Demokratë merrni partinë në dorë, çohuni dhe flisni, mos prisni revolucionin e Lulit. PD s’është roje çadrash me 20 veta në turne qesharake si roje parkingu

9 Shtator 2019, 12:41Blog TEMA

Nga Edvin Kulluri 

Shqiperia ka nevoje per nje PD ne pushtet! Te djathtet nuk e meritojne nje opozite qarramane qe fshihet nga gara, pergjegjesia, betejat dhe gara! PD nuk eshte roje cadrash me 20 veta ne turne qesharake si roje parkingu, por per nje parti te afte ideologjikisht dhe politikisht per te qeverisur vendin! 

Nuk mund te lihet Rama te livadhise mes korrupsionit, propagandes dhe percmimit ndaj njerezve! JO! Vendi ka nevoje per PD qe nisi historine e demokracise perballe diktatures e nuk i dilka dot perballe Rames e Taulanteve! 

PD nuk mund te jete parti frikacakesh, njerezish pa ide qe presin te “bjere vete qeveria”! Nuk eshte parti me nje grup njerezish qe presin fjalimet bosh te kryetarit dhe te deleguarve neper mbledhje degesh ku “ ata bejne sikur na drejtojne e ne bejme sikur angazhohemi”! 

E kemi pare si jane katandisur protestat neper rrethe me 200 vete kur deget kane nga 3 000 mije anetare! Ne s’jemi parti “guerriljesh” qe hedhin molotov e vrapojne neper rrugica! PD eshte themeluar ne ‘90-91 me Sigurimin e Shtetit ne fuqi, e sot paskemi frike nga Ditmiri, Gjushi, Taulanti e ca kopje te vogla te piktorit! 

Nuk morem pjese ne reformen territoriale, rrinim ne cader kur PS ishte ne fushate, flirtonim oer qeveri te perbashket kur “leaderi” bertiste per “fundin e rregjimit” qe mori 74 deputete! Ngrijme e shkrijme se mos na mbetet kryetari pa karrige e nuk caktojme emrat e opozites ne KLGJ e KLP e pastaj “qajme” se Rama vendos njerez ne sistemin e drejtesise! Bejme selfie neper mitingje por askush nuk kapi me dore listat e zgjedhesve ne 2017!  

Rrotullohemi rreth Kryeministrise si “roza rozina” e pastaj kthehemi tek oborri i PD duke kenduar me stonature Himnin Kombetar si me qene tifoze futbolli! Shpallim fitore 85% ne zgjedhje kur Rilindja merr 100% te bashkive ne tavoline! 

Kur u thua keto te verteta, ca ulin koken si dorezim ndaj realitetit, ca te tjere thone se ne 2021 “do fitojme”, e kur u thua “si”, cohen nga tavolina se kane harruar gjellen ne zjarr! Cohuni dhe flisni, kerkoni zgjidhje, perplasni doren ne tavoline, kerkoni llogari e mos i shkoni mbas atyre qe aktin me te madh heroik kane frazen “si urdheron kryetar”! 

Mos prisni revolucionin e rradhes se s’ka per te ndodhur pas tre te parave qe u treten ne harresen e komedive me heronj facoletash me lote gazi! Merni partine ne dore nga seksioni deri ne kryesine e deges dhe luftoni per partine tuaj! 

Mos u terhiqni per hunde nga “lufta e kryetarit” me armiq ne PD, Amerike, BE, media por tregoni qe PD eshte parti zgjedhjesh, garash, perplasjesh, fitoresh, qeverisjesh dhe jo “lojtaresh kukamfshehti”! Politika eshte per burra dhe gra te forte e jo per “koka te ulura” qe hane “sapunin per djathe” mjafton qe teje sapuni i Kryetarit dhe kryetareve te vegjel! 

3 komente në “Demokratë merrni partinë në dorë, çohuni dhe flisni, mos prisni revolucionin e Lulit. PD s’është roje çadrash me 20 veta në turne qesharake si roje parkingu”

  1. Tërfoni nga Kolkondasi says:

    Unë kam qënë në PD që me themelimin e saj. Por po them, PD ka “nevoj” për Lulzim Bashën aq sa ka nevojë edhe për këtë revolucionarin e revoltuar Kulluri. Nëse do të operojmë me psikologji bolshevike siç thotë ky marksisti këtu, që kur e lexon, të kujton ZP e kohëve me të errta, ne edhe për njëqind vjet nuk vijmë në pushtet. PD ka nevojë të udhëhiqet nga evolucionar dhe jo revolucionar, njerëz të qetë dhe të arsyeshëm, njerëz që i kanë për turp qëndrimet e deritanishme të drejtuesve të saj. Banda e rilindjes, që drejtohet nga një bandit dhe rrugaç i lindur, munden vetëm me njerëz me vlera, realisht të ndershëm, të cilët në jetë janë e kundërta e shëmtive morale që shfaq rilindja. Por sidomos janë e kundërta e drejtuesve permanent të PD. Pa të drejtë morale nuk vihet në pushtet. Me këta që drejtojnë sot PD kurrë nuk mund të shpresohet për të ardhur në pushtet. Le të bëjë thirrje revolucionare Kulluri sa të dojë, ato nuk ka kush ti dëgjojë më, njerëzia ndjejnë neveri nga thirrjet revolucionare, i klasisfikojnë ato automatikisht si demagogji të kulluar, rezultatin e të cilave ky popull e njeh mirë.

    1. US says:

      PDja u themelua në Tiranë nga studentë, intelektualë, rrugaçë dhe pa dyshim edhe nga një kategori konsistente sekretarësh, komunistësh, funksionarësh dhe spihunësh të sigurimit të shtetit të atij regjimi që po shkërrmoqej.
      Sali Berisha, figura më e paqëndrueshme, më e papjekur dhe më e dobët midis të gjithë atyre që themeluan PDnë, i obsesionuar pas karriges, në pamundësi të ishte në lartësinë e përgjegjësive intelektuale dhe perëndimore e shëndërroi atë parti, në një Klan tribal. Rrugaçëria, haxhiqamilizmi, orjentalizmi, pandërgjegjshmëria, idjotësia, krimet dhe katastrofat karakterizuan më pas partinë personale të Sali Berishës që i ngjan tipareve të tij.
      Në PD nuk ka pasur kurrë demokratë, ka pasur vetëm frymë në ato fillime. Ata duhet të ishin ndërtuar me kohën.
      Dramatikisht sot në PD ka vetëm berishistë që dekompozohen me shpejtësinë që qelbet kadavrat e Berishës dhe ti bësh thirrje atyre që të marrin fatet e partisë në dorë, është gjëja më absurde që mund të pretendohet.
      Berisha e ktheu veten në një merhum dhe PDnë në një mumje të ballsamosur që nëse merr pak ajër lirie dhe demokracie, shkërrmoqet si mumjet e Egjiptit.
      Por Berisha dhe berishizmi i kanë minutat e numëruara dhe ajo që do të ngelet nga PDja, nëse ngelet, duke i mbijetuar Berishës, do të jetë e pamëshirshme me trashëgiminë, pinjollët dhe kockat e Sali Berishës. Rrugën ja u mësoi vetë ai, me partinë mëmë dhe kockat e babait të tij shpirtëror.

  2. Ben says:

    PD ka kohe qe shte.kthyer ne parti fashiste. Te pakten pas 1994. Me mire te shkrihet. Me vjen per te qeshur kur e quan parti te djathte! PD nuk ka qene kurre e djathte. ishte dhe eshte e mbushur.me ish komunistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje