Pse socialistët duhet të jenë seriozë në qëndrimin ndaj Ilir Metës?

8 Shtator 2019, 19:41Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Presidenti Ilir Meta do të jetë të hënën para një Komisioni Hetimor parlamentar lidhur me pretendimin e shumicës, se ai ka shkelur rëndë Kushtetutën, duke e përdorur postin që mban për qëllimet politike të opozitës dhe destabilizimin e vendit, duke u përpjekur të anulojë zgjedhjet e 30 Qershorit, dhe duke futur vendin në kaos.

Ballafaqimi me Presidentin dhe pyetjet ndaj tij, nuk vlejnë për të konstatuar shkeljen e rëndë të Kushtetutës, pasi ajo është konsumuar në sytë e të gjithëve, por vlen më shumë për të kuptuar vendosmërinë e shumicës për t’i shkuar deri në fund këtij procesi.

Nga kjo varet shumë jo aq fati i Ilir Metës, por serioziteti me të cilin shumica, duhet të mbrojë mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, nuk është thjeshtë një trill i shumicës dhe as një kokëfortësi për të mos respektuar Presidentin. 

Me aktin politik të çdekretimit të 30 Qershorit, Ilir Meta tentoi t’u heqë të drejtën shqiptarëve të zgjedhin dhe të zgjidhen, duke u hequr një nga të drejtat e tyre themelore në demokraci. 

Akti i tij politik futi në rrugë pa krye procesin zgjedhor, duke e përdorur kompetencën e tij formale të caktimit të datës, si një mekanizëm lufte politike që ndau vendin. 

Ai e poshtëroi misionin kushtetutes të Presidentit në gërmë dhe në frymë, duke ndezur flakët e një lufte civile dhe duke përdorur postin e tij, jo si simbol i unitetit kombëtar, por si simbol i luftëtarit të përçarjes kombëtare.

Mbajtja e zgjedhjeve më 30 Qershor, është një triumf mbi të keqen dhe një çmontim i strategjisë së luftës civile në vend, për nevoja tërësisht politike të opozitës që udhëheq presidenti Ilir Meta. 

Merita e shumicës nuk është se zgjodhi 61 kryetarë bashkie më 30 Qershor, por se zgjodhi të mos fuste shqiptarët në një luftë vëllavrasjeje për shkak të Ilir Metës.

Tani pas 30 Qershorit qëndrimi ndaj Ilir Metës vlen për të kuptuar, nëse shumica e bëri 30 Qershorin për të marrë bashkitë apo për të shpëtuar vendin nga ndarja dhe lufta civile.

Nëse socialistët përpiqen të bëjnë kompromis me Ilir Metën, ata nuk kanë më asnjë të drejtë më 30 Qershorin dhe betejën politike për ta mbrojtur atë.

Serioziteti me të cilin ata duhet ta trajtojnë Ilir Metën, si një njeri që ka marrë peng zyrën e Presidentit të Shqipërisë, duke e përdorur atë kundër unitetit kombëtar, paqes sociale dhe të drejtës së shqiptarëve për të votuar, do të tregojë shumë, nëse 30 Qershori ishte një betejë për këto vlera, apo për 61 Bashki.

Nuk ka rëndësi pastaj çfarë do të rekomandojë Komisioni i Venecias apo Gjykata Kushtetuese. Rëndësi ka që socialistët të tregojnë se nuk zgjodhën të mbrojnë një datë më 30 Qershor, por historinë e shtetit shqiptar.

20 komente në “Pse socialistët duhet të jenë seriozë në qëndrimin ndaj Ilir Metës?”

  1. Lik says:

    Sakte,argumentat per çdekretimit te 30 Qershorit ishin ne fakt argumentat qe tregojne se Presidenti donte anarshi ne interes te opozites ndoshta edhe te qellimeve ruse,greke dhe serve dhe aspak te unitetit kombetar.

    1. ben says:

      Ca serioze mund te jene Ulusirat.
      Kur nga njera ane jane te akuzuar si bande per vjedhje te zgjedhjeve.
      Ndersa nga ana tjeter OSBE shkruan e zeze mbi te bardhe qe mospublikimi nga qeveria ne fletoren zyrtare I dekretit te presidentit I dt 13 tetor eshte shkelje e ligjit.

  2. Likefloriri says:

    Ata duhet ti bejne qarte popullit qe ilirfloriri eshte president apo kryetar i opozites dhe vecanerisht i partis familjare.
    Eshte per paqe apo vellavrasje si saliu qe ka debules

  3. Ragipi says:

    Ashtu Mero nuk e luan topi pasi qe vertet 30 qershori ishte vertet per te mbrojtur demokracin dhe shqiperin kunder falangave dhe hajduteve te Pd dhe Lsi qe deshen vellavrasje dhe nese ka dhe duket se ka ne partin socialiste qe mos ta marrin serozisht kete pune ateher populli do hamb besimin sidomos me Edin qe duhet te marre seriozisht me situaten.

  4. Neritan says:

    Shume e sakte!
    Por nuk do jete fare cudi qe PS (me ata qe e drejtojne tani) te beje filmin e rradhes!

    1. Piro says:

      Ashtu o Mero po deputet socialiste Jane thjeshte ushtare . Ligji mbeshtetet ne fakte qe aktualisht nuk Jane fort te qarta. E kjo eshte ceshtja. Dhe mund te ndodh ajo qe ka Rama ne mendje.

  5. met selita says:

    As mos e co ne mendje o Mero se do ta shkarkojne.Ja ketu do te jemi. Sepse te tre vjedhin e qeverisin bashke,Rama,Iliri e Meta. Se po te ishte ndryshe do te kishin ndryshuar sistemin e zgjedhjeve duke e kthyer ate ne mazhoritar.

  6. Komentuesi says:

    Shume bukur zoti Mero.Meta donte perçarje dhe lufte civile,por i shkoi huq me keq se Salvini ne Itali.

  7. Raimond vlonjati says:

    Shqiperia esht shtet i pavarur , qe ka ne krye nje President nuk ka ne krye te shtetit depudetet,

    Dhe esht kryetari i shtetit , ai qe vendos daten e zgjedhjeve , ose qe e anullon ate,
    nuk esht askush tjeter

    Kryetari shtetit caktoi nje date tjeter zgjedhjesh duke e anulluar daten 30 ,

    Ndaj as qe diskutohet fare qe data 30 qershor esht e jashteligjeshme ,
    nuk ka tendesi se cfare thone samurajt e Edi Rames

    Ndersa se cfare thote Komisioni i Venecuas kavrendesi perderisa ata do interpretojne kushtetuten ,
    ne vend te Gjykates Kushtetuese qe shkaterroi hajduti Kryeminister

    Ju hajdutet , ngaqe jemi mesuar me te vjedhur kerkoni ti rrembeni te hjitha pushtetet per vere , ashtu sic rrembeni votat me te vjedhir ,
    sic rrembeni parate e shqiptareve nepermjet taksave te larta ,

  8. alphade says:

    Rendesi ka qe makinacionet politike
    te mos shkojne ne Lazare te felliqura ne
    kurriz te shqiptareve te zakonshem.
    Ilir Meta,alias Ilir Floriri, duhet te jape
    llogari ne radhe te pare e mbi te gjitha
    qe qysh diten e pare si President i Rep.
    nuk perfaqesoi Unitetin e Popullit por
    percarjen e tij duke zbatuar slloganin
    rromak “divide et impera”….. Te tjerat
    si ” shkelje e kushtetutes”,etj.Jane gjitha-
    shtu te rendesishme por e para mbetet
    gure prove per CDO President….!!!

  9. ben says:

    Ca serioze mund te jene Ulusirat.
    Kur nga njera ane jane te akuzuar si bande per vjedhje te zgjedhjeve.
    Ndersa nga ana tjeter OSBE shkruan e zeze mbi te bardhe qe mospublikimi nga qeveria ne fletoren zyrtare I dekretit te presidentit I dt 13 tetor eshte shkelje e ligjit..

  10. FLUTURA says:

    Ky eshte testi, qe do tregoje se jane te gjithe njesoj ose jo…

  11. Tajari says:

    Mbani mend se cfar do te ndodhi:pazari i rradhes.

  12. Baftjar Latifi junior says:

    President ne kuvend . Veliaj pergatitet per maratonen Mazniku per Turin e CATALONIA,$ dhe fusha per kullat. Dhe socialistet duhen te jene serioz me kriminelin qe anulloi zgjedhjet qe ka kthyer draftet e PPP qe I rropi shqiptaret. Mero pash zotin. Bej nje investigim per tipat qe u bene reklam. Presidentin do ta hetoj Balla me Finon dhe Demaliaj ka mundesi dhe Spiropali.Po qe shkojme per falimentim de facto kur do shkruash. Po qe pas 30 vjetesh do jete raporti 2 pensionist nje qe do punoj kur do shkruash. Po qe pas 50 vjetesh ky popull do jete 800 000 kur do shkruash. Po qe 50% e popullsis jeton ne kushte te varferis ekstreme kur do shkruash.Vetem me Meten dhe Bashen merresh

  13. Don says:

    Vetem ai qe paguhet per nje shkrim te tille nuk e kupton qe dekreti i Presidentit nuk ishte per anullmin e zgjedhjeve apo ndalimin e tyre ne Shqiperi, por vetem anullimi i nje date dhe caktimi (me vone) i nje date tjeter! Ky ishte nje precedent i ndodhur me perpara dhe askush nuk tha gje per ato presidente kur vepruar keshtu! Mero eshte aq i zgjuar sa ta lexoje mire dekretin e ta kuptoje qe behet fjale per date e jo per mos kryerje fare zgjedhjesh.
    Mero, cfare do te thuash ti kur po keta politikane t’i drejtohen presidentit qe t’i shtyje edhe njehere zgjehdjet per ne Pranveren 2020 me bekimin e Ambasades Amerikane?

  14. FLUTURA says:

    Nuk kuptoj perse nuk i nxirni komentet?
    Kjo nukbja rrit vleren Editorialit, perkundrazi

  15. Jugu says:

    Po Meta se krasiti fare nga pyetjet dhe me duket i uli per toke gjithe deputetet qe ben pyetje, biles Fino gati si nuk u mallengjye qe Meta it that se nuk ka gje personale me te. Pas farses se radhes te kuvendit, Meta u ftua te pij nje kafe te Ruci qe ben balancuesin e Rames me kundersharet. Hajde shtet hajde, mjere mileti po ketu ka marr fund gjithecka.

  16. trimi says:

    30 Qershori vendosi qe te godasi kokfortesine e piolitikanve anti shtet, vendosi qe shteti duhet te shkoje ne shina ligjore dhe jo ku tju teket politikanvete te korruptuar jo kalimtar, qe kane 30 vjet si leshojne karriget.

  17. drejtesia qe nuk ka per te ardhur kurre ketu says:

    Loja me Ilirin se keta rilindasit as nuk duan ta shkarkojne dhe I thone Nanos ja ne po luftojme ta heqim Ilirin e te te veme ty, por po na del kocke e forte! Dhe pse i kane votat per ta shkarkuar per 24 ore! Tragjikomedi.

  18. Elba says:

    Popull,Iliri,qenkai pavarur.Varet nga Opozita.Respektivisht,nga Luli dhe Mona bashke.Kush e zgjodhi President valle?Iliri harroi.A duhet te falet?Jo dhe Jo!Ndryshe do te thote,Fitore,Fitore.Jam trim.jam nga S’Karpari e terrci e verrci.Mendoj,qe ka ikur koha e trimave.Kemi nevoje per Njeres te Zgjuar,te urte,te bindur,te paster.Ilir Meta nuk eshte I tille.A mund te gjendet nje Njeri,me karakteristika positive?Mendoj,qe po.Ismail Kadarene,RexhepMejdanin,ka edhe te tjere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje