Jari njihet me qarkoren e re për librin e Balliut

 

Një qarkore e re ka dalë nga zyrat e Lulit, lidhur me mënyrën se si duhet të lexohet dhe shpërndahet libri i djalit të Fahriut “Misioni i Unazës”.

Pasi i ra në dorë libri, Jari vendosi ta shpërndajë qarkoren publikisht:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju udhëzon!

Po ju shpërndaj qarkoren që Luli ka përgatitur lidhur me mënyrën se si duhet lexuar dhe punuar në organizatat bazë, libri i djalit të Fahros, “Misioni i Unazës”:

“Udhëzim për organizatat bazë të partisë

Libri “Misioni i Unazës” është një botim i shtëpisë botuese “55”, i cili synon të bëjë simbol të kauzës opozitare betejën e banorëve të “Unazës së Re” dhe udhëheqësit të tyre Klevis Balliu, të cilëve do t’u prishen shtëpitë që kanë ndërtuar pa leje.

Libri përpara se të lexohet, duhet të blihet nga gjithë anëtarët e organizatës.

Pra në mbledhje nuk duhet të shkojë askush që nuk ka blerë librin.

Pasi të blejnë librin, ata nuk e kanë detyrim ta lexojnë, pasi atë do ta bëjnë kur të mblidhen në organizatë.

Kjo duhet të bëhet në çdo organizatë të Tiranës dhe duhet të raportohet shitja pranë zyrave të PD, ose tek zoti Balliu.

Paratë duhet të mblidhen në cash, pasi nuk duhet t’i paguajmë taksa kësaj qeverie të korruptuar.

Libri përmban rrëfime të djalit të Fahriut, që nga dita e parë e protestës deri më sot, kujtime nga netët e ftohta të dimrit mes “Unazës”, si dhe beteja me policinë.

Ai tregon natën e tij të vështirë në qelitë e komisariatit, si dhe betejën e Fahros me gjyqtarët për ta liruar në sallë të gjyqit.

Në libër janë të përfshira disa këngë popullore kushtuar Klevisit, si dhe vlerësime që Lul Basha ka për figurën e tij.

Libri ëshët detyrim për t’u blerë nga çdo demokrat, pasi ai u zëvendëson mungesën e gazetës “55”, e cila ka dy vjet që nuk botohet më, por askush nuk ka dijeni, dhe vazhdojnë paguajnë Fahron.

Për t’ua shpërblyer këtë, ai ka botuar këtë libër.

Familja Balliu pranon dhe donacione mbi çmimin e librit dhe angazhohet që kushdo që ka blerë libër, të jetë kandidat për t’u zgjedhur drejtues në PD apo në zgjedhjet e ardhshme.”

Unë e bleva një kopje dhe e kam vendosur tek bufeja, krahas librit “Berisha mes kasandrave”, shkruan Jari.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Jari njihet me qarkoren e re për librin e Balliut”

  1. Raimond vlonjati says:

    Mos e kruaj me Jarin ti sherdhat dreqi

    Se Jari esht shum kopetent , por s’do vet,
    se i ngjan ketij timt 😂😂😂

  2. Albi says:

    Ka akoma njerez qe qeshin me keto? Me vjen keq per to, me shume se per kete qe e ka shkruar, qe te pakten paguhet dhe keshtu te pakten shperblehet edhe nese nxjerr zorret ndersa shkruan keto gjera komplet bajate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *