“Ndëshkimi” që rekomandon OSBE/ODHIR për zgjedhjet

Nga Mero Baze

Raporti i OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit është një pasqyrë realiste e asaj çfarë kanë ndodhur në ato zgjedhje. Të gjithë jemi të qartë se ishin zgjedhje pa opozitën, zgjedhje nën presion për të mos votuar, dhe në fund, dhe zgjedhje të çrregulluara.

Por të gjithë ishim të përgatitur për të qenë kështu, dhe më keq. Madje, beteja dhe basti për 30 qershorin ishin se a do të mund të zhvilloheshin zgjedhjet kështu, pas asaj që opozita bëri duke i bojkotuar dhe duke i kundërshtuar me dhunë, duke i kërcënuar shqiptarët me vëllavrasje?

Por zgjedhjet arritën të bëhen, pa opozitën, pa gjak dhe pa ndonjë rezultat surprizë. Ashtu siç i prisnim të gjithë, njëngjyrëshe dhe formale, për të shpëtuar vendin nga një krizë më e madhe se sa kriza elektorale.

Basti i opozitës për të destabilizuar vendin nuk fitoi. Por bast për zgjedhje konkurruese, nuk vuri njeri, se nuk ke si vë bast për zgjedhje të tilla, kur një palë nuk merr pjesë.

Pas kësaj, ajo që ka rëndësi është se çfarë rekomandon raporti i OSBE/ODHIR, pasi çertifikoi një proces të gjymtuar.

Ndëshkimi që raporti i OSBE/ODHIR, i jep politikës shqiptare pas këtyre zgjedhje, është detyrimi për t’u ulur në tryezë sa më parë për të filluar reformën elektorale sipas rekomandimeve të tyre, me qëllim që palët të jenë gati për çdo zhvillim të ri në raport me zgjedhjet.

Dhe ka plot pika që duhen reformuar, të cilat mund të shpëtojnë sistemin nga kostot e larta dhe kapja prej të fortëve.

Së pari, mendoj se është çështja e komisionerëve. Rropatja për të gjetur komisionerë me formula partiake është kthyer në një terror financiar dhe politik.

Shqipëria duhet të depolitizojë komisionet e qendrave të votimit, duke emëruar me short tre komisionerë në çdo qendër, duke i zgjedhur nga profesione si mësues, juristë apo ndonjë profesion tjetër.

Kjo do të lehtësonte partitë e reja nga stërmundimi për të gjetur komisionerë dhe partitë e mëdha për të shpëtuar nga gracka e shpenzimeve marramendëse për t’i ripaguar që të mos tradhtojnë.

Së dyti, duhet rikthyer numërimi në qendër të votimit, dhe kështu mund të kemi rezultatin në gjithë Shqipërinë brenda 1 ore, duke shmangur dhe kostot e numëruesve.

Tre komisionerë në një qendër votimi mund t’i numërojnë 600 deri 800 vota sa ka një qendër, brenda 40 minutash, dhe brenda një ore Shqipëria njeh fituesin e zgjedhjeve. Kjo i bën zgjedhjet të pamanipulueshme dhe shmang pazaret, që fillojnë me bllokimet e pjesëshme dhe “prerjen e barkut” të numëruesve, që urdhërohen me “sms” nga banditë apo politikanë.

Së treti, partitë duhet të bien dakord nëse do ruajnë këtë sistem, duke e reformuar apo duke e ndryshuar.

Për krizën shqiptare dhe natyrën politike që ka votimi, ky sistem duhet reformuar, për t’u bërë plotësisht i ngjashëm me sistemin grek, i cili është propocional rajonal, por lë votë preferenciale për kandidatët brenda qarkut.

Kjo e ruan ndarjen aktuale të qarqeve dhe u jep më shumë mundësi të zgjedhin, përtej shijeve të kryetarëve të partisë.

Këto tre ndryshime jamë emergjente. Të tjerat që kanë të bëjnë me dekriminalizimin, me financimin e fushatave, blerjen e votës e penalitete të tjera, mund të diskutohen në tavolinë.

Por OSBE/ODHIR i ka ndëshkuar politikanët shqiptarë që të ulen ta zgjidhin këtë çështje një orë e më parë, që të mos jetë më justifikim para zgjedhjeve të reja për bojkot, dhe të mos i ikin përgjegjësisë për të rikthyer zgjedhjet konkurruese, të lira dhe të ndershme.

Madje, nëse ka ndonjë teprim raporti, duket që e ka nën frymën për t’u përdorur si presion politik për dialog.

Nuk di sa i gëzuar është Lulzim Basha për këtë, por  rekomandimi themelor i OSBE/ODHIR, është detyrimi për t’u ulur në tryezë për reformën zgjedhore.

Nëse do të rikthehet në sistem, duhet ta shikojë si një rast të mirë. Nëse do të rikthehet në Holandë, s’ka pse gëzohet kot nga raporti.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në ““Ndëshkimi” që rekomandon OSBE/ODHIR për zgjedhjet”

  1. Mere says:

    Mero cfare e zeze te gjeti ti dhe tema qe nuk pasqyroni komentet.?!!

  2. ideali says:

    Je nje djall o Mero. Keshillat e tua s vlejne aspak. Ti kujton se ajo treshe nuk mund te blihet, apo te shitet. E kupton qe jetojme nje krize morale si shoqeri dhe ne kete aktor, ne mos edhe autor, mes se shumteve je edhe ti? E gjithe kjo qe thua duhet bere nga nje qeveri asnjanese dhe aspak hajdute. Te gjitha qeverite e tranzicionit kane qene hajdute, po ja qe kjo u zu me preshe ne duar, me ze e me figure.Atehere??? Me e pakta eshte te mos jene protagoniste te ndonje pale zgjedhjeve. Nuk u shuajt dynjaja. Pastaj me djallezi as qe permend perseritjen e lokaleve. Sigurisht, s ka sesi ta besh kete, si nostalgjik i hapur i monopartitizmit hoxhist. Une e di qe nuk do ta nxjerresh kete ne publik, po te pakten do ta lexosh dhe per mua mjafton me kaq. Te kuptosh se nuk je i zgjuari i dynjase. Mundet te jeshe i pari i fshatit, po i fundit i qytetit, me siguri.

  3. lagja_brrakes says:

    E si mer guximin iher ta komentosh e ta justifikosh ket turp kombtar qe i tha gjith shtetit hani m bashke me ju te medies qe kerkoni ta quni aprovim.

  4. Titi says:

    Jo zgjedhje Mero Votime . Zgjedhje kur ke mundesi te zgjedhedh minimalisht ne dy alternativa.Po ato as votime nuk ishim.Ju gjeni nje emer tjeter cfaredo.Une them pshurje.Pshurjet e 30 qershorit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *