Jari zbulon skenarin e presidentit për të shmangur djegien e Parlamentit

9 Shtator 2019, 21:31Antena TEMA

Pas paraqitjes së presidentit Meta para Komisionit Hetimor, Jari vendosi të sqarojë demokratët e zemëruar për akuzat rreth djegies së Parlamentit, të bëra nga Ilir Meta para Komisionit:

“Të nderuar demokratë,

Jari ju sqaron!

Ajo që presidenti ka deklaruar para Komisionit nuk është akuzë për demokratët, por mbrojtje e tyre.

Unë kam pasur një bisedë të sinqertë me presidentin dhe ai ishte në siklet se si duhet ta interpretonte faktin që demokratët u tërhoqën në minutat e fundit nga djegia e Parlamentit, pasi Lulit i tërhoqën veshin.

Nëse do dalë e vërteta siç është, do të duket sikur demokratët janë frikacakë dhe Luli kryetar që të lë në baltë.

Duket sikur demokratët ose ja mbathin me vrap si Sahiti, ose zbythen dhe nuk djegin dot Parlamentin.

Ky imazh nuk duhet lejuar.

Ndaj presidenti e mendoi mire këtë çështje dhe vendosi ta ndajë skenarin në dy pista.

Pista e parë ishte Rajshtagu, pra që do ta digjte Edi Rama dhe do na dënonte ne.

E dyta, ishte burimi i informacionit.

SHISH nuk ka dhënë gjë, policia nuk ka dhënë gjë.

Atëhere presidenti ka krijuar një alibi.

Ai thotë që gruaja e tij flet me vete në gjumë dhe tregon gjithë gjërat që bën ditën.

Kështu, një natë ai ka dëgjuar gjithë bisedën që ajo kishte bërë me Lulin, dhe kishte mësuar për planin e tyre për djegien e Parlamentit.

Por meqë ishte bisedë në jerm, pra në gjumë, atë nuk e kap ligji, se nuk është informacion i saktë.

Nga ana tjetër, ai e di që është i saktë, se e njeh këtë zakonin e të folurit në gjumë.

Përmes këtyre dy skenarëve, presidenti po përpiqet të shmangë shkarkimin dhe nuk ka lidhje me PD apo nuk ka ndonjë përpjekje për ta akzuuar atë.

Është thjesht një përpjekje për të mos i fyer demokratët si frikacakë.

I juaji, Jari!”

3 komente në “Jari zbulon skenarin e presidentit për të shmangur djegien e Parlamentit”

  1. Pokeristi says:

    Fantastike!Si humor dhe me vlera reale.
    Mero je bere mjeshter i humorit dhe sarkazmes.

  2. Zeqir says:

    Varianti i parë pra është! Hitleri pikërisht këtë bëri. Rama, ke ne thonë ” me një të rame dy të vrame (me një të rënë dy të vrarë). Ta dënoj opzitën dhe mbase t’ia zgjëroj oborrin dikuj aty afër dhe Fusha t’a rindërtoj. Por kriptokomunnisti Mero qeli duke ironizuar mundohet ta minimizoj këtë plan të vetdjegies.

  3. Vlesh says:

    Sa i “thelle” dole bre Zero! Ballshi i ke ra pi.kes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje