Jari i shqetësuar se Lulit ja ka ndaluar Doktori takimin me Ramën

Pas kërkesës së LSI dhe aleatëve të tjerë për takim me Ramën, në një tryezë për Kodin Zgjedhor, pa pjesmarrjen e Lulit, Jari vendosi të sqarojë demokratët se ky është një diversion kundër Lulit, dhe jo ide e Doktorit:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Ka disa ditë që përflitet sikur Lulit ja ka ndaluar Doktori të takohet me Ramën, në tryezë për reformën zgjedhore, ngaqe më 2017 ai e gënjeu dhe e mori më vete.

Kjo nuk është e vërtetë.

Deklaratat e LSI dhe aleatëve të tjerë për t’u takuar me Ramën, pa Lulin, nuk kanë të bëjnë me thashethemet se Doktori nuk e lejon më Lulin të ulet në tryeza pa shoqërues.

Kjo do të ishte shumë fyese, pasi Luli nuk mund të trajtohet si ato vajzat që i mbajnë prindërit Brenda, se mos takojnë të dashurin fshehurazi.

Doktori ka besim se Luli është i rritur dhe i pjekur, dhe nuk bën gabime.

Ajo që kërkon LSI dhe aleatët nuk është kundër Lulit, por pro atij.

Luli ka dy vjet që nuk e ka takuar Ramën dhe ka emocionet e veta.

Nga ana tjetër, ai dëshiron të ketë edhe një strategji të vetën.

Ndaj është menduar që një herë të takohen aleatët dhe këta të LSI, të dëgjojnë Ramën, të vjelin informacion dhe pastaj Luli të shkojë në tryezë i përgatitur.

Pra kjo është një taktikë për të mbështetur Lulin, dhe jo për ta izoluar atë mos takohet me Ramën.

Doktori ka besim të plotë që edhe po u takuan prapë këtë radhë, Luli nuk gënjehet më.

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *