Pijet energjike dhe fëmijët, sa është sasia e lejuar

Agjencia gjermane për sigurinë e ushqimit BfR, ka nxjerrë disa konkluzione për konsumin e pijeve energjetike nga fëmijët dhe të rinjtë. Përfundimet janë të krahasueshme me ato të hartuara nga EFSA në vitin 2015, megjithatë ka disa të dhëna interesante.

Dosja përmban përmbledhjen e studimeve të kryera vitet e fundit, dhe përforcon atë që është thënë prej kohësh: këto pije, nëse merren në mënyrë sporadike nga subjekte të shëndetshme, nuk janë të rrezikshme. Por ato mund të bëhen të tilla në doza që nuk perceptohen si të tilla. Për më tepër, shumë varet nga përbërësit, të cilët ndryshojnë shumë nga produkti në produkt.

Sipas EFSA-s, fëmijët dhe të rinjtë nuk duhet të marrin më shumë se 3 miligramë kafeinë për kilogram peshë në ditë, ndërsa të rriturit mund të përballojnë pak më shumë: një person që peshon 50 kg, në mungesë të sëmundjeve specifike, mund të arrijë tek 150 mg.

Mesatarisht, disa kanaçe të pijeve energjetike zakonisht përmbajnë 80 mg në 250 ml. Ky fakt është i mjaftueshëm për të kuptuar se kur fëmijët dhe të rinjtë në situata të caktuara (aktivitete sportive ose mbrëmje me miqtë) marrin edhe 3-4 kanaçe, ata mund të jenë të ekspozuar ndaj një rreziku, veçanërisht për sistemin kardiovaskular dhe nervor dhe organet e tjera.

Por një faktor përcaktues janë përbërësit e tjerë të pranishëm në pije. Taurina (e përdorur gjerësisht), inositoli ose glukuronolaktoni, mund të lidhen me një rrezik specifik dhe të rritin në mënyrë sinergjike efektin e kafeinës.

Sipas disa sondazheve të bëra në Gjermani, 10% e fëmijëve dhe të rinjve konsumojnë pije energjike. Kjo ndodh, pavarësisht faktit se që prej vitit 2014, paketat me përqendrim të kafeinës të barabartë ose më të madh se 150 mg për litër duhet detyrimisht të mbajnë mbishkrimin:

“Përmbajtje e lartë e kafeinës. Nuk rekomandohet për fëmijë dhe gra shtatzëna ose që ushqejnë fëmijët me gji”. Sipas BfR-së, duhet të bëhet më shumë, duke filluar me një përmirësim të nivelit të njohjes së produktit nga prindërit dhe fëmijët. /Il fatto alimentare-TemA TV/ 

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Pijet energjike dhe fëmijët, sa është sasia e lejuar”

  1. Arjan says:

    Sasia e lejuar eshte 0.
    Shume thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *