Jari këshillon vetëpërmbajtje për raportin e ODHIR

Pas ekzaltimit të Lulit për raportin e ODHIR, Jari vendosi të sqarojë demokratët, se duhet të jenë të kujdesshëm në këtë pike:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

E lexova me vëmendje raportin e ODHIR dhe jam dakord që ata i kanë përshkruar me hollësi gjithë arritjet tona në zgjedhje, pra faktin që nuk morëm pjesë, që zgjedhjet ishin një partiake dhe që KQZ ishte e një-anshme.

Por duhet të bëjmë kujdes, se mund të gjendemi para një kurthi.

Siç e dini, zonja Glover është një armike e vjetër e Doktorit dhe ka sulmuar dhe zgjedhjet e 26 majit 1996.

Në atë kohë ajo i quajti zgjedhjet e pavlefshme dhe një hap pas për demokracinë, duke rekomanduar përsëritje të tyre.

Tani ajo rekomandon reformë zgjedhore.

Kjo mund të krijojë keqkuptime të mëdha, ndaj duhet kujdes kur flasim për raportin.

Atë duhet ta lavdërojmë vetëm tek të huajt, jo në Shqipëri.

Nëse e lavdërojmë në Shqipëri, duhet të pranojmë të ulemi në tryezë me Edi Ramën dhe të legjitimojmë skemën e tij.

Ne nuk duhet të biem në kurth.

Ne nuk kemi punë me zgjedhjet, me Edi Ramën.

Ne duhet ta lëmë atë të bëjë zgjedhje vetëm të këqija si këto, dhe kur të mbarojë ai, pastaj dhe ne kemi të drejtë të bëjmë zgjedhje vetëm.

Ulja në tryezë me Ramën për reformën zgjedhkore është vdekja jonë, ndaj nuk duhet ta pranojmë.

Raporti i OSBE- ODHIR është kurth për ne në këtë drejtim.

Atë duhet ta përdorim për të treguar suksesin tonë në zgjedhje, ku morëm 85 për qind, dhe jo për të zbatuar rekomandimet e tij.

Rekomandimet le t’i zbatojnë ata që janë pakica dhe që hynë në zgjedhje.

Ne nuk kemi punë me zgjedhjet.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *