Na duhet reformim i sistemit, jo ndryshimi i ngjyrës së fletës së votimit

9 Shtator 2019, 15:07Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Drejtori për Europës Qëndrore dhe Juglindore në Departamentin e Shtetit kërkoi që të përmbushet brenda viti reforma elektorale. Edhe mazhoranca flet për reformë zgjedhore për ta realizuar atë me opozitën që ka në parlament, duke ftuar edhe atë që nuk është në parlament, e cila deri tani ka refuzuar të bashkëpunojë.

Por si do ta reformojnë sistemin zgjedhor? Çfarë do të ndryshojnë nga ligji aktual? Drafti që sorollatet deri tani nëpër korridoret e Kuvendit, nuk është reformë, por një përpjekje për të retushuar ligjin ekzistues. Njësoj si të gjitha “reformat” e deritanishme, që konsitonin në ndyrshimin e përbërjes së KQZ-së, sipas mazhorancave politike.

Sistemi zhjedhor nuk ka nevojë për të ndryshuar ngjyrën e kutive të votimit, as vendndodhjen e qendrave të votimit, as trashësinë e fletës së votimit. Reforma duhet të ketë pikë e parë ndryshimin e sistemit, heqjen e listave të mbyllura dhe aplikimin e sistemit të përzjerë, nmdoshta mazhoritar + proporcionl, me lista të hapura.

Nëse nuk bëhet kjo, nuk është bërë reformë. Listat e mbyllura janë shkaku që politika shqiptare u shndërrua në një gjellë e prishur, që mbushi parlamentin me injorantë, tregtarë e ndërtues e që tërhoqi gjithnjë e më shumë njerëz të pasur. Përmes parasë janë futur në lista trafikantë, apo gra, dashnore e fëmijë trafikantësh. Të gjithë të pavotuar, por të emëruar aty nga kryetarët e partive me votat që ka marrë partia.

Kjo praktikë i shndërroi partitë në prona private të kryetarëve dhe politikën në tërësi në një klub njerëzish të pasur, që bëjnë ligje për të vjedhur taksat tona, e për tu pasuruar më shumë.

Ndaj ne duhet ti bëhemi të gjithë barrierë një reforme sa për reformë, e të kërkojmë pikërisht këtë ndryshim, si paradhomë të një reformimi tërësor të sistemit politik, përfshi mënyrën e financimit, organizimit dhe funksionimit të partive politike.

P.S: Unë ju ftoj ta shpërndani këtë postim, si një përpjekje të parë për të nxitur reagimin e qytetarëve aktivë.

5 komente në “Na duhet reformim i sistemit, jo ndryshimi i ngjyrës së fletës së votimit”

  1. Ben says:

    SIstemi qe kerkoni ti o KODOSH do te mbushe parlamentin me te pasur dhe kriminela qe do te futen ne parlament duke paguar ose duke kercenuar. Nuk ka kulture demokratike akoma populli Shqiptar qe te shikoj votimin si vendimtar. Fillohet nga njerezit jo nga sistemi. Po te ishin njerezit te sakte dhe te ndershem, edhe ky sistem do ishte I sukseshmen. Nuk e ka fajin sistemi qe ka krime app korrupsion ne Shqiperi! Fajin e kane prokuroret, gjykatesit, dhe politikanet qe jane njerez Shqiptare. Ligjet Jane te tera. Edhe sistemi Amerikan po tregon qe kur.njerezit e ligj vijne ne pushtet, perseri mund te shkaktone trazira. Ne jetojme ne SHBA dhe ti na jep mend per sistemin ne Shqiperi. Sistemi duhet ndryshuar kur te qe Rogen keta palo politikane dhe ka filluar funksionimin shteti ligjor. Mos bej kot propagande per ndyshuar sistemin kur eshte almost 100% qe nuk do sjelle ndrushim. Perkundrazi mund ta beja edhe me keq. SHQIPTARET sollen ne pushtet Berishen pasi I shkerdheu para.e prapa ne 1997.

  2. Ardjan says:

    Ështê rasti që tê gjithë Ju gazetarê , analistë ,shkrimtarë dhe mbarê intelektualët të zbrisni nga bedenat ku u ka hip politika dhe oligarkêt, apo mafia politike të bashkoheni , tê bashkoheni për popullin, për vendin e kombin dhe ti ndalni. Ndalini ! Mos lejoni që me njê paçavure reformë kjo klasë politike e korruptuar tê mundësojê riciklimin e saj dhe interesave të krimit . Edhe reforma në drejtësi nuk do të vlente apo do tê dështojë në rastê se reforma zgjedhore nuk do zbatojë tê gjitha rekomandimet e osbe odir. Mos lejoni njē marrveshje rama basha pa u ndryshuar sistemi zgjedhor ! Shkruani ,thêrrisni e bërtisni , nxirreni, zgjojeni ktë popull nga koma! Ka ardhë koha që dikush nga ju , qoftë dhe i pa njohur të bêjê shpëtimtarin, të na prijê!.

  3. Celo Mezani says:

    Kujdes cfare kerkon se mund ta gjesh thote populli.
    Ti Mentor kujton se i kemi harruar cfare qelbesirllek ishte niveli i deputeteve para 2009, kur u zbatuan per here te pare listat e mbyllura.
    Rahmani (dhe Rahmani ka qene nga rastet e mira atehere) ishte deputet i Nikles, Rahmani eshte sot dhe Rahmanet do te jene neser, persa kohe populli shqiptar dashurohet ose shurrohet me te fortet.

    Listat e hapura ne Shqiperine aktuale nuk e rregullojne dot cilesine e deputeteve, por ndoshta mund ta prishin edhe ate progres qe eshte bere. Nderkohe nga ana tjeter risin riskun e paqendrueshmerise politike (tregtia e famshme e deputeteve).

  4. c says:

    Kujdes cfare kerkon se mund ta gjesh thote populli.
    Ti Mentor kujton se i kemi harruar cfare qelbesirllek ishte niveli i deputeteve para 2009, kur u zbatuan per here te pare listat e mbyllura.
    Rahmani (dhe Rahmani ka qene nga rastet e mira atehere) ishte deputet i Nikles, Rahmani eshte sot dhe Rahmanet do te jene neser, persa kohe populli shqiptar dashurohet ose shurrohet me te fortet.

    Listat e hapura ne Shqiperine aktuale nuk e rregullojne dot cilesine e deputeteve, por ndoshta mund ta prishin edhe ate progres qe eshte bere. Nderkohe nga ana tjeter risin riskun e paqendrueshmerise politike (tregtia e famshme e deputeteve).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje