Maks Velo i ashpër ndaj Edi Hilës: Gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia

6 Shtator 2019, 20:52Politika TEMA

Piktori dhe arkitekti i njohur Maks Velo ishte i ftuari i parë i këtij sezoni të ri të emisionit “Provokacija”. Velo u ndal të fliste për disidentët shqiptarë, të cilët njihen si të tillë edhe pse nuk kanë qenë. Në mënyrë specifike, artisti u ndal tek piktori Edi Hila. Sipas Velos, Hila nuk ka bërë burg politik. Ai tregoi një shkrim të Robert Elsie, ku shfaqej edhe Edi Hila si disident.

“Këtu është darka te kështjella e Varshavës në mbrëmje. Ajo zonja aty ishte përkthyesja nga italishtja. Në këtë moment kjo më thotë mua “Maksi, Edi Hila ka qenë me ju në burg”? Thashë unë “ç’ne, Edi hila nuk ka bërë burg”. Më tha “Maksi e ke gabim”. “Si e kam gabim, i thashë”. “Ja ku është Visari, ja ku jam unë”. Edi Hila nuk ka bërë burg. 

Edi Hila ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia, por Edi Hila burg politik nuk ka bërë. Kjo më tha e ke gabim se e kam të shkruajtur. Sepse ekspozitën e tij në Varshavë ia bëmë jo për punët, por sepse ishte i burgosur politik. Këtu është ajo ku dua të dal unë. 

Edi Hila deri në Tetor të ‘88-s ka qenë shefi i piktorëve te Piramida e Enverit. Në vjeshtë Tetor-Nëntor të ‘90-s vjen tek unë në shtëpi Robert Elsie me Perikli Jorgonin. Unë e takoja për herë të parë Robertin, ia dhashë dokumentet, vendimet e gjyqit, i dhashë edhe një dhuratë. Ikën Roberti dhe vjen në ‘91-shin dhe më sjell një valixhe me rroba dhe më lë mbi tavolinë këtë.

 Ky është një botim i Oklahomës, në pranverë të 91-shit ku është një artikull i Robert Elsies. Ky është i pari që merr në analizë të gjithë disidencën artistike në Shqipëri. Artikulli është i gjatë, çuditërisht fut pleniumin edhe thotë, “artistë dhe piktorë si Maks Velo, Edison Gjergji, Edi Hila u denoncuan në sesionin e plenumit të katërt dhe u dërguan në burg dhe në kampet e përqendrimit dhe në minierat e famshme të Spaçit për agjitacion dhe propagandë”. Kjo është marrë nga akuza ime. 

E shihni, Edi Hila. Ai e mashtroi. Roberti nuk ka shënuar asnjë gjë pa i thënë. Janë dyqind emra. Unë jam i bindur se ai ka vajtur, e ka gjetur dhe ia ka thënë. Edi Hila e kishte për detyrë t’i shkronte një letër, atij “zotëri, unë nuk kam qenë i burgosur politik, nuk kam qenë disident”. Nuk është e para kjo gënjeshtër”, tha Velo.

Sipas Velos, Hila ka gënjyer Robert Elsien. Rasti është i rëndë pasi Elsie ishte shumë i besueshëm për botën anglosaksone, sipas arkitektit.

“Prandaj zuri vend kjo gënjeshtër, kjo poshtërsi e Edi Hilës. Edi Hila ka qenë i Partisë së Punës, ka qenë i realizmit socialist, ka qenë shef në Piramidë. Edi Hila ka dalë 3 herë jashtë shtetit. U çua me bursë në RAI. Të gjithë të dhënat e tij janë pro partisë. 

Nuk ka bërë as sot një deklaratë, as një rresht kundër realizmit socialist, kundër PP dhe është ai që tani i merr të gjitha të mirat”, tha Velo, i cili shtoi se tani ka ikur me një bursë njëvjeçare në Berlin si disident.

“Këtu është një skenar i një regjisori Serxhio Gixhardi, belg, i cili më dërgon katër letra që nga 2001-2004 dhe sinopsin e një dokumentari që donte të bënte për Maks Velon. 

Dokumentari u bë dhe ku shkoi thoni ju, Edi Hila, Edi Rama. U shfaq dokumentari në Paris, dokumentar dedikuar Edi Hilës dhe Edi Ramës me paret që u dhanë për Maks Velon”, shtoi më tej Velo.

Velo tha se nuk kishte pranuar të merrte pjesë në dokumentar pasi regjisori kishte kërkuar që të merrte në intervistë Edi Ramën. Sipas Velos, Rama nuk kishte lidhje me dokumentarin dhe kishte sugjeruar që dokumentari të bëhej për të dhe Edi Hilën.

“E shikon se çfarë bëjnë. Mua më dogjën 250 punë. 10 vjet burg. Babai më vdiq, motra pësoi tronditje u dërgua në psikiatri, vëllain e hoqën nga puna. Si s’kanë mëshirë këta njerëz. Si nuk mendon ai njeri”, tha Velo.

14 komente në “Maks Velo i ashpër ndaj Edi Hilës: Gënjeu, nuk ka bërë burg politik. Ka vjedhur ca pare në Itali kur po kthehej dhe e çuan te pularia”

  1. h says:

    Shqiptarë,ergo,hajdutë pa dinjitet.

  2. rrema says:

    Maks Velo eshte nje idjot qe ne jeten e tije nuk ka sanje shok, eshte me probleme te renda psiqike dhe kete nuk e ka nga burgu por dhe me pare i tille ka qene.

  3. Uhaaaaaa says:

    Burgaxhinjte ka e qene dhe jane halabake. Sidomos keta burgaxhinjte “politike” jane 2 here me te neveritshem…

  4. era! says:

    Si puna jote kane shkuar per dhjam qeni te gjithe te ndershmit .Ne kete vend ndershmeria eshte virtyt i budallenjve.RROFTE EDI SPIRO RAMA ME KOMPANINE E TIJ.

  5. Thana says:

    Gjate diktatures komuniste artistet dhe studiuesit ishin te trembur dhe te varfer, mbas saj shume prej tyre, ne vend qe te rigjeneronin karakterin u korruptuan lehtesisht dhe u bene me te keqij sesa ishin. I tille ishte plani Katovica, te vijonte prishjen e moralit te njerezve. Ti Maksi meritoje te emroheshe Minister i Kultures, mirepo kishe nje te keqe per zbatuesit e planit Katovica, ishe “i pakorruptueshem” dhe ata emeruan “Plepin”, sepse me te dhenat e tij mund te korruptohej kollaj e te manipulohej, si u manipulua. Te tille njerez qe ia kishin pare hairin diktatures duke iu servilosur nga frika, ia shijuan te mirat edhe tranzicionit duke u shitur si disidente…

    1. LORA says:

      Ekzakt,”thana”.
      Respekt per Maks Velon.

  6. Gjonleka says:

    Zoti Maks Velo, pse cuditesh qe genjen Edi Hila. Shume intelektuale gjate diktatures e humben moralin nga frika, kurse mbas diktatures ata qe nuk u perpoqen ta rigjeneronin karakterin, u bene servile edhe me te medhenj ndaj pushtetareve te rinj dhe u hoqen si disidente dhe perfituan te mirat e kesaj kohe. Ti, qe meritoje te emeroheshe Minister i Kultures, Ambasador diku, ose te pakten Drejtor i Galerise se Arteve, u le menjane, kurse koleget e tu te pamoralshem zune vendin tend, te Visar Zhitit, te Jorgo Bllacit e te denuarve te tjere te ndergjegjes. U late menjane sepse ishit te pakorruptueshem kurse pushtetaret e planit Katovica zgjidhnin per ministra, ambasadore, deputete e drejtore njerez te korruptueshem…

  7. sabo kurti says:

    Maks Velo nje artist dhe arqitekt i afirmuar qe kaloj nje sketerr te tmerrshem te diktatures plot dinjitet dhe burreri meriton respekt dhe drejtesi per ato qe po i vazhdojne ti kurdisin

  8. beni says:

    Ne ete bote te çendur ,nje i çmendur si puna jote nuk bie ne sy o Marks Velo!Ndaj u bere plak e su poqe ,por mbete tere jeten koke l…e!

  9. Robert Elsie i riu says:

    O Maks,
    Ti meriton edhe mos ta varesh fare or genjeshtar llapaqen i perjetshem.

  10. Robert Elsie i Riu says:

    O Maks,
    Ti meriton edhe qe te mos ta varesh fare or genjeshtar llapaqen i perjetshem.

  11. Bureto says:

    Mirë ua bën që ua çjerr maskën o Maks. Por janë shumë për fat të keq dhe të gjithë mbajnë fort njëri-tjetrin. “Si nuk mendon ai njeri?” -thua në fund. Jo o Maks, nuk duhet delikatesë me këta tipa. Minimalisht meritojnë t’u thuhet si s’ju vjen turp!

  12. Gjergji says:

    Kurrë mos prit vepra të mira nga një njeri që vjell vrer dhe ligësi nga goja dhe shpirti i tij. Koka dhe fytyra e tij e mbuluar me lesh të çakërdisur dhe të pa krehur ndonjëherë sigurisht që përmban një tru të atrofizuar. Velat e Maksit ka kohë që janë hallakatur dhe nuk dinë të orientohem më. Në çdo intervistë kërkon me patjetët me arivizmin e tij të qëndrojë në piedestal sikur pa të arti dhe kultura nuk ka kuptim. Megallomania që veçanërisht vitet e fundit i ka erësuar arësyen ,po lufton me cinizëm për të denigruar edhe ato pak penelë në art siç është piktori i talentuar Edi Hila apo i ndjeri Edison Gjergo të cilët pa frikë me krijimet e tyre mund të krahasohen me Kadarenë e letërsisë Shqiptare.

  13. Muri says:

    Maks Velo, qe ti je nje medioker i frustruar qe nuk e din akoma tamam se cfare profesioni ke, kjo ka vite qe eshte e dukshme sepse nuk ta var me njeri prej kohesh. Po si duket skleroza ka perparuar dhe e ka bere me ziliqare te egersuar mediokritetin tend dhe per te terhequr vemendjen tek cepi i erret ku ke perfunduar, duhet te vjellesh vrere per njerezit e talentuar qe dikur me veshtiresi, e sot disi pak me rrjedhshem, po mundohen te nderojne kete vend sic eshte Edi Hila.
    Nuk ta ka fajin njeri qe ty te spiunoi gruja dhe perfundove ne burg, si duket qe atehere s ke qen i afte t i njohesh njerezit, e sot qe je nje plak i vetmuar, vazhdon te besh te njejtin gabim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje