Banka e Shqipërisë zbulon serinë e kartëmonedhave të reja që do të hidhet në treg këtë vit

7 Shtator 2019, 15:57Ekonomia TEMA

Të enjten e ardhshme Banka e Shqipërisë do të prezantojë kartëmonedhat e reja që do të hidhen në treg duke nisur nga ky vit.

Pas më shumë se 20 vitesh, dizenjo e parasë vjen e rifreskuar dhe me elementë sigurie të përmirësuara, duke i dhënë lekut shqiptar pamjen e një kartëmonedhe moderne.

Të parat që do të hidhen në qarkullim janë kartëmonedha 200 dhe 5 mijë lekëshe, ndjekur nga të gjitha prerjet e tjera.

Ndërsa vitin e ardhshëm për herë të parë do të kemi një kartëmonedhë 10 mijë lekëshe. Kjo valutë do të mbajë figurën e poetit të njohur Asdreni, shoqëruar me vargje nga Himni Kombëtar

Banka e Shqipërisë i quan këto ndryshime një ngjarje shumë të rëndësishme, një moment të veçantë, jo vetëm për këtë institucion, por për gjithë shtetin shqiptar.

3 komente në “Banka e Shqipërisë zbulon serinë e kartëmonedhave të reja që do të hidhet në treg këtë vit”

  1. alphade says:

    Monedha 10 mije lekshe i takon vetem nje
    Njeriu: SKENDERBEUT , ose ne duhet kopju-
    at modeli amerikan LEKUT numur “NJE LEK
    te mbaje fotografine e SKENDERBEUT, idem
    so nje dollari amerikan qe ka foton e Vashing-
    tonit …….!

  2. Ukshin says:

    Me Falni A ben te ju pyes Diqka per afersisht ka qen afer mesit te majit 2014 e Kam Futur Kartelen e Bankes Teb Ne Banken e Shqiperise ma Qite Bilancin 8.3000000.00$ Bankomati Vet me Tha falenderit qe na vizitove as nje Cent nuk ma qiti nga Ky Bilanc ishte Dit e Diel a nuk punojn Bankomatet te Dielave edhe psh a ka Mund te Mi Merr Dikush ndonjeher

  3. doris says:

    Po te gjitha keto kosto per tatim paguesit shqiptare jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje