Relacioni i 1959: Janë mbi 300 të shpërngulur me dhunë nga Korça, jetë në mjerim në barakat e Lushnjes

8 Shtator 2019, 11:28Dossier TEMA

Mbi 300 banorë të pafajshëm, të zonave kufitare, të dëbuar e shpërngulur me forcë nga zonat ku banonin kryesisht në Korçë, mbaheshin prej vitesh të izoluar, pa asnë vendim shtetëror, pra në mënyrë të paligjshme, nëpër fshatrat e Lushnjes, në baraka të rrënuara dhe në kushte të mjerueshme.

Ky informacion del nga një relacion i Ministrisë së Brendshme, përgatitur për kryeministrinë, në gusht të vitit 1959.

Relacioni është i gjatë dhe trajton veç rastit të këtij grupi familjesh të dëbuara, edhe gjendjen e një grupi tjetër, i përbërë nga emigrantë politik, kryesisht kosovarë që jetonin në Tërbuf e disa fshatra të Lushnjes. Po ashtu, dokumenti zbulon shumë detaje mbi gjendjen e familjeve të internuara në këto zona.

Kujto.al sjell më poshtë, përshkrimin e detajuar që jepet për familjet e shpërngulura me forcë dhe pa asnjë vendim gjyqësor, nga zonat kufitare të Korçës, të cilat i kishin zbritur në Myzeqe, ku i mbanin nëpër barraka në gjendje të mjerueshme, vetëm e vetëm për të qenë të sigurt, se ata nuk do të arratiseshin jashtë vendit.

Ja çfarë shkruhet ndër të tjera, në këtë relacion:

“Në rrethin tonë ndodhen 109 familje të dëbuara nga rrethet e ndryshme të Republikës, porse pjesa dërrmuese janë nga zonat kufitare. Këta të dëbuar janë shpërndarë pothuaj në shuëm fshatra të rrethit tonë ku janë me familjet e tyre .

Veç të sipërmeve në rrethin tonë ndodhen dhe rreth 40 familje që nuk kanë vendime për shpërngulje që janë shpërngulur në vitin 1950 nga ish qarku i Korçës si Devolli, Poradeci, Kolonja etjerë. Këta të shpërngulur nuk kanë vendime pse janë shpërngulur me nxitim, pse kishin tendencën për arratisje në Greqi dhe aktivitet tjetër armiqësor. Të gjithë këta të dëbuar, e të shpërngulur me gjithë gra e fëmijët e tyre arrin shuma rreth 300 shpirt. Një pjesë e të dëbuarve banojnë në baraga të këqija në Savër, barangat janë të mbuluara me letër katërmate dhe në shumë vende rrjedhë shiu brenda. Familjet që jetojnë nër to bëjnë jetë mizerje..”.

1 komente në “Relacioni i 1959: Janë mbi 300 të shpërngulur me dhunë nga Korça, jetë në mjerim në barakat e Lushnjes”

  1. Psss... says:

    Fanari ndricues i enver hoxhes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje