të vdisni për Kosovën e pavarur, ndërsa partitë e tjera janë oportuniste.

Si ka mundësi kjo?

Kurti: Po. Gjithnjë kemi luftuar kundër një Kosove të pavarur dhe për ndryshimin e kufijëve të saj.

Duhet me u bashku me Shqipërinë.

Sonila: Ah, kjo ishte një surprizë që të impresionon me qetësinë me të cilën e thoni dhe që rezaton impostimin e problemit të Kosovës në Shqipëri. A mendoni kështu?

Kurti: Po. Kemi hap degën e Vetëvendosjes në Shqipëri si hapi i parë i bashkimit.

Sonila: Unë kam bërë një resarch për emrin tim, pasi kam qenë gjithnjë kurjoze, dhe më rezulton se emri Sonilë vjen nga fjala Sukobinë, ngaqë fillojnë të dyja me S.

Tani mësova se dhe ju jeni me origjinë andej.

Kurti: Po. Veç aty flasin shqip ende.

Sonila: Ja pra dhe një detaj më shumë nga bashkimi kombëtar. Faleminderit që ishit me mua.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Sonila flet për origjinën e saj nga Sukobina në intervistë me Albinin”

  1. Demokrati says:

    Kjo eshte nye idjote….megallomane….qe di te fryj vetem turinjte…..så poshte ka rene gazetaria

  2. Rodriges Sukobina says:

    Shume gjetje e goditur Sonila Meço-sukobina, fiks nje tyryfyçke qe nje zot e di se çfare kakaris ne temporen e saj tani qe dhe Begeti po falimenton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *