Isuf Kalo: Nuk e pata të lehtë të shkruaja për “sekretet” e Bllokut, pasi e dija tërmetin që do shkaktoja

6 Shtator 2019, 21:47Dossier TEMA

“Blloku” është libri i cili profesor Isuf Kalo publikoi këtë vit dhe ku rrëfehen sekretet që kanë ndodhur në zonën më të dëshiruar të kohës së komunizmit.

Mjeku personal i Enver Hoxhës ishte i ftuar këtë të premte në emisionin “Provokacija”, ku tregoi se ishte konsultuar fillimisht me familjarët e tij duke ditur natyrën e fortë që ky libër kishte përpara se ta botonte. Kalo tha se libri është i sinqertë dhe nuk është nisur për interes.

“Është libri i shkruar me sinqeritet, pa asnjë interes. Në moshën time kur i hyn diçkaje nuk synon të fitosh një emër, një gradë, a një post.

Për kursin e jetës ku jam nuk mund të ketë mbetur ndonjë gjë që mund të më sillte ky libër përveçse telasheve më shumë.

Kam qenë i sinqertë. Një gjë dua të kuptojnë lexuesit, askush më ka shtyrë apo më ka kërkuar që të shkruaj këtë libër sidomos ashtu siç e kam shkruar dhe nuk kam pasur asnjë cenim të cenoj, apo ofendoj dikë.

Nuk gjeni atë libër asnjë fjalë fyese sharëse për njerëzit. Unë kam fotografuar ngjarjes, me një reflektim më pas. Është thjeshtë një pamje e parë nga brenda e Bllokut”, tha Kalo.

Mjeku i Enver Hoxhës rrëfeu edhe natyrën e fortë të diktatorit shqiptar.

Ai  tregon edhe dy momentet e vështira të Enver Hoxhës, të cilat e shndërruan në një pacient bashkëpunues.

“Ka qenë pacient i vështirë në kuptimin që ne mjekët u diktojmë pacientëve. Enver Hoxha ishte natyrë që diktonte në jetë dhe ishte shans i keq që t’i prishja qejfin apo ta kundërshtoja Enver Hoxhës për një gjë që ai nuk donte.

Pra në të vërtetë ishte pacient responsabël. Pasi doli me diabet dhe pasi u bë me infarkt ai e kuptoi që jeta e tij nuk ishte vetëm e tij, por ishte edhe e familjes, dhe e shoqërisë, dhe atëherë u bë pacient bashkëpunues.

Një pacient bashkëpunues është shumë shpërblyes për mjekun, ia lehtëson punën. Enver Hoxha nuk ka dashur që ne ta diktojmë, as sëmundja ta diktojë, por ka pasur inteligjencën edhe mundësitë që të bashkëpunonte në lidhje me mjekimin e tij”, tha Isuf Kalo.

Në librin e tij, Kalo ka sjellë kujtimet e tij personale ku rrëfen raportet me personazhet e kohës, që nga diktatori Hoxha e deri tek bashkëshortja e tij Nexhmija Hoxha, Ramiz Alinë dhe shumë të tjerë që jetonin në zonën e Bllokut.

6 komente në “Isuf Kalo: Nuk e pata të lehtë të shkruaja për “sekretet” e Bllokut, pasi e dija tërmetin që do shkaktoja”

  1. Ai says:

    Po ik o idiot me emrin Jurusuf Kali?
    Ti di vetem analizat e shurres se Enverit.
    Enveri nuk bisedonte me ty se cfare do bente dhe po te hetonte qe ishe kurioz ta priste koken si te tjereve.
    E morem vesh tani qe ke qene doktori tij dhe ke bere pune te medha duke kryer analizat e mutit te Enverit .
    Late nam me keto pislliqe ti dhe gazeta
    Boll ma.

  2. american16al says:

    Ky ka lajthitur qe vazhdon me perralla, ben mire te shkosh tek ndonje shoku jot psikiater!!!!????

  3. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: July 13, 2019 at 5:16:53 PM EDT

    JETO EDHE PER TE SHKRUAR ISUF KALO !

    – Nje pasqyre e vertete, nje analize e persosur mikroskopike e nje Doktor Profesori te talentuar e shqiptari te madh e te nderuar…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Cdo fjali , cdo fjale, cdo germe e pershkrimit te tij eshte e sakte si dignozat e tij.
    Nuk kam jetuar asnje dite ne Bllok pervecse kur shoqeroja dhe beja perkthyesin e delegacioneve te huaja kryesisht te partickave marksiste- leniniste.
    Por kam punuar me bij, nuse e dhendure te bllokut ne Agjencine Telegrafike Shqiptare. Kam njohur dhe pare me syte e mi te dy llojet e bijave e te nuseve por edhe dhendureve te bllokut qe i pershkruan me nje vertetesi te admirueshme Isuf Kalo.
    Kam njohur dhe punuar me kryeinxhinjerin e ATSH-se Gezim Nushi, djali i Gogo Nushit-hero i gjalle i luftes dhe buldozer i punes, atdhetar i lindur e shqiptar i madh qe udhehiqte rezistencen anti- nazifashiste dhe njesitet heroike guerile te Tiranes. Si i jati si krejt te bijte e tij.
    Jo vetem inxhinjer i zoti por edhe gazetar sportiv i talentuar, i pari korrespondent i gazetave sportive “ Marca”, “ El Mundo Deportivo”, ne ate dy prej gazetave me te medha sportive ne Bote qysh prej vitit 1986.
    Kisha kenaqesi kur ia perktheja ne spanjisht per vete stlin bashkekohor perendimor te shkrimeve te tij. Tifoz i cmendur i Partizanit po aq sa krejt vellazeria ime…
    Kam njohur Genc Kondin, djalin e Pirro Kondit, dhe nipin e Heroit te Popullit Alqi Kondi dhe Vito Kapos Kondi… Nje djale i thjeshte, i respektuar, nje gazetar e redaktor i shkelqyer. Nje njohes i disa gjuheve te huaja. Nje mik e shok besnik i pashoq. Per ta “pire ne kupe”, sic thone nga Zagoria e tij e “mos e pafte syni i keq! “ sic urojme ne Malesine e Gjakoves sime alias Zagorien e Veri Qendres se Shqiperise edhe nga historia edhe nga lavdia e luftrave per liri e pavaresi.
    Kam njohur e punuar ne nje redaksi me Sonila Kapon, nusen e Besnikut te “ Besnikut…” te Shqiperise, Hysni Kapos, shtylles prej celilku e burrerie te shtetit shqiptar per 31 vjet… Nje grúa dinjitoze, e thjeshte, e respektuar, njohese e shkelqyer e frengjishtes, italishtes…
    Kam njohur edhe …. no coment, ne respekt te Isuf Kalos qe te pakten deri ne kete moment te botimit te “ Blloku” nuk ia ka permendur emrin duke e shumezuar me zero megjithe shpifjet, alucinacionet dhe sulmet kunder tij pa asnje fakt .
    Te lumte penda dhe te ndrite mendja Dr. Prof. Isuf Kalo.
    Keto te verteta e fakte historike te pakundershtueshme e jo fantazirat, tazibaot e Hunveibinit dhe flete rrufete e Blendi Fevzi Koran Toptanit, me te cilat nuk do te fshija as prapanicen jane thesare per historine dhe realitetin historik te ish- diktatures.
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra, eshte shprehja filozofike e babait te “ The New York Times dhe publicistikes bashkekohore boterore Sulzberger qe e kam degjuar nga goja e tij ne OKB.
    Per fantazira ka kryevepra letersia boterore…
    Historia eshte shkence e vertete, qe edhe mund te falcifikohet, shtremberohet, keqinterpretohet, arnohet, por kurre nuk mund te ribehet !
    Pergezime per kete veper dinjtoze te nje Doktor- Profesori dinjitoz e jo lapangjoz, qe e porosita motren ne Tirane per t’ma blere motren qysh parmbreme ne mesnate me kohen e Nju Jorkut, kur “ Dita” botoi pjesen e pare te saj.
    Jeto edhe per te shkruar, treguar e per te na nderuar veten tende e se pari ne shqiptareve e Shqiperine e nxire e sulmuar nga antishqiptaret me serb se serbi, me grek se greku e me djaj se vete pjella e “ Perandorise se Djallit” Putanin me mashtrimet ( Fake News ) te tyre politike, biologjike dhe oturako- mediatike!
    Jo vetem permbajtja por edhe stili i te shkruarit, arti i te shprehurit, gjuha e qarte dhe e paster shqipe jane krejt origjinale dhe vlere e shtuar e kesaj vepre tende te cmuar!
    Faleminderit Isuf Kalo !
    God bless You !

    From: Alban Dega
    Date: July 13, 2019 at 5:16:53 PM EDT

  4. ronny says:

    Kam dashur te them dicka edhe me pare o Isuf,,, por thash lere te llape,, por tani dicka me shtun te them dicka,,,,,une jam me i vogel se femijet e tu ne moshe ore Isuf gerdalla,,, po puna eshte se kur e nise kete rruge a e menove mire se ku do dilje,,,,,, dhe nuk po dyshoj qe ato qe thua mund te jene edhe te verteta, por ,,,, dhe ket eshte ne por,,,,
    1- kujt i plas se cfare ke pare ne at e bllok ku ti ishe nje shpelares muti te udheheqjes,,,
    2- se cdo fjale ne gojen tende qe ishe aq i zhuritur te ishe nje sheretor i tyre ska asnje vlere
    3- qe breezit te ri si plas fare as per hisgorine e atij bllloku e aq me teper per ty si sahanlepires ne ate bllok
    4- sa do qe ti ishe aty me mendjen tende thua qe ke pare shume,,, por ta them une qe asgje ske pare ti ne nivelin u merreshin vendiet sepse ti ishe je roje 24/7 per te lare bythen e Enverit…
    5- Ske trazuar asgje more kaqol,,,,por nje gje ke trazuar vertete,,,, veten tend,,, sepse edhe sot qe je bere plak i rohitur,,,ske qetsi me veten kush ishe,, pse e bere ate qe bere,,,atehere, dhe pse e ben kete qe po ben tani,,,,
    6-Sherbetoret me delirin te jene prane diktatorit kurre nuk mund te ngrihen ne ate nivel qe te behen shkrimtare qe njerzit ti duan,,,,
    dhe ky je ti

  5. Aurel Dede says:

    Ti je nje njeri legen, i ke thurur himne familjes Hoxha, je rreshtuar si i pabese qe je kunder Shehajve, libri eshte apologjia e Bllokut, nje apologji e neveritshme dhe trashamane.

  6. sali berisha says:

    kopeja e hitlerit Enver hoxha iste produkt i injorances shqipetare,produkt i imoralitetit shqipetar,produkt i hajduterise shqipetare,produkt i fashizmit shqipetar mbi 100 vjecar ne Shqiperi.Ajo fare ka ndodhur po ndoth ede sot

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje