31 mesazhet e mëdha të Nënë Terezës që duhen rilexuar në çdo kohë

Nënë Tereza, humanistja e njohur shqiptare, fituese e çmimit Nobel për paqe, lindi më 26 gusht 1910.

Ajo ishte fëmija i tretë i prindërve Kolë Bojaxhiu (Nikollë Bojaxhiu), me origjinë nga Mirdita dhe Drane Bojaxhiu (mbiemri i vajzërisë Barnaj) nga Novo Sella e Gjakovës.

Nënë Tereza u largua nga më 26 shtator 1928 nga Shkupi në drejtim të Dublinit, Irlandë. Më pas ajo u vendos në Kalkuta (Indi), ku fillimisht u bë mësuese dhe shumë shpejt drejtore e shkollës së vajzave.

Nënë Tereza e Kalkutës e quajtën kur themeloi urdhrin “Misionaret e Dashurisë” (1951) për t’u shërbyer më të varfërve dhe më të pashpresëve të Kalkutës, Indisë dhe gjithë planetit.

Në vitin 1979, mori çmimin Nobel për paqe.

Më poshtë po përcjellim disa nga shprehjet që ja vlen të rilexohen në çdo kohë.

1- Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.

2- Ngaqë nuk mund ta shohim Krishtin, nuk mund ta shprehim dashurinë tonë për Të, por fqinjët i shohim gjithmonë, prandaj mund të bëjmë për ta çfarë do të donim ta bënim për Krishtin, nëse do ta shihnim.

3- Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.

4- Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtet pa fund.

5- Nganjëherë, ne mendojmë se varfëri do të thotë vetëm të jesh i uritur, i zhveshur e pa shtëpi. Varfëria e të qenit i padëshiruar, i padashur, pa njeri që të kujdeset për ty, kjo është varfëria më e madhe. Ne duhet të fillojmë nga shtëpitë tona për t’i dhënë fund kësaj lloj varfërie.

6- Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.

7- Të gjithë e provojmë në jetë dhimbjen, vetminë. Duhet të kemi guxim e t’i njohim kur vijnë. Të varfrit mund t’i keni edhe në familjen tuaj. Gjejini. Duajini.

8- Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.

9- Të varfrit na japin shumë më tepër nga sa u japim ne atyre. Ata janë kaq të fortë, jetojnë çdo ditë pa ushqim e nuk mallkojnë kurrë, nuk ankohen. S’kemi nevojë të tregojmë mëshirë apo simpati për ta. Kemi kaq shumë për të mësuar prej tyre.

10- Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.

11- Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.

12- Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!

13- Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.

14- Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.

15- Të varfrit na japin më shumë seç u japim ne atyre. Ata janë njerëz kaq të fortë, duke jetuar ditë për ditë pa ushqim. Dhe ata kurrë nuk mallkojnë, as nuk ankohen. Ne nuk duhet t’u japim atyre simpatinë, por duhet të mësojmë nga ata.

16- Kam zgjedhur varfërinë për njerëzit tanë të varfër. Por jam e nderuar të marr çmimin Nobel në emër të urisë, zhveshjes, të pastrehëve, të verbërve, të sëmurëve, të atyre njerëzve që janë të padëshiruar, që nuk i do njeri, nuk kujdesen për ta. Njerëzit që ndihen të braktisur nga shoqëria dhe të refuzuar nga të gjithë.

17- Nëse luksi na rrethon, ne humbim shpirtin. Ne do jemi të aftë të duam të varfrit nëse njohim varfërinë dhe jemi vetë të varfër.

18- Nuk kam qenë kurrë më parë në një luftë, por kam parë urinë dhe vdekjen. E kam pyetur veten se çfarë ndiejnë ata kur e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj. Ata janë të gjithë bijtë e Zotit. Pse ata e bëjnë këtë? Nuk e kuptoj.

19- Zoti do gjejë një person tjetër më fisnik, më të devotshëm, më të përkushtuar ndaj tij dhe shoqëria do vazhdojë.

20- Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e tij.

21- Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.

22- Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba për të sjellë paqe në botë, ne kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.

23- Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.

24- Nuk është vetëm një gjë që ju mund ta bëni, nuk mundem as unë të bëj vetëm diçka, kështu që le të bëjmë diçka të bukur së bashku.

25- Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.

26- Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.

27- Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

28- Buzëqeshni njëri-tjetrit. Gruas tuaj, burrit tuaj, fëmijës tuaj – nuk ka rëndësi kujt, kjo ju ndihmon ta rrisni dashurinë për njëri-tjetrin.

29- Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan ne duhet të mësojmë se si të falim.

30- Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit – ata në shtëpi.

31- Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “31 mesazhet e mëdha të Nënë Terezës që duhen rilexuar në çdo kohë”

  1. Artur Grami says:

    Ky njeri i madh ,jam krenar per te qe ishte Shiptare ❤️❤️❤️

    1. askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten......[PLATO] says:

      a do te ndihej krenare Shn.Tereza per ty nese ti je ……..turkoshqipfoles!

  2. Artur Grami says:

    Ky njeri i madh ,jam krenar per te qe ishte Shiptare ❤️❤️❤️ Nene Teresa ❤️❤️❤️

  3. the 5 of November says:

    Keni perseritur 3 here Gjerat e vogla me dashuri te madhe 1;13;27. Pastaj te varferit 9;15
    dhe e fundit me e bukura nga te gjitha kulmi i te gjitha kulmeve:
    Pika 6. “Vuajtja eshte dhurata me e madhe e zotit”

  4. Kola says:

    Ka theme ndonje fjale per perversitetin e Enver Hoxhes kjo paqesorja. Ne te vertete ka mbyllur gojen

  5. vaso pasko says:

    Vuajtjet qenkan dhurat e zotit ? Nen tereza nuk ka qen perendi. Ajo ishte nje njeri I zakonshem. Ne vuajtje ka dicka te shenjt por kur teperohen…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *