Hetimi, jo për Ilir Metën por për Presidentin e Shqipërisë!

8 Shtator 2019, 21:42Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Për herë të parë në historinë tonë 107 vjeçare, del përpara një Komisioni Hetimor Parlamentar, Kreu i Shtetit. Ky hetim nuk është drejtuar kundër Ilir Metës, por ndaj Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Ky hetim nuk është drejtuar ndaj një individi, por ndaj kreut të njërit prej institucioneve më të rëndësishme kushtetuese të vendit. Pra, nën hetim parlamentar nuk është sot qytetari Ilir Meta, por përfaqësuesi i unitetit të popullit shqiptar.

Në këto kushte Ilir Meta nuk duhet trajtuar sipas përcaktimit të Aristotelit si “njeriu, kafshë politike”. Pra, thjeshtë si një ndër individët e kësaj shoqërire. Një qenie si gjithë të tjerët, që vepron nën ndikimin e instikteve që burojnë nga e drejta e tij natyrore politike.

Ai është sot një subjekt i së drejtës. Një person që presupozohet se ka patur kapacitetin e duhur që të realizojë detyrimet ligjore e Kushtetutese dhe se ka qenë i vetëdijshëm për obligimet e tij në pozicionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, ndaj shtetit të së drejtës.

Kjo është edhe arësyeja se përse ai sot nuk po hetohet thjeshtë si Ilir Meta, njëri ndër ne qytetarët e tjerë të këtij vendit. Por, si President i Republikës. Si Kryetar i Shtetit të një republike parlamentare, ku qeverisja sipas Nenit 1 të Kushtetutës, bazohet “në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme dhe periodike”.

Qoftë kjo, por edhe nene kushtetuese e ligje të tjera, u shkelën me koshiencë nga Presidenti ynë në detyrë, për shkak të hallit personal të qytetarit Ilir Meta. Ai shfrytëzoi pozitat e tij si Kryetar i Shtetit, që ti mohonte të drejtën themelore kushtetuese qytetarëve të tjerë të kësaj Republike, për të zgjedhur e për tu zgjedhur.

Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Sali Berisha e Lulzim Basha për shkak të halleve personale me drejtësinë e re që nuk e komandojnë dot më si sistemin e 30 viteve të shkuara, nëpërmjet dekretit të Presidentit të Republikës për anullimin e 30 Qershorit, kërkuan që ta çonin vendin drejt kaosit.

Ata besuan se kështu do ta detyronin Kryeministrin Edi Rama që të arrinte me ta një marrëveshje politike. Një pazar që në të tilla raste, shoqërohet gjithmonë me amnisti për krimet dhe korrupsionin e elitës politike. Kjo do të çonte më pas, tek bllokimi dhe zhbërja e reformës së madhe në drejtësi.

Ndaj sot hetimi i mazhorancës parlamentare socialiste, nuk po bëhet thjeshtë dhe vetëm për qytetarin Ilir Meta. Por, mbi të gjitha për Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Nisma për shkarkimin e tij për shkeljet e tij të rënda kushtetuese, nuk po bëhet as si një akt personal, as thjeshtë për ti dhënë një mësim apo për të ndëshkuar qytetarin Ilir Meta.

Nisma për këtë hetim Parlamentar, është shumë më serioze se kaq. Ajo është ndërmarë për ti dhënë historisë së shtetformimit tonë modern, një kazus që do të ndajë njëherë e përgjithmonë hallet personale të individëve si “kafshë politike”, nga detyrimet e tyre ligjore dhe kushtetuese kur marin përsipër detyra kaq të larta qeverisëse dhe shtetërore.

8 komente në “Hetimi, jo për Ilir Metën por për Presidentin e Shqipërisë!”

  1. Raimond vlonjati says:

    Hetojme Presidentin ,
    meqe vjedh Kryeministei

  2. ZOROOS says:

    Kutit prej mutitiy Iliri qe thoni ju or te bekuar eshte nje MUT i mutit te mutit te mutit prej muti kete konkluzion nzorri sot ne drite kom i Venecies ai eshte nje vic jugosllav nje armik i betuar i kombit Ai eshte burri i MonikaKokemadhit qe per breket e saj donte ti vinte zierrin kombit

  3. REZI says:

    E ke qarë!
    Është pikërisht kjo që duhet të kuptojnë të gjithë. Shteti funksionon me ligje, jo me Moniqe sic kërkoi ta bënte Meta.

  4. Arseni says:

    Ne burg eshte hitoria ALI baba me 40 hajdut dhe ka shkelur kushtetuten n.q.f.se duhet shtet dhe ligji te jet prepararsi ose dhe…jini kete qe doni te jet

  5. Lee lee says:

    O kungull pa fara. O mjerim qe permed dhe Aristotelin si shembull. CA po thua I lexon ato qe shkruan jam kurioz

  6. boston says:

    Bravo Peza respekte.

  7. xoni says:

    Ky ka rreshkitur me kohe, luan me macet dhe pergjigjet si macet. Gjithesesi po ja ban qefin vedit sa ne mal e sa ne det, veç murtaja s’po e mer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje