Jari zbulon domethënien e ngatërrimit të Himnit në Francë!

8 Shtator 2019, 20:25Antena TEMA

Pas ngatërresës fyese që ndodhi me Himnin Kombëtar në Francë, Jari u përpoq të lexojë disa mesazhe të fshehta të Macronit kundër Edi Ramës.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Mos e merrni kaq lehtë si incident ngatërrimin e Himnit Kombëtar. Ai është komanduar direkt nga Presidenti Macron, i cili ka dashur t’i japë një leksion të hidhur Ramës.

Nëse shikoni bluzën e trajnerit të ekipit kombëtar lart- majtas e ka të shkruar dy iniciale ER kurse poshtë lexon Macron.

Kjo është bërë qëllimisht që njerëzit të mendojnë se është aleanca Edi Rama- Macron. Kjo e ka shqetësuar presidentin Macron dhe është hakmarrë.

Ai ka dashur t’i dërgojë një mesazh të qartë Edi Ramës se himni nuk këndohet siç e këndojnë djemtë e kombëtares, por si e këndon Lul Basha në fund të mitingut.

Me këtë sinjal ai kërkon t’i thotë Edi Ramës se kush është i preferuari i tij në Tiranë.

Sa i përket ngatërrimit të emrit të shtetit që në vend të “Albania” na tha “Armenia”, mesazhi është i qartë. Franca nuk na ka fare në llogari për negociatat.

Ata as emrin e shtetit nuk na e dinë. Një shtet që di përmendësh gjithë emrat e kolonive afrikane dhe s’mban mend emrin tonë, natyrisht që e bën këtë me vetëdije se nuk do Edi Ramën.

Në fund dhe një lajm sekret. Macron ja ka kthyer mbrapsht këpucët “Adidas” Edi Ramës, duke ja lënë tek dhoma e zhveshjes futbollistëve. 

Brenda këpucëve ka lënë një shënim për Tit Vasilin, ku thuhet: “Siç e kemi lënë bashkë negociatat nuk ja jap. Po i kthej atletet të ketë me se t’ia mbathë. I Juaji Macron.”

Por Edi Rama ka kapur mesazhin dhe nuk ja dorëzon Tit Vasilit. Nëse nuk ja dorëzon deri të martën, këtë fundjavë opozita duhet të dalë në protestë.

I juaji Jari!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje