“Kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme”

Nga Spartak Ngjela 

Vetëm kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme për aktet e saj.

Kjo është edhe historia e Shqipërisë në këta tridhjetë vitet e fundit.

Por, nuk është vetëm kjo, sepse, këta injorantë kanë ardhur në pushtet për të marrë diçka dhe jo për të bërë atë që kërkon zhvillimi shoqëror.

Ku është sot debati për zhvillimin kombëtar? Askund.

A nuk e provon kjo atë që sapo e thamë më lart?

Vërtet mendoni se të çmendurit dhe injorantët mund të vijnë në pushtet për të bërë diçka për vendin?!
Kurrë mos e prisni këtë.

Kjo është arsyeja që në Shqipëri, në politikë, ka vetëm luftë njerëzish dhe jo debat idesh për zhvillim kombëtar. Mos janë të sëmurë?
Jo, këta politikanë të lartë, në të dyja palët, janë në lojë mashtruese për të çorientuar opinionin publik në lidhje me të vërtetën: paaftësinë absolute të administratorëve dhe politikanëve të rangjeve të larta.
Injoranca në drejtimin e vendit, fshehet mbas një luftë verbale individuale të poleve të politikës, mes fyerjesh dhe shpifjesh që kurrë nuk janë gjykuar.

Pse nuk janë gjykuar asnjëherë “krimet” e denoncuara politikisht që mbushin për çdo ditë gazetat dhe lajmet televizive?

Nuk e keni parë, që, pasi opozitarët “luftarakë” vijnë në pushtet, s’e kanë denoncuar asnjëherë kundërshtarin e rrëzuar nga qeverisja?

Pse?

Sepse kanë ndërruar vetëm portat, dhe loja ka filluar nga e para. Kurse, pikërisht këtu e gjen vendin e vet të sigurt korrupsioni.

Loja me sharje dhe fyerje e me denoncime të kota, ka vetëm një qëllim: pushtet dhe para. Por paraja tani do të hyjë nën hetim nga reforma antikorrupsion.

E pra, prandaj, pikërisht ky do të jetë shpëtimi i shqiptarëve nga kjo lojë e ligë tridhjetëvjeçare. Sepse, ajo që shprehëm më lart, s’është veçse një pushtim sui generis i shoqërisë shqiptare nga një bandë keqbërësish.

Por, shqiptarët vetë, me forcat e veta, nuk mund të dilnin dot nga ky pushtim makabër tridhjetëvjeçar.

Ja pra, kjo ishte arsyeja pse, pasi e konstatuan rrjedhën e mësipërme, këtë ndërmarrje historike kaq të domosdoshme për shqiptarët, e morën përsipër aleatët e mëdhenj perëndimorë të Shqipërisë. Dhe, sigurisht që do ta kryejnë plotësisht. Ajo sapo ka filluar.

REMOTE_ADDR:[]

17 komente në ““Kur një vend ka sjellë në pushtet injorantë, populli është i detyruar të dëgjojë sharje individësh dhe jo qeverisje të përgjegjshme””

  1. Albi says:

    Te lumte goja o Avokat .Cdo paligjshmeri eshte nje afere korruptive .Ne 30 vjet te ashtuquajtur demokraci nuk ka pasur asnjehere nje meter qe ta maste kete per shkak se pari te gjyqsorit e gjithe me radhe .Shqiptaret treguan se nuk kishin potencialin intelektual per ta bere kete .Ti themi FALEMINDERIT ShBA qe meret me specien qe nuk do perparim e progres po vetem te vjedhe ne makuteri.

  2. Trimi says:

    Kta duhet te largohen te gjithe. Nese ngelet edhe vetem 1 ska shpetim se i qelb te gjith prap.

  3. Pjerini says:

    Je shume i vonuar or Spartak Ngjala!Shqiperia duke te perfshire edhe ty a tridhjet vite qe drejtohet nga ju injorantet me kollare !Kush ju pruri patjeter,shteti ame qe per te shperbere Shqiperine zgjodhi pikerisht llumin e kesaj shoqerie!Ndaj edhe pasojat jane te ndjeshe e sot ti cicerin sikur nuk ke te shkuar nga ky llum sikur nuk ke qene pjese e ketij skenari !Ndaj leri pordhet se s’te kane lezet o Tak tak t……k!Ti ke marre rolin e laborantit perfekt duke bere analiza e dune na dhene formula nga laboratori yt se si duhet te genjehemi edhe 30 vite te tjera!Vdiq koha e Salinjeve ku mjafton ti permendej emri nga zeri i Ha merr dhe ike dhe erdhi demokracia!Stop lojrave te pista qe ju te derguarit e perendise na shurdhuar e verbuat me driten qe do te sillte dhjemokracia e qe ne fakt na solli erresiren duke ç’vatur e vjedhur kete vend deri ne themel!Ndaj edhe Shqiperia nuk ngre koke sepse eshte nje magazine pa iventar ku vijne e vjedhin hajdutet profesioniste duke na dhene leksione ndershmerie!Boll o Spartak qe koha te ka lene shume pas e imoralitetin politik na i shisni si moral shoqeror!

  4. Ceni says:

    Shqiptaret nuk kane tradite pozitive ne qevetisje. Po moren karriken kapen me thonje pas saj. Ne e shohim qeverine si vend I te forteve, ku vidhet, Jo si sherbimi ndaj popullit. Keshtu ka qene e do te mbetet per shume kohe.

    1. Eri says:

      Ne te gjitha vendet te njejtet kane me dekada ne pushtet dhe kur plaken lene delfinet e tyre.Problemi i politikaneve tane eshte se jane te shitur te armiqte shekullore te Shqiperise.

  5. Kozmos says:

    TASHME I GJITHE POPULLI SHQIPETAR, EDHE AI ME INJORANTI , E KA KUPTUAR ,QE KETAPOLITIKANE QE E KANE KAPUR SHTETIN ,GATI PER 30 VJET . VETEM E RRJEPIN ME MENYRAT ME TE NDYRA DHE NUK MENDOJNE FARE PER ZHVILLIMIN E KESAJ SHOQERIE
    RRUMPALLA ESHTE MENYRA ME E EFEKTESHME , QE POLITIKANET TE VJEDHIN NGA TE GJITHA ANET ,
    TE PANGOPURIT SHKOFSHIN TE GJITHE NE BURG .

  6. mik says:

    Kush do qe te ishte ne vendin e ketyre politikaneve do kishte ba njelloj. Te gjithe e dim se faji nuk asht i tyre por asht i joni.
    Nje shprehje thote : Bota nuk rrezikohet nga njerzit e keqinj, por nga ata qe tolerojne te keqen.

  7. mik says:

    Kush do qe te ishte ne vendin e ketyre politikaneve do kishte ba njelloj. Te gjith e dim se faji nuk asht i tyre por asht i joni.
    Nje shprehje thote : Bota nuk rrezikohet nga njerzit e keqinj, por nga ata qe tolerojne te keqen.

  8. Komentuesi says:

    zoti Ngjela! Ju thoni se vetem nje vend qe ka sjell ne pushtet,populli eshte i detyrar te degjoi sharja individesh dhe jo qeverisje……….Mirepo vendi nuk eshte abstrakt,ai perbahet nga kufijet,kombi,gjuha,kultura,pra ka nje popull.Ateher,nuk eshte vete populli ai qe ka sjell ne pushtet injorantet? Populli e bene populli e vuan.Ketu eshte politika ajo qe kerkon te imponoi vulnetin e saj popullit qe e voton duke u mashruar.Jame dakord me te gjitha sa thua ne artikull.

  9. Dymi says:

    Si eshte e mundur qe botohen brockullat e ketij njeriu te ceket. Vete pyet, vete pergjigjet dhe pastaj nxjerr disa konkluzione.
    “Ku është sot debati për zhvillimin kombëtar? Askund.
    A nuk e provon kjo atë që sapo e thamë më lart?” ( citat nga shoku Spartak )
    Dhe pas cdo thagme te tille shton:- A e kuptoni tani……etj
    Sipas tij te gjithe jane injorante, te gjithe hajdute, te korruptuar, te gjithe antikombetare. Vetem Ai Fatosi i Ngjelajve eshte perfekti. Me keto qe shkruan ka vetem nje merak, meqenese votuesit nuk ja kane fershellyer asnjehere, te ju vetofrohet e tu beje elozhe e thirrje amerikaneve: “ Ja ku e keni personin adapt, llagar per magazinen Shqiperi”

  10. h says:

    Sa shpejt e paske kuptuar qe jemi të pushtuar nga krimi dhe korrupsioni .
    Qenke shumë i kapshëm.

  11. Tarasi says:

    Kështu ne teori ti z. Ngjela keto që thua degjohen si te verteta origjinale edhe te drejta…. Por po te them diçka :asnjëherë nuk ka për te ndodhur ajo që thua ti… ASNJËHERË…. Ndonjë peshk i vogel edhe mund te shkojë ne burg edhe tu sekuestrohet pasuria…. Por ASNJËHERË ska per te ndodhur që te shkojnë ne burg politikanët qe e shkaterruan këtë vend me shumë se enveri…. Them politikanët sepse nuk ka ASNJË pllitikan ne Shqipëri qe ka abuzuar vjedhur me pronën e shqiptarëve…

  12. raku says:

    Merrni intelektin e Berishes, ciftit Meta dhe, Rames dhe e kuptoni pse Shqiperia eshte ne kete derexhe skandaloze pas 30 vitesh demokraci i thencin.

  13. ideali says:

    Nje filozof i lashtesise thote: I dituri nga i padituri ndryshon aq sa i gjalli me te vdekurin. Shendet deri sa te pervehtesojme kete.

  14. Lasgushi says:

    Kur njiheshim me bëmat e Qeverisë së Zogut Kap Kristi,motrat princesha Mëshirë etj.Me bëmat e Deputetëve të asaj kohe.NA VINTE TURP QË KISHIM TË NJËJTËN QYTETARI ME TA.Imagjinoni Shqipëria është drejtuar për 20 vjet nga një person (mbret) i cili nuk ka lënë asnjë fletë të shkruar.Kush ka parë një fletë me shkrimin origjinal të ti.Si ndodh rëndom me ata që drejtojnë shtetin.Një person kurvar i mjekuar vazhdimisht për sëmundje veneriane.Ai kur la pushtetin mbushi qeset me florin e qytetarëve e vodhi dhe u largua.Por qënkemi gabuar rëndë. Kasta a periudhë 20 45 paska qënë lule. Ajo kastë duket Si Anëtarët e Akademisë franceze të letërsisë dhe arteve në krahasim me këta të sotmit.Krahasojini me bëmat,krimet dhe idiotësitë e Berishën,Meksi,Kopliku,Bode Nanon,Majko,Meta,Noka,Mediu,Shehu,Kryemadhi,Rama,Nishani,Topi të cilët na turpërojnë të gjithëve.Spartaku ka të drejtë dhe vlerësohet nga shqiptarët që më zi e presin ta dëgjojnë.

  15. bashkim says:

    Edhe per faktin se politiken e drejtojne njerez qe jane nen nivelin mesatar te te atyre qe perfaqesojne!

  16. Alb says:

    Duhet turbulluar qe te shkulloet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *