Mesha për 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Imzot Frendo: Të lutemi për ata që e çuan Shqipërinë në këtë gjendje

5 Shtator 2019, 12:43Kulturë TEMA

Mesha për 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës është mbajtur paraditen e së enjtes në Katedralen “Shën Pali” të Tiranës.

Drejtuesi i saj, imzot Georgo Frendo, nuk kurseu gjatë fjalës së tij as politikanët teksa përcolli disa mesazhe për situatën në vend.

“Cfarë do na mesojë nëse vjen sot? Së pari besoj se ka një mesazh shumë të rëndësishëm për dinjitetin e gruas. Në personin e saj ne shohim dhe dinjitetin e gruas. Ky është një mesazh i rëndësishëm ku në disa mjedise shqiptare gruaja është bërë më shumë si shërbëtore sesa një njeri që ka dinjitetin e vet. Mesazhi i saj për botën e sotme të shohim dinjitetin e çdo njeri pavarësisht mga rraca apo ngjyra.

Sot në një shoqëri që po bëhet çdo ditë edhe më shumë anonime. Nënë Treza na tregon se në fytyrën e çdo njeriu duhet të shikojmë imazhin e Zotit, dhe atë që bëjmë me një person në nevojë, na bën të shohim fytyrën e Jezu Krishtit.

Një tjetër mesazh i saj është që të jemi të vëmendshëm ndaj nevojave të shoqërisë, mos të jemi indiferent.

Të angazhohemi për paqe, po përjetojmë një moment tensioni më Shqipëri, le të lutemi për të gjithë ata që kanë përgjegjësi për këtë gjendje”, u shpreh imzot Georgo Frendo.

2 komente në “Mesha për 3-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Imzot Frendo: Të lutemi për ata që e çuan Shqipërinë në këtë gjendje”

  1. Njutoni says:

    Lutuni qe ata vafshin n ferr

  2. .1389 says:

    3P Pedofila,Perdhunues,Parazita
    Keto jane 3 vyrtytet e Kishes Kotolike!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje