Sa ishte antishqiptar Ivo Andriçi? (dhe disa detaje rreth planeve të Italisë për pushtimin e Shqipërisë)

6 Shtator 2019, 09:23Rajoni TEMA

Për herë të parë është botuar në gjermanisht një biografi e shkrimtarit nobelist serb Ivo Andriq, i cili me origjinë ishte kroat. Në këtë libër prej gati 500 faqesh ka punuar 7 vjet gazetari gjerman Michael Martens. Opinionit shqiptar më shumë se vepra e jeta e Andriqit i intereson qëndrimi i Andricit ndaj shqiptarëve si autor i një elaborati për zaptimin e Shqipërisë së veriut. Martens nuk e amniston Andricin, por jep disa shpjegime tejet interesante të rrethanave të kohës, sidomos sa i përket planeve të Italisë për pushtimin e Shqipërisë.

Nga Enver Robelli

Kur Edi Rama e citon Ivo Andriqin gjatë një vizite në Serbi, kjo nuk pritet mirë në Kosovë. Në Shqipëri kryesisht heshtet, sepse ndoshta pjesa më e madhe e njerëzve as që kanë interesim të dinë më shumë përse zemërohen shqiptarët e Kosovës. Me gjasë shumë njerëz në Shqipëri nuk e dinë që Ivo Andriqi ka shkruar një elaborat që parashihte zaptimin e Shkodrës nga Jugosllavia mbretërore. Në Kosovë ka reagime të ashpra edhe kur ndonjë autor i Tiranës thotë se Andriqi është shkrimtar i madh. Ky konstatim nuk është sakrilegj. Ivo Andriqi (1892-1975) vërtet është shkrimtar i madh. «E konsideroj Ivo Andriqin si pararendës timin, sepse ai ka qenë aq i guximshëm për të treguar se të gjithë ne jemi nga lënda e njëjtë», thotë Orhan Pamuku. Gjatë një vizite së fundi në Sarajevë Pamuk në një bashkëbisedim me publikun tha se portretet që shkrimtari Ivo Andriq ua ka bërë myslimanëve janë të ilustruara në mënyrë objektive.

Në këtë tekst nuk do të koncentrohemi në prezantimin e biografisë së Andriqit të shkruar nga gazetari gjerman Michael Martens, por vetëm në pjesën që ka të bëjë me Andriqin dhe çështjen shqiptare. (Për pjesët e tjera të librit do të shkruajmë me një rast tjetër). Në vitin 1939 Andriq ishte zëvendësministër i Jashtëm i Mbretërisë jugosllave. Në janar të atij viti në Beograd erdhi për vizitë ministri i Jashtëm i Italisë, konti Galeazzo Ciano. Ai qëndroi një javë në Jugosllavi dhe, mes tjerash, diskutoi me palën mikpritëse këtë çështje: Italia synon të aneksojë Shqipërinë, atëherë si do të sillet Jugosllavia? Ciano premton se Italia e Benito Mussolinit do të përkrahë dëshirën e ushtarakëve dhe politikanëve të Beogradit për të gllabëruar portin e Selanikut. Futja nën kontroll e këtij porti ka qenë një ëndërr jetëgjatë e politikanëve serbë. Sa i përket Shqipërisë, Ciano dhe Mussolini janë të bindur se për aq kohë sa do të jetë kryeministër dhe ministër i Jashtëm jugosllav Millan Stojadinoviqi, Roma dhe Beogradi do të merren vesh për Shqipërinë. Në ditarin e tij Ciano shkruan: «Iu afrova çështjes shqiptare. Stojadinoviqi fillimisht u duk i shqetësuar. Pastaj theu akullin dhe foli për ndarjen e Shqipërisë si rrugëdalje më e mirë».

Pas largimit të Cianos nga Beogradi, për Stojadinoviqin ishte e qartë se italianët do të intervenonin në Shqipëri dhe së shpejti Italia dhe Jugosllavia do të kishin një kufi të përbashkët. Ku do të ishte ky kufi? Kjo ishte çështje me rëndësi për Beogradin. Po aq sa edhe puna e portit të Selanikut: ushtarakët jugosllavë dëshironin të pengonin pushtimin e portit nga italianët. Në kujtimet e tij të botuara më 1963 në Buenos Aires Stojadinoviqi shkruan se në lidhje me të ardhmen e Shqipërisë ishte konsultuar me «qarqet përkatëse. Në radhë të parë me princin regjent, me shtabin tonë të përgjithshëm të ushtrisë dhe me zëvendësin tim në ministrinë e punëve të Jashtme, Ivo Andriq, të cilin e vlerësoj shumë dhe e çmoj tej mase mendimin e tij në të gjitha çështjet e rëndësishme. Ai ishte serb i konfesionit katolik, nga Bosnja, shkrimtar, i mençur dhe i matur në gjykime. Ka qenë kënaqësi e vërtetë t’i lexosh notat e tij diplomatike që i shkruante sipas urdhrave të mi». Nga kjo mund të kuptohet se Andriqi ka qenë zyrtar me ndikim në diplomacinë jugosllave.

Stojadinoviq e urdhëroi Andriqin që t’i përmbledh në një dokument opsionet e ndryshme që kishte Jugosllavia ndaj çështjes shqiptare. Ky elaborat i Andriqit u bë i njohur për publikun tek në vitin 1977, dy vite pas vdekjes së autorit. Elaboratin e publikoi historiani kroat Bogdan Krizman, i cili po ashtu kishte punuar si diplomat jugosllav. Elaborati u botua në një revistë shkencore kroate. Ai është 12 faqe i gjatë, i shkruar me makinë, nuk ishte i parashikuar për botim, por vetëm për përdorim të brendshëm. Ky tekst i Andriqit ka ngjallur polemika, të cilat vazhdojnë edhe sot. Për intelektualët shqiptarë bëhet fjalë për një pamflet të rrezikshëm kundër një populli, popullit shqiptar. Sipas Martens elaborati (apo referati) i Andriqit në pjesën më të madhe është një përmbledhje objektive e marrëdhënieve mes Jugosllavisë dhe Shqipërisë mes luftërave ballkanike (1912/13) dhe vitit 1939. Të diskutueshme janë ato pjesë të tekstit ku Andriq numëron opsionet e veprimit të Jugosllavisë nëse Italia pushton Shqipërinë. Ai nuk ka iluzion se Shqipëria mund të përballojë sulmin italian dhe shtron pyetjen se si duhet të sillet Jugosllavia në rast të tillë. Andriqi citon kryeministrin serb Nikolla Pashiq (të vdekur më 1926), i cili njëherë i paskësh thënë Andriqit personalisht: «Duam një Shqipëri të pavarur, por një Shqipëri të dobët dhe të palumtur». Andriq shkruan se koha ka treguar që qëllimi i Pashiqit nuk mund të arrihet, sepse «një Shqipëri e dobët dhe palumtur do të ishte e shtyrë të kërkojë ndihmë atje ku mund ta gjejë. Regjimi që u kërcënua nga Italia, na u drejtua neve, dhe ai të cilin dëshironim ta rrëzonim ne, kërkoi mbrojtje nga Italia».

Andriq mendon se nëse Italia dhe Jugosllavia lidhin marrëdhënie miqësore, ato mund të merren vesh edhe për Shqipërinë. Shkurt: Andriq thotë se Beogradi duhet të ketë mirëkuptim për interesin jetësor të Italisë për të mbajtur nën kontroll Vlorën, të kjo pjesë e bregdetit, shkruan autori, Jugosllavia nuk bën të përzihet. Interesi jetësor i Jugosllavisë, sipas Andriq, është të mos jetë e kërcënuar në kufi me Serbinë jugore dhe as me Kosovën (e banuar me shqiptarë), por as nga drejtimi i Shkodrës dhe Malit të Zi. Andriq angazhohet për në modus vivendi mes Italisë dhe Jugosllavisë në territorin shqiptar. Shqipëria, thekson Andriq, është e varur shumë nga Italia, por formalisht ende shtet sovran, gjë që, sipas tij, është në interes të Jugosllavisë. Andriq paralajmëron: nëse Italia do të pushtonte Shqipërinë, ky do të ishte rast precedent që do të shtynte edhe fuqi të tjera të mëdha të shfaqin pretendime në Ballkan. Si ultima ratio Andriq propozon që edhe Jugosllavia të sulmojë Shqipërinë nëse Italia e bën këtë hap së pari. Andriq shkruan se për Jugosllavinë ndarja e Shqipërisë mund të merret në konsiderim si një e keqe e nevojshme dhe e pashmangshme, të cilës Beogradi s’mund t’i ikë, dhe si një dëm i madh nga i cili duhet nxjerrë sa më shumë dobi që të jetë e mundshme, «pra prej dy të këqijave të zgjidhet e keqja më e vogël». Sipas Andriqit në rast të ndarjes së Shqipërisë për Jugosllavinë do të kishte rëndësi të madhe morale dhe ekonomike marrja e Shkodrës me portin e saj. Kjo, vazhdon Andriq, do t’i mundësonte jugosllavëve të kryejnë punë hidroteknike dhe të kenë tokë pjellore për të ushqyer Malin e Zi.

Andriq sheh edhe një përparësi tjetër: nëse Shqipëria veriore do të bëhej pjesë e Jugosllavisë, do të ishin të mundshme lidhje komunikacioni mes Serbisë veriore dhe jugore me detin Adriatik. Me ndarjen e Shqipërisë, nënvizon Andriq, do të humbte një qendër atraktive për pakicën shqiptare në Kosovë, e cila në një situatë të tillë do të asimilohej më lehtë. Në të vërtetë në rast të tillë Jugosllavisë do t’i shtoheshin edhe 300 mijë shtetas shqiptarë, por pjesa më e madhe e tyre, shkruan Andriq, janë katolikë dhe raporti i tyre ndaj myslimanëve shqiptarë nuk ka qenë kurrë i mirë. Kur të krijohen rrethanat e reja, do të ndiqej edhe çështja e shpërnguljes së shqiptarëve myslimanë në Turqi.

Në Serbi Andriq ka gjetur shumë mbrojtës, shkruan Martens. Ata theksojnë se elaborati ka qenë punë e kryer sipas urdhrit të eprorit dhe përmendin faktin se Andriq nuk e ka nënshkruar dokumentin. «Vërtet sot nuk do të dihej se kush është autori nëse në referat të mos ishte gjetur një shënim i shkruar me dorë nga Stojadinoviqi, i cili dokumentin e prezanton si punë të bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë». Mbrojtësit e Andriqit mendojnë se referati ka qenë një «ekspertizë zyrtare» e një punonjësi shtetëror, i cili ishte zbatues i politikës zyrtare shtetërore. Rrjedhimisht, sipas mbrojtësve, dokumenti nuk është shprehje e qëndrimit personal politik të autorit.

Këto teza lënë për të kuptuar se politika e shtetit paskësh qenë diçka absolute dhe e parashikueshme, ndërsa zbatuesit e kësaj politike argatë amorfë dhe të pavullnetshëm të një zhvillimi të pashmangshëm, shkruan Martens. Bogdan Krizman, zbuluesi i elaboratit, që në vitin 1979 i shkroi një kritiku: «A jeni mbase i mendimit se Andriqi nuk ka qenë i pajtimit me tekstin e elaboratit të dorëzuar? Po të mos kishte qenë i pajtimit, ai ka mundur ta riformulojë në çdo kohë, pasi që si asistent ia ka parashtruar ministrit».

Martens shkruan se në gjysmën e parë të shekullit ’20 dëbimet e dhunshme të popullsive kanë qenë një mjet i njohur i politikës. «Andriq u shërbeu qeverive në të cilat nuk mendohej dhe nuk veprohej ndryshe se ç’ishte e zakonshme në atë kohë. Ai u shërbeu atyre si zyrtar i ulët dhe më vonë në pozitë udhëheqëse, gjë që domethënë se ai së paku në heshtje e miratonte politikën e tyre. (…) Andriq nuk i parapriu kohës, por ishte fëmijë i saj – edhe aty kur koha ishte mizore». Në Jugosllavinë socialiste Andriq nuk ka folur kurrë për elaboratin e tij. Ai po ashtu nuk e vizitoi kurrë Kosovën, siç bëri me pjesë të tjera të Jugosllavisë së atëhershme. – Libri «Në zjarrin e botëve. Ivo Andriq. Një jetë europiane» është botuar nga Zsolnay në Vjenë.

20 komente në “Sa ishte antishqiptar Ivo Andriçi? (dhe disa detaje rreth planeve të Italisë për pushtimin e Shqipërisë)”

  1. !1!1! says:

    Thuhet qe tek koshienca e njeriut qendron dhe e keqja dhe e mira, virtyti dhe vesi ,humani dhe krimineli,por varet nga rrethanat jetesore se kush nge krye.Tek Ivo Andriq ishin te nderthurura dhe engjelli dhe djalli. Teper i ndjere ne poezite e tij nga ana tjeter teper diabolik ne politiken ndaj shqiptareve ne teresi. Miresi ne art ,ligesi e tejskajshme ne shahun e politikes . Kombinim i cuditshem.

  2. Moisi Golemi says:

    Nuk thuhet “Sa ishte anti-shqiptar” por “Sa anti-shqiptar ishte”…….. o gazetar BQ, injorant e analfabet!!!!!

  3. Golemi Moisi says:

    Nuk thuhet “Sa ishte anti-shqiptar” por “Sa anti-shqiptar ishte”…….. o gazetar BQ, injorant e analfabet!!!!!

  4. Tin Tin says:

    Edi Rama paska ideat andriqin,Edi Rama ky njeri i ulet qe e ka Kthyer shtetin Shqiptar me feud te tij si kur ja la Kristaqi I kuq.lepires bythesh i Erdoganit dhe pordhac qe kapet me Greket edhe pse kemi 600 mije qe hajne kotheren aty qe Rama dhe qeveria e tij nuk ja u siguron dot.Une Kurre nuk e pelqej afrimin me kroatet qe jane po aq gjakpires si serbet kunder neve.kroatet duan te hiqen sikur jane dicka superiore ne ballkan edhe pse jane serbe katolike asgje me shume….italianet jane skuthat e politikes duke ja futur Shqiperise gjithmone per serbet,Kosovaret e njohin mire Andriqin se I kaluan tezat e tij ne kurriz te tyre.eshte turp qe Qeveria e Edi pordhes mundohet te lepije bythe kudo dhe te luaj karten e modernit kur akoma gjaku I kosovareve nuk eshte thare.saliu,Edi,iliri,fatosi jane kelysh a te kuq dhe admirues te jugosllavise dhe me bordero tek UDBja.

  5. Lek Dragobia says:

    I.Andriq shkrimtari nobelist serb me origjinè Kroate ?! Ishte thjeshtè sllav, nga ata tè jugut. Ethet pèr tokat e shqipètarit, ja kaloka etheve tè arit. Njè makinè e madhe shtetrore e ish Jugosllavisè me shkrimtarè e intelektualè, ushtarakè e klerikè, me spiunè e çetnikè, vetèm e vetèm shfarosjen e shqipètarève. Duhet tè botohen vazhdimisht gjèra tè tilla, shqipètarèt e rinj tè lexojnè shumè e tè binden pèr rrezikun qè ka qènè èshtè dhe do tè jetè. Vetèm Bashkimi Ndèrgjegjèsimi do tè na mbrojè, se edhe sot jemi tè “dobèt dhe tè palumtur” siç na dèshirojnè armiqtè tanè ! Kjo na bind se politika e Enverit ishte thjeshtè kundèrpèrgjigjia ndaj tyre. ” Shqipèria ishte njè kockè e fortè qè tè ngecte nè fyt dhe tè mbyt ” Shqipèria èshtè njè pelte qè vetèm rrèshqet.

  6. Baliu says:

    Sa, eshte qeshtje tjeter, por antishqiptar me siguri. Ngjashem me nobelistin gjerman Guenter Grass i cili mbasi e fitoi qmimin nobel pat deklaruar se ka qene pjestar i `Rinise se Hitlerit` (Hitlerjunge).

  7. Marku says:

    Keta prototipa gjenocidiale serbo sllave Jane krijesa te neveritshme , pasi duket fare qarte se si keta kokekatrore serbe planifikojne genocid dhe spastrim
    etnik ne menyre te ftohte dhe te kalkuluar.
    E vetmja menyre per te pasur nje ” fqinjesi te mire” dhe nje paqe afatgjate me keta kriminele eshte rritja e kapaciteteve ushtarake te dy shteteve shqipetare , sepse keto krijesa nuk kuptojne asnje gjuhe tjeter pervec se gjuhen e forces.
    Shikojeni sa “mire” sillen keto kriminele me Kroacine trime , sepse ajo ne fakt I shkeli ne kohe lufte ndersa tani po I shkele edhe ne garen per superioritet ushtarak. Eshte turp per cdo shqipetare qe te citoje
    “Veprat” e ketyre kafsheve gjenocidiale. Shkaterrimi I kapaciteteve ushtarake te kombit shqipetare si dhe mos rritja dhe modernizimi i ketyre kapaciteteve eshte akti me antikombetare qe qeverite e tiranes zyrtare i kane bere kombit shqipetare .

  8. Eri says:

    Keshtu ka qene gjithmone sjellja e vendeve perreth me Shqiperine.Dhe sot keshtu vazhdon te jete.

  9. AM says:

    Domethene qe edhe Hitleri mund te marri cmim per pikturat qe bente sepse per te tjerat ishte viktime e politikes se kohes. Ky flet per shqiptaret sikur te ishin kafshe qe i vret i asimilon i gllaberon dhe i syrgjynos pa problem sepse populli serb ka nevoje per kete e ate. Per nje shqiptar sido qe ta shohi kete pune ky esht nje kriminel qe duhej vrare disa here. Ky dhe te tjere si puna e ketij dhe te shkruhet ne librat e historise nje faqe si shembull per keta vrases qe i kemi ne kufi.

  10. operacioni zjarri says:

    O perendi o perendi! E lexoni se çfare ka thene Pashiqi? Duam nje Shqiperi te pavarur por te dobet dhe te palumtur. Mesa duket ia kane arritur qellimit apo jo?

  11. operacioni zjarri says:

    O perendi o perendi! E lexoni se çfare ka thene Pashiqi? Duam nje Shqiperi te pavarur por te dobet dhe te palumtur. Mesa duket ia kane arritur qellimit apo jo?

  12. preshevali says:

    Hiç me shumë e as hiç më pakë se çdo shka dhe tradhtarë tjetër.
    SHKA TË MIRË E DUHAN TË KEQË NU KA.

  13. Njutoni says:

    E kush i don shqiptart mer!
    Edhe Amerika,e ka dashni part time.
    Ose me sakt,i perdor shqiptart si kalorsi kalin.
    Si eskimezi qent e slitave
    Si kurvari kurven..

  14. zaho says:

    andriqi i ka ber pazaret si i ka dashur trapi po ce do qe e morri nga prapa

  15. Revizori says:

    Ore, ku eshte problemi ketu?
    Ivo Andriç ishte serb (megjithese artikulli e bën çorbe edhe kete), dhe natyrisht qe do bente politiken e Serbise.
    Ata po benin plane kunder Greqise per te marre Selanikun, ndersa Robelli qenka shume i tronditur se pse Andriçit nuk i plaste per Shqipetaret.
    Perderisa ne shqipetaret te mbetemi si lypsare ne dyert e Europes per lemoshe, natyrisht qe do na marrin neper kembe.
    Ne vend qe ne te ishim nje shtet i madh dhe i fuqishem ne Ballkan, perfunduam vetem ne 28 mije kilometra katrore nga pazotesia jone dhe mungesa e vullnetit per t’u bashkuar nen nje flamur, nje mbreteri (ne ate kohe).
    Edhe Ismail Qemalin qe shpalli pavaresine shqipetare te tjere e sabotuan dhe helmuan.
    Ai qe i fali territore Serbise, sot ka monumentin be mes te Tiranes, ndersa ai qe e beri Shqiperine shtet te forte, u zhvarros nga disa “antikomuniste”, te cilet edhe sot shkojne mbrapa komunistit Sali, ndjekesi i politikes serbe ne Shqiperi.
    Por na e paska fajin Andriçi, qe ishte serb, jetoi ne Serbi, punoi ne Serbi, dhe vdiq ne Serbi, por duhet ta kishte bere gjithe kete “per lirine e Shqipërisë”.
    Nga I njejti mentalitet vuan edhe PD-ja sot. Ai, mo ai, ai i keqi, maskarai Edi Rama e ka fajin qe PD-ja nuk fiton dot zgjedhjet. Po pse more Edi! Po pse more maskara nuk bere nje gje te mire per PD-ne! Po pse more njeri i keq mendon nate e dite si te fitoje PS-ja?
    Po hidh ca vota ketej mor njeri i keq.

    Ky mentalitet i njeriut te dobet qe gjithmone kerkon nje mik te madh dhe te forte qe ta mbroje karakterizon shume shqipetare. Sepse ky mik i madh dhe i forte nuk mund te ishim ne.
    Me heq mallin e Fatmir policit te vogel tek Portokallia, qe e ngre Kole Frakusha prej leckash sa here i teket.
    Kole Frakusha eshte Amerika, ndersa Fatmir Xhuxhi jemi ne.
    Por njeriu per nje nder rron. Ashtu si çifti i lumtur po tek Portokallia.
    Ne I shohim keto humore ne television, por truri yne nuk i interpreton si mesazhe jete, por zgerdhijme dhembet si debila, duke thene larg nga bytha ime.
    Enver Robelli duhet te shqetesohet me shume qe shume te rinj shqipetare nuk e shohin me Gjergj Kastriotin si hero kombetar, por si armik te vellezerve turq. Ndersa sa per Ivo Andriçin, mendoi zoti dhe e mori me te shumtet dhe nuk qe i zoti te bente gje, pikerisht se LANÇ e vendosi Shqiperine ne krahun fitues Antifashist. Sepse te qe per ata qe kane shitur territore shqipetare dhe bythen e tyre ne shekuj, Shqiperia do ishte bere plaçke tregu edhe MBAs Luftes se Dyte Botërore. Keto shikoni, dhe Jo Ivo Andriçin.

  16. NNP says:

    Nje gjarper si te gjithe sllavet kudo qe jane ne bote…Zoti marrte hak per ne..AMEN!

  17. Lexuesi says:

    Ivo Andriçi ishte njelloj kriminel si Vaso Çubrilloviçi. Memorandumet e te dyve perdebimin e shqiptareve dhe kolonizimin e tokave shqiptare plotesonin e fuqizonin njeri tjetrin.

  18. Raimond vlonjati says:

    Vetem nje idiot nuk e kupton qe, ky Serbi, si cod serb tjeter ka qene nje armik i kombit Shqiptar

    Problemi eshte qe Shqiptaret duhet ta kuptojne se Armiku mbetet armik, dhe nuk duhet te krijosh dilema ne emndjen tende se ndoshta keshtu apo ashtu,
    se atehere tregon qe je hajvan.

    E ka thene Kadareja ne menyre te shkelqyer, qe :…”Armiku ngelet armik, edhe ne vrarr” —–Kjo thenie duhet t e jete ylli polar per shqiptaret kudo qe jetojne , ne opinionin e tyre ndaj ARMIKUT
    sic eshte per gjithe kombet e tjera.

    Sa per EDI RAMEN qe ka mburrur kete serbin, nuk duhet tja veme re, sepse Rama eshte nje funderine morale, qe e ka gojen si nje hale turke qe ka ngelur e pa-pastruar qe nga koha e Sulltan hamitit
    Eshte tamam nje plehere , qe kundermon

  19. demokrati says:

    Robelli eshte prudukt afatgjate i projektit te serbit Andric, qe mesjetari robell do te na e shese per kroat sipas asksiomes katolik=kroat sipas linjes serbe te percaktimi ne linja fetare te kombesise , per nje Shqiperi te dobet dhe te palumtur qe arrihet nepermjet krijimit te nje sitate permanente te tensionit politik dhe pamundesise per ne qeverisje bazike. Robelli eshte ne linjen e pare te kundershtareve kur vihet ne diskutim bashkimi shqiptar pa aq sa denigrues ndaj cdo elementi shtetberes ne Kosove apo politikave reformatore ne Shqiperi. Nga pozitat e kosovarocentrizmit sulmon hapur qenien shqiptare qe eshte barriera e vetme ndaj projekteve antihumane si kjo e Andricit ndersa per palen ketej Drinit robelli ka nje qasje thjesht serbocentriste per nje hendek midis shiftari dhe albanci.
    Robelli dhe sivellezerit e tij jane ne modus operandi keto kohe, ustashi i keq-cetniku i mire, po mundohen te bejne nje pastrim klinik te kufomes se nacionalizimit serb.
    Persa kohe do te kete dy gjysem shtete shqiptare, Shqiperia do te jete e dobet dhe e palumtur. Kjo shpjegon kundreshtine qe hasi plani per nej rishikim te kufijve qe do te conte ne nje bashkim real te dy gjysmave shqiptare. Boegradi, Andricet projektine tyre aftagjate kane parashikur krijimin dhe rifreskimin e elitave te lumtura shqipfolese qe bejne te mundur teorine e ture per mosqeverisje te shqiptareve.

  20. Kapit Tupalla says:

    As krimineli i luftës Ratko Mlladiqi nuk paska faj që ekzekutoi 8’000 musliman për vetëm 7 ditë në Srebrenicë, pasi që e kishte detyrë dhe se vetëm kreu urdhërat e Millosheviqit !
    TURP ta amnistosh një antishqiptar !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje