Vajza, fshati që s’ka të dytë!

8 Shtator 2019, 13:36Turizëm TEMA
Vajza, fshati që s’ka të dytë!

Nga Rudina Xhunga

Kur hyn në rrugën e re të Lumit të Vlorës, sapo lë pas fshatin Kotë, merr rrugën e Sevasterit dhe ndërsa makina lundron mes një hapësire gjithë vreshta dhe stane, të del para një tabelë ku shkruan Vajzë.

Ke hyrë në fshatin që të pret me një poezi në vend të mirëseardhjes: “Fshat o fshati im i bukur, fshati im hane, hane, fshati që s’paska një të dytë, në këtë mavri jallane.” Është Ali Asllani, djali i fshatit Vajzë që i ka shkruar vendlindjes, poezi dashurie dhe fshati ia ka vënë portretin dhe poezinë në balle të vendit.

Diku më tutje një shtëpi, afër bustit të Perlat Rexhepit, gjithë lule e fiq, ku më ftojnë të hy

Është Jaho që më tregon gjithë historinë e Vajzës, ndërsa na qeras me domate e speca bahçeje.

“Kur po ndaheshin kufijtë e fshatrave, shumë kohë të shkuara, atëherë kur një fshat kishte vetëm një shtëpi, u vendos që çdo shtëpi të çonte një djalë. Djemtë do të ecnin derisa të lodheshin. Aty ku do të ndalonin, do qe kufiri i fshatit. Fshati ynë kishte një shtëpi pa djem. Dërguan një vajzë. Vajza eci si gjithë djemtë. Fshati mori emrin e saj, ishte fshati i asaj vajzës. Fshati Vajzë.”

Jaho më tregon, ndërsa vajza e tij dëgjon. Ajo është në shkollë në Tiranë. Më thotë se më ndjek në Instagram.

Ndërsa vëllai i Jahos që ka ardhur nga Vlora të mbledhë shkopinj që i duhen për ullinjtë, më thotë se tani vjen shpesh nga Vlora. “Rruga më dha jetë të dytë. Vija një herë në vit. Tani mund të vij përditë. Nuk e di dot ç’është një rrugë, kur nuk të mungon.”

Vëllai i Jahos flet më shumë për Perlat Rexhepin, Ali Asllanin dhe gjithë historitë e fshatit, sa mendova se kishte qenë mësues letërsie.

“Jo, jo, -kam qenë marangoz thotë. Po jam nga Labëria. Si thotë Rexhep Qosja për Labërinë; është zemra e shqiptarisë.”

Duan patjetër të më mbajnë për drekë, po u them që drekë do të ha në shtëpi, me perimet e bahçes së tyre.

Marr me vete gjithë perimet e drekës dhe nisem për në Amantia, 5 kilometra më tej.

Pak më tutje, një djalë me motor na ndalon dhe na lut të shkojmë te Shpella e Vajzës, para se të vazhdojmë për Amantia. Se nuk keni parë kafe si ajo, mburret ai me kafen e fshatit, e gjitha e improvizuar brenda një shpelle të vjetër, rrethuar nga një liqen artificial, përbri të cilit është baxhoja me djathë deleje dhe fuçitë me rrush që presin të bëhen raki.

Unë kërkova kuleçë me djathë dhe erdhën për pak. I keni nga shtëpia na thanë, se është dhe shtëpia juaj.

Rruga për në Amantia është një panoramë më vete. Ka nisur vjeshta në ato male plot stane që një ditë, në mos që vitin tjetër do të jenë sofrat më të kërkuara të turistëve që lahen në Qeparo e Dhërmi.

Në Amantia gjejmë Arbrin që na shoqëron te stadiumi i qytetit që dikur  kishte 40 mijë banorë. Sipër është kalaja ku shkohet me makinë, ndërsa përballë një vend i mirë, ku shkohet me kuaj.

Alana luante nëpër gurë mijëvjeçarë, sikur kishte lindur aty. Energjia e mirë e të kaluarës tonë, tërheq fëmijët, më parë.

Kur e lamë Arbrin për t’u kthyer sërish në Vajzë dhe mbushur ujë burimi, pastaj në Kotë, Drashovicë te një nga monumentet më të bukura të luftës dhe ura e famshme e Drashovicës derisa pa u ndjerë arritëm në Vlorë.

Ishin vetëm 34 kilometra nga Amantia në Vlorë dhe po nuk ke ndonjë plan fundjavën tjetër të ftoj ta bësh këtë rrugë.

Se vitin që vjen, nuk do e gjesh më si këtë vit, me këngë gjelash dhe muzikë burimesh, dele që pushojnë poshtë ftonjve dhe rrush që varet në tokë.

Shko, se mot nuk do e gjesh më këtë idil! Mot do të jetë plot me kampera, me autobusë me turistë, me stane ku do të ketë më shumë njerëz se qengja, me festa përditë tek Amantia.

Kur u ndanë kufijtë ishte fshati i asaj vajzës, do të dëgjosh Jahon t’ia tregojë historinë pa u lodhur çdo turisti që do të fotografojë dhe pyesë prapë e përsëri.

U ktheva në Vlorë pasi hëngra mëngjes në Vajzë dhe bëra drekën me perimet e bahçes së Jahos.

Dhe jo sikur hëngra domate, po sikur kisha lexuar poezi gjithë ditën, nuk reshta dot së i kënduari  vargjet e Ali Asllanit: “Fshat o fshat hane, hane, fshat që s’paska të dytë në këtë mavri jallane.” Poeti e dinte, po nuk e tregove, nuk është. Tregimi për Vajzën do e bëjë zemrën e festës, vitin që vjen. Ndaj shko, pa nisur festa!(dritare.net)

 

20 komente në “Vajza, fshati që s’ka të dytë!”

  1. LABI says:

    UROJME RUDINA QE TE VAZHDOSH KESHTU DUKE REKLAMUAR BUKURITE E FSHATRAVE SHQIPETARE QE NUK I PERMEND KUSH KETO 30 VJETE,E NISE ME SAZANIN , SEMANIN,DHE TANI ME VAJZEN,SHQIPERIA ESHTE SHUME E BUKUR POR E KEQJA E KETIJ VENDIT JANE POLITIKANET TANE QE PO JA PINE GJAKUN SI SHUSHUNJA KETIJ POPULLI TE VARFER DERI NE EKSTREM,,,,

  2. Buda says:

    Flm. Rudina, na i mbushe syte me lot malli…

  3. Matrapiku says:

    Post atyre pjeshkave tek foto nr5 duken renojat e nje qyteti antik Helen, ate te Sevastias (“e nderuara” ne Gr.).

    1. Helli says:

      Helenet apo Heladha nuk kane egzituar ndonjehere.

  4. TinTin says:

    Keta qe I kenduan xhaxhi enverit dje jane .sa Turp dhe ai krekosej si gjel.

  5. Sevo Tarifa says:

    Bravo Rudina Xhunga per keto pershtypje udhetimi, ishe me Hilen apo me Edin atyre grykave magjepse moj labja jone?

  6. katarakti says:

    Me ne fund nje shkrim pozitiv. Qe te ngroh zemren. Se na mbyti disfatizmi dhe negativiteti.

  7. Unedheti says:

    Artikull pozitiv por zonja duket qe nuk e njeh mire zonen .
    Thote dikur kishte 40 mije banore kur…?
    Do ishte me mire te thoshte qe fshati mbi 2000 vjecar kishte ne ate kohe mbi 40 mije banore.

  8. Genci X says:

    Artikull pozitiv por zonja duket qe nuk e njeh mire zonen .
    Thote dikur kishte 40 mije banore kur…?
    Do ishte me mire te thoshte qe fshati mbi 2000 vjecar kishte ne ate kohe mbi 40 mije banore.

  9. Genci says:

    Artikull pozitiv por duket qe gazetarja nuk e njeh mire zonen pa dashur te analizoj ne detaje por nje fakt duhej permendur kur thote fashati i Amantias kishte dikur 40mije banore … kur. Do ishte me sakte te thoshte ne fshatin mbi 2000 mije vjecar….

  10. pato says:

    O tema keni probleme me serverin komentet nuk duken poshte artikujve.

  11. pato says:

    O tema keni probleme me komentet, i beni update serverit. Nuk duket asnje koment poshte artikujve.

  12. Torino says:

    Rudi!Nje korrigjim fare te Vogel,quhet plloce(ploce),Amantia qe vizitove.Emrin ja kemi shqiperuar shume vone dhe burimi i fjales vjen nga ajo qe do te kishe pare po te ngjiteshe lart ne kala-e ke vendin si ne pellembe te dores-pllake o plloce,ky èshte kuptimi.Nje flm qe promovon ato bukuri akoma te pa eksploruara.

  13. american says:

    E lexova me nje fryme
    Sa nevoje kemi per pakez jete !!!!!!! Thank you Rudina

  14. Zafina Hasani says:

    Kam nje urim per gjithe stafin e gazeten TemA, meqe nuk botojne komentet atehere ju qiftë Kina cfare u permban pragu i shpise.

  15. Besnik says:

    Shume faleminderit Rudine.E ke pershkruar fshatin tone te bukur Vajze ashtu siç eshte ne te vertete.Me nje natyre te bukur,me njerez te mrekullueshem dhe me nje histori te veçante.

  16. star says:

    Rrofsh moj cupe se na e bere mishin kokrra kokrra ! FALEMINDERIT !

  17. Pushka says:

    I lumte, vajze me koqe. Bravo vlora

  18. lalai says:

    Po merr njeher rrugen e shko nga origjina jote Ballaban-i…..Këcyres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje