Publikohet në Serbi historia e dashurisë mes një shqiptareje dhe një serbi që i ndau lufta

8 Shtator 2019, 09:09Kulturë TEMA
Publikohet në Serbi historia e dashurisë mes një shqiptareje dhe

‘Një burrë dhe një grua të ndarë nga lufta. Ai serb ajo kosovare. Ai e kërkon atë për vite me radhë midis refugjatëve të shpërndarë nëpër Evropë, sepse ia premtoi asaj.

Ajo e pret atë, duke u ulur në një cep të botës, sepse të presësh për të është e vetmja gjë që mund të bëjë. Por ndonjëherë fati i kthen njerëzit në “letra të dërguara në kohën e gabuar”.

Kjo është historia e dhimbshme e dashurisë që shkrimtarja shqiptare, që jeton tashmë prej vitesh në Itali, Anilda Ibrahimi pati shkruar në libër 10 vite më parë e që sot në 10-vjetorin e botimit është përkthyer edhe në serbisht. Lajmin për këtë e dha vetë autorja në një postim në Instagram.

“L’amore e gli stracci del tempo” (Dashuria dhe rreckat e kohës) titullohet libri i Ibrahimit, i cili tregon një histori të gjallë dhe të sinqertë miqësish që zgjasin një jetë, humbjesh dhe shprese, të fëmijëve të luftës dhe prindërve të tyre të shumtë.

Një roman që prek thellë… Herën e parë që serbi Zlatan sheh shqiptaren Ajkuna ai tronditet nga ajo, pa e ditur se ajo shumë shpejt do bëhej qendra e jetës së tij.

Ata rriten së bashku në Prishtinë, në të njëjtën shtëpi, edhe pse ai është serb dhe ajo është shqiptare kosovare. Baballarët e tyre, Milos dhe Besor, ndajnë një pasion për mjekësinë dhe për poezitë e Charles Simic. Nënat e tyre, Slavica dhe Donika diskutonin gjithmonë se si të bëjnë speca turshi dhe detaje të disa baladave, një trashëgimi e përbashkët e popujve të Ballkanit.

Midis festimeve të Vitit të Ri dhe të shtënave guerile, Ajkuna dhe Zlatan i premtojnë njëri tjetrit dashuri të përjetshme. Sidoqoftë, historia i ndan ato: ai ushtar, ajo refugjate.

Ajkuna e gjen veten në Zvicër, ku lind Sarën. Zlatan përfundon në Itali, ku takohet me Ines. Një vajzë e imët, me flokë të drejtë, ashtu si Ajkuna.

Në një rrëfim alternativ, subjekti i romanit ndjek jetën e dy protagonistëve. Libri ndërkohë po ekranizohet në Itali, projekt për të cilin po punonte i ndjeri Gjergj Xhuvani.

Pak mbi autoren…

Anilda Ibrahimi ka lindur në Vlorë më 1972. Studioi për Letërsi në Fakultetin Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës dhe më 1993 u largua nga Shqipëria, fillimisht në Zvicër dhe pastaj në Itali, në Romë ku jeton me familjen. Në Itali ka punuar në Komisionin Italian për Refugjatët ku është marrë me të drejtat e njeriut deri në 2003.

Ka realizuar projekte kulturore, duke kuruar në veçanti antologjitë dhe përmbledhjet poetike të autorëve ballkanikë dhe mesdhetarë. Romani i saj i parë është “E kuqe si nusja”, botuar nga Einaudi në vitin 2008, me të cilin është vlerësuar dhe me çmimet “Edoardo Kihlgren”, “Corrado Alvaro”, “Giuseppe Antonio Arena” etj. Më pas boton “Dashuria dhe rreckat e kohës”. Në vitin 2012 botoi “Nuk është ëmbëlsi” dhe “Il tuo nome è una promessa në vitin 2017.

6 komente në “Publikohet në Serbi historia e dashurisë mes një shqiptareje dhe një serbi që i ndau lufta”

  1. Raif Fetiu says:

    Shkrimtare koti.Epaguar nga serbet per te shkruar nje histori te pa qene.Ndoshta edhe per te shpreh merakun dhe dashurin e saj per serbet.Nje rast i vetem ka ndodh ne Kosove qe nje shqiptare eshte martuar me serb dhe ajo ka ndodh ne vitet pas luftes se dyte boterore.Eshte fjala per D.D-Xh.Meqense familja dhe rrethi nuk e ka pranuar kete poshtersi presioni nga shteti serb ka qene i madh ndaj familjes se asaj duke ia shkatrruar familjen e burgos vllaun.Nese ne Shqiperi keni me qindra ndoshta edhe mijra raste martesash me serb vetem keto vitet e fundit mos ua pershkrueni kete poshtetsi kosovareve .Po e perserise shkrimtarja (me nder me than) eshte e paguar dhe fatkeqesisht eshte nga Vlora ku edhe me 1997 ne rrebelimin e njohur ne rruget e Vlores ngrihrshin tre gishterinje simbol serb.

  2. Raif Fetiu says:

    Pse nuk e publikuat komentin tim o njerze?

  3. BARDHYL says:

    INTERESANT PO NE SHQIPRI NUK DUHET TE JENE KTO ROMANE TE KSAJ SHKRIMTAREJE APO KA NDONJE PROBLEM INVESTIMI.KEJO DUHET TE BEHET TE PAKTEN PER PATRIOTIZEM B.MYFTIU

  4. Kjo “shkrimtare” do të duhej të shkojë në Kosovë dhe të mësoj historinë e popullit shqiptarë të shumëvuajtur të Kosovës. Dhe jam e bindur se kosovarët do ta paguanin më një çmim më të lartë se sa atë që ajo do të fitoj, vetem e vetëm mos të luaj me dinjitetin e vëllezërve të saj. Aty nuk ka pas vend për dashuri sepse serbet brezpas brezi kanë sunduar shqiptarët, çdo pëllëmb e tokës së Kosovës është ujitur me gjak. Andaj Anilda Ibrahimi duhet të kesh turp, turp për ketë vepër me këtë motiv….

  5. Celo says:

    O kara.lexoni artikullin spo flet per martes.

  6. azir says:

    Gazetare muti qe imagjinon si ti poshtroje dhe ti cnderoj shqiptaret e shumevuajtur nga serbet.Une i bera 70 vjet dhe njoh shume serbe , po si nuk e gjeta nje te mos i urrej shqiptaret.Kjo pela ka marre tagji te majme ose eshte i gjinsit te shkaut…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje