Përse PD i ka “djegur” me dashje të gjitha shanset?

Nga Artur Ajazi 

Duket se Partia Demokratike ditë pas dite, po shuan apo më mirë po “djeg” me dashje (ashtu si mandatet) të gjitha shanset që po i afrohen nga kryeministri Rama (me dorën e shtrirë për bashkëpunim) ashtu edhe nga ndërkombëtarët.

Lulzim Basha kujton se “bota rrotullohet rreth tij”, kujton se DASH dhe ambasadorët e huaj në Tiranë do të merren gjithë kohën me PD e tij, me sekretarët mjeranë që shkruajnë jo programe por dosje kandidatësh, dhe se zoti Palmer do ti japë “një dorë” ish-opozitës që endet rrugëve.

E vetmja mënyrë që ka zgjedhur Partia Demokratike për ti bërë ndërkombëtarët të jenë “të dhimbsur” ndaj tyre, duket se është mendimi sipas një logjike periferike ballkanase se “ky vend ka veç një opozitë, dhe ajo jemi ne”.

Por tashmë në Parlament po i jepet “dora” e fundit, një opozite të re, e cila është më konstruktive , e përgjegjshme dhe më solide se ajo e vjetra.

E megjithëse e ndodhur në një situatë të rënduar e cila bëhet çdo ditë edhe më e pashpresë, duket se Lulzim Basha e ndjek nga zyra e Doktorit gjithë katrahurën. Lëvizjet e fundit të tij, si thirrja e kryetarëve të degëve në rrethe, apo takimet deri orët e vona të natës me aleatët e inatosur, duken si shanset të fundit për kryetarin e demokratëve të mbetur akoma në atë parti.

Duke djegur mandatet, duke djegur zgjedhjet, duke djegur Kryeministrinë, Parlamentin, apo dhe duke gjakosur uniformat e shtetit, ish-opozita e vjetër e kishte mbledhur mëndjen top se, ato ishin aksionet e vetme “guerrilase” që mund të zgjonin ndërkombëtarët , dhe se e “drejta do të ishte me ata”.

Por gabuan, dhe gabuan aq keq, sa nuk ka shansin të rikuperojnë asgjë, as imazhin politik dhe as atë ndërkombëtar.

Duke dalë mbi ligjet, mbi normat e një beteje të pastër politike, duke dalë mbi rekomandimet dhe këshillat e “urta” të ndërkombëtarëve, dhe më skandalozja , duke dalë nga “rreshti” dhe duke i treguar SHBA se “jemi faktor dhe nuk tërhiqemi nga rruga jonë”, kjo Parti Demokratike, i kishte bërë keq llogaritë.

Shpesh “hanxhiu” në SHQUP nuk e harron se Daj Sami nuk të kthehet dy herë në të njëjtën rrugë, por megjithatë gjithçka duket sikur është bërë enkas për kryetarib Basha. Duket si një “dhuratë” e vonuar, e cila herët ose vonë do të zbulohet dhe PD do të marrë ashtu sikurse 23 vjet më parë një tjetër goditje fatale si forcë politike.

Momentalisht ish-opozita e vetmuar dhe e vjetëruar, ndodhet në një udhëkryq të pashkelur, dhe as që ishte menduar nga kryetari saj Lulzim Basha se, do të vinte një ditë që gjithçka do të fshihej me Zero.

Tashmë duket se shanset për PD janë në dorën e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka qenë qysh herët dakort, për tu ulur në bisedime pa cënuar ligjin, institucionet dhe rendin kushtetues.

Teoria dhe praktika e “imponimit përmes dhunës”, ka qenë dhe mbetet produkt i fillimviteve ’90 në Partinë Demokratike, dhe që sot as nuk mund të diskutohet dhe bisedohet me atë gjuhë në politikë.

Të mbetur mbrapa në kohë dhe mentalitet, të mbetur shumë mbrapa edhe në zgjidhjet teorike dhe praktike të problemeve brënda vetë asaj si forcë politike, duket se Partia Demokratike të vetmen mbështetje ka aleatët e “thinjur” që herë bien në ujdi me Lulzimin, dhe herë kërkojnë “rregulla të reja loje” nga Rama.

Gjithsesi PD ka humbur shumë (jo vetëm militantë dhe mbështetës) por mbi gjithçka ka humbur shansin e rikthimit në normalitet të jetës së brëndshme si forcë e përgjegjshme politike, dhe kjo kur je në opozitë vlen më shumë se çdo gjë.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Përse PD i ka “djegur” me dashje të gjitha shanset?”

  1. cfare shanse ka patur PD, cfare shanse ??/

    nje m… ka patur, PD nuk ka me, sikur edhe sala te ngrihet nga qymezi

  2. o Tema

    PD ka shansin e dhjere qe ka nje kryetar qe lyen floket me brilantine dhe qe
    kerkon te ruaje pasurine e vet dhe saliut

    shanset e PD jane 25 vjet pa pushtet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *