Presidenti i një shteti paralel

Nga Mero Baze

E vetmja ngjarje pozitive nga Komisioni Hetimor për veprimtarinë e presidentit, ishte Ilir Meta i veshur me kostum. Pas shafqjes të së shtunës me brekë në plazh, duke ndihmuar një mace në majë të tendës, performanca e sotme, jep shpresë së paku për shëndetin mendor. Por nga ato që tha me dhe pa dashje, ai demonstroi se është president i një shteti paralel, dhe jo president i Shqipërisë. Nuk di të them a duhet të hetohet penalisht a jo për këtë, por së paku një herë të shkarkohet.

Në rrëfimin e tij para Komisionit, ai pranoi se kishte marrë vendime bazuar në informacione që nuk i disponon shteti shqiptar. Fjala vjen, vendimi për shtyrjen e 30 qershorit, sipas tij, ishte marrë në kushtet kur ai ishte informuar nga burime të tjera të tij.

Shërbimi Informativ Shtetëror, nuk e ka pasur ndonjë informacion për djegie Parlamenti. Policia jo. “Burimet e tjera” të Ilir Metës, nuk na interesojnë, por nuk janë burime të shtetit shqiptar.

I vetmi argument në këtë pikë është nëse ka përgjuar mesazhet e gruas së tij me Lulin, dhe nëse ata kanë pasur ndonjë plan për ta djegur. Por nëse e ka pasur këtë informacion dhe nuk ka denoncuar, është dhe më keq për të.

Ne, në të vërtetë e dimë pse e shtyu 30 qershorin. E shtyu për t’i vënë zjarrin Parlamentit, dhe jo për ta shmangur atë. E shtyu për t’i vënë flakën vendit dhe jo për ta shpëtuar atë. Por dhe në këtë version nuk ndryshon gjë fakti që ai sillet si presidenti i një shteti parallel, dhe jo presidenti i Shqipërisë.

Argumentet e tij ligjore, po ashtu janë jashtë Kushtetutës sonë. Ai i referohet ose Kushtetutës së Ramiz Alisë, ose ndonjë precedenti të huaj, që duket se ja kanë përkthyer dhe gabim, ku nuk ka asnjë ngjashmëri me historinë tonë.

Shtyrja e 30 qershorit nuk ngjan me asgjë, vetëm për shkak të faktit se është shtyrje zgjedhjesh. Shtyrje zgjedhjesh mund të ketë pasur dhe mund të ketë në të ardhmen. Dekreti i Ilir Metës nuk ishte për shtyrje zgjedhjesh, por për prishje zgjedhjesh dhe për ta lënë Shqipërinë pa institucion të zgjedhjeve.

Zgjedhjet shtyhen kur palët bien dakord. Zgjedhjet shtyhen kur vendi është në luftë. Zgjedhjet shtyhen kur ke qëllim të bësh zgjedhje.

Ilir Meta nuk i shtyu, por tentoi të prishë 30 qershorin se nuk donte zgjedhje. Dhe rast të tillë nuk ka askund as në Shqipëri, as në botë, përveçse në shtetin paralel të Ilir Metës.

Së fundmi, vendimet e Ilir Metës janë marrë dhe kundër interesit kombëtar të shqiptarëve, pasi janë përdorur si një mënyrë për t’u konfliktuar me dy aleatët strategjikë të Shqipërisë, SHBA dhe Bashkimit Europian. Ilir Meta ka marrë qëndrime zyrtare publike kundër të dërguarit special të SHBA për Ballkanin, zotit Palmer, duke e denigruar atë dhe personalisht e familjarisht, dhe po ashtu ka sulmuar qëndrimin e Bashkimit Europian e OSBE për Shqipërinë.

Kamikazë të tij i kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kërcënuar ambasadorin e OSBE në Tiranë. Ilir Meta ka refuzuar të presë në takim me ambasadorët e tjerë, përfaqësuesen e Ambasadës së SHBA në Tiranë dhe atë të Republikës italiane.

E gjithë kjo krijoi një përplasje formale të institucionit të presidentit të Shqipërisë, me Perëndimin, dhe nese SHBA dhe BE do ta kishte konsideruar Ilir Metën realisht president të Shqipërisë, ne sot do ishim të përgjakur dhe të rrethuar me tela me gjemba.

Por SHBA, BE dhe OSBE, nuk e identifikuan kurrë Ilir Metën me Shqipërinë. Ata u rreshtuan në krah të shqiptarëve, duke shmangur gjakderdhjen më 30 qershor.

Për fatin tonë tonë të mirë, ata nuk e konsideruan si president të Shqipërisë, por udhëheqës të një bande politike që kërkon t’i vërë zjarrin asaj.

Kjo e bën “de facto” Ilir Metën presidentin e një shteti paralel, që nuk ka lidhje me shtetin shqiptar, edhe për Perëndimin. Ndaj duhet trajtuar si i tillë deri në fund, duke i rikthyer institucionit të Presidentit, legjitimitetin e veprimeve, Kushtetutën dhe mbrojtjen e interesit kombëtar edhe në raport me orientimin e shqiptarëve drejt Perëndimit. Ky nuk është presidenti ynë.

REMOTE_ADDR:[]

54 komente në “Presidenti i një shteti paralel”

  1. Dorina says:

    Bravo! E ke qare fare. Nuk ke cfare t,I heqesh apo t,I shtosh.

  2. Gjenerata 1964 says:

    Te shkarkohet ky ajdut me damke.

  3. Ladi says:

    Analyze me e sakte nuk ka.Respekte Mero Baze,prandaj nuk fle pa gezuar editorialist tuaj.

  4. Xeni pa qime says:

    LIKE FLORIRI KA MBARUAR BENE BUDALLAIN PER TI SHPETUAR BURGUT.
    POR DO PERFUNDOJE NE BURGE VITIN E RI DO TA FESTOJE NE BIRRUCE

  5. Trump says:

    Rilindja as qe ka deshire dhe nuk do ta shkarkojne meten.Por e bejne sa ti thone nanos se provuam ta heqim meten e te te veme ty por meta na pengon e po del kocke e forte! Loder politike me terheq vemendjen e populit nga pabuksia,papunesia,pademokracia,paintegrmi etj.Kaq.

  6. Jugu says:

    Eshte president i Rucit qe e pret per kafe ne zyre sikur i ka ardhur Skenderbeu, jo ai i Elises.
    Rama e do Meten president se po iku do shkoj ne parlament si drejtues i LSI-se dhe Rama nuk ka kellqe te perballet me te.
    Sa kohe Meta eshte ne presidence Rama ben qejf ne parlament me “opoziten” reale te “Hajdarit” dhe Murrizit.
    Po kthehet Meta atehere kthehet dhe opozita reale dhe Rama eshte ne rrezik real politik. As Mero as Fero nuk e shpeton dot me.
    Sa kohe mileti akoma ngopet me propaganden e Meros, gjerat jane persembari ne vend edhe pse njerezit duan te ikin dhe askush nuk e di pse, edhe vet Rama habitet pasi ai po hap vende pune dita dites.

  7. Kur nuk ka shtet dhe drejtesi ,ky kok tul mund te thote cte doj…
    Po te ishte per kete ,saliun e muniken Shqiperia do ishte ber shkrumb e hi dhe me kufoma.

  8. Kronikani says:

    Spartak Ngjela

    Çfarë na tha sot presidenti ynë Meta?
    “Kisha të dhëna se do digjej Kuvendi në datën 8 qershor!”
    Po dekreti u zhdekretua në datën 10 qershor?
    Çdo të thotë kjo? Kjo tregon se ky farë Presidenti e ka pritur djegien e Kuvendit me ankth në datën 8 qershor, dhe meqë ai nuk u dogj dot, zhdekretoi zgjedhjet që t’iu jepte dhe një dorë hordhive të vijonin përplasjet për destabilizimin e Shqipërisë.
    Kjo është e vërteta. Por, a e di Komisioni Hetimor këtë? Sigurisht që e di.

  9. Timi says:

    Sakte! Te largohet sa me oare se eshte rrezik kombetar!

  10. shqiptari i ilirise says:

    Ke harruar të shtosh,se në daljet e ndryshme që bënte pas anullimin të zgjedhjeve,Ilir Meta nxori dhe ndaj Reformës në Drejtësi epitetin “Ramaform”!
    Kjo tregonte në fakt edhe zanafillën dhe të vërtetën e gjithë zullumeve që ka krijuar opozita me regjinë e Ilir Metës dhe S.Berishës.Luftën e tyre kundër Reformës në Drejtësi.

  11. Iliri nga Gjermania says:

    Ashtu eshte. Keni te drejte. Ky nuk eshte Presidenti yne, ky eshte Shkaterruesi i vendit.

  12. Vertino says:

    Sakte Mero.komisioni hetimor parlamentar nuk ka nevoje ti shtoje pike e presje objeksionit dhe konkluzionit tuaj per ta shkarkuar presidentin.That’s all .Tung nga nje lexues i gazetes tuaj nga 🇺🇸.

  13. am says:

    Drejt. Sakte. Pa pasur nevoje per sqarime. Meta luli dhe moni tani te sqarojne kamikazet.

  14. Ragipi says:

    Ashtu pra ky nuk eshte presidenti i shqiptareve dhe nese socialistet bejne allashverish me presidentin dhe bejne pazare ateher Edi do te humb shume dhe do te shifet se nuk e kan serozisht dhe se banden Ilir Fallxhore duhet te pergjigjen cfar termete kan shkaktuar dhe cfar gjuhe kan perdor.

  15. Prind says:

    Te lumte pena o Mero, je njish. Me mire te kishte marre Sashen ne vend te Tedit, do e kishte keshilluar me mire, qe te zbrese nga pema me kujdes si majmun, per te mos u djegur nga zjarri i parlamentit.😄

  16. Gjorku says:

    Ky zoti Meta i lirè nè pa aftèsinè e tijè pèr tè mbrojtur autoritetin e pres. tè Republikès, tregoi diletantizèm edhe pèrse ka vite qè kontribon nè politikè. Figura e politikanit èshtè figura mè e urryer nè vènd, qè lènè pas vetèm avokatèt me policiotèt. Nuk mund tè shkèlqesh nè politikè i futur aty me dilitantizèm, rekomandim, apo ryshfet. Shumica e presidentève tè Shqipèrisè ishin tè tillè dhe ky Lir Kajmaku doli mè pa dinjitet se gjithè tè tjerèt. Suksesi mè i madh i tijè se u bè i ‘kamur’ me rrogè shteti ! Ndoshta vènia e pasurisè èshtè njè sèmundje e tè gjithève atyre qè zgjedhin rrugèn e politikès por, èshtè shumè e vèshtirè qè pas daljes nga politika tè mbrosh pasurinè e pèrvetèsuar. Po rrèfej njè proverb calabrese : E mjera dele qè duhet tè japè tè gjithè leshin e sajè ! Politikisht jeni i mbaruar zoti pres. i shtetit paralel shqipètarè, ekonomikisht do tè varesh nga gèrshèrèt e SPAKUT !

  17. Stravaj says:

    Bravo Mero ke bere nje analize te shkelqyer ne raport me presidentin, qe vetem president nuk eshte.

  18. Lorenco Luka ( Ish deputeti i famshem i PD) , antikomunist i paepun. says:

    Idiot.

  19. pak arësye says:

    Mire, Mero, dakort jam une edhe per te thene me teper ka plot qe jane dhe çeshtje kriminale te Ilir Metes, por degjo Neritan Ceken ne OPEN te Vasilit sonte qe paska ikur fare nga kjo bote, veç mallkimeve qe u beri shqiptareve ky dhe idiotesise se Bujar Kapexhiut me ca nisma injorance. Po ç’ti bejme “ambasadorit” qe vodhi sa deshi ne Itali?!

  20. Zeni says:

    Po ku i keni 13 komentet, sikurse shkruani ne fund te artikullit, apo kane shkuar te kerkojne breket e Ilirit dhe te Mones?

  21. Selimi says:

    Po ku i keni 13 komentet, sikurse shkruani ne fund te artikullit, apo kane shkuar te kerkojne breket e Ilirit dhe te Mones?

  22. Qosja says:

    Te zente haka e popullit o like floriri.

  23. alphade says:

    Nje bravo kozmike per Zotin Mero Baze ! Nje Analize brilante !
    Te lumte pena ! Kete president I thencin, duhet derguar me
    nje here ne manikomio ose ne REC dhe “Celsat te hidhen ne
    Kanalin e Marianes,sebashku me Katilin e Vicidolit …! Kemi te
    bejme me Banda Mafioze Terroriste ! Kaq per sot !

  24. Lisi says:

    Bravo, shkrimtar gjigand

  25. Nik says:

    Jam plotesisht dakord me Z. Baze, por u çudita shume me komisionin parlamentar te hetimit! Nje zhgenjim total! Duket se bene diçka teatrale, sda per sy e faqe qytetareve! Duket nje pazar i ri midis. Kjo eshte tallje me njerezit!

  26. lori2 says:

    He me te lumte mendja o Mero!

  27. LILOLABJA says:

    fantastik!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  28. Tami says:

    Te lumte pena o Mero Baze!!
    Je pena me e forte ne Shqiperi sot!!
    Te pergezoj dhe respekte nga pertej oqeanit!!

  29. Ethem Lalaj says:

    Shume sakte.Dje pam nje shfaqe teatrale-qesharake nga te dy palet-te Komisionut & dhe kryetarit defakto te LSI.
    -Kjo u pa kur Meta shkoi ne kembe buzagaz,takimin e tij me komisionin sikur shkonte ne dasme,pyetjet idiote te komisionit,anashkalimit te pergjigjeve te tij,pirja kafe me Ruçin,kur ky-Ruçi mori pjese ne 15 vJetorin e LSI,atakimi i Lul-Saliut per djegjen e kuvendit te Shqiperise.. .te gjitha keto tregojne se I.Meta me Ramen po shkojne ne nje pazar te ri duke ngarkuar me pergjegjesi PD.Dhe ketu beri mire.Ndaj Pd ju kundervu menjehere I.Metes.
    -Fakti qe Meta nuk ka qene dakort me teorin Berishiste per dialog pa Edi Ramen K.Minister,tregon se PS nuk do votoi per shkarkimin e I.Metes.Ky eshte nje qendrim tjeter jo korrekt te E.Rames ndaj elektoratit.Te shohim qendrimin e VENECIAS per kete çeshtje.

  30. FLUTURA says:

    Ilir Meta nuk eshte Presidenti IM!!!!

  31. sulo Permeti says:

    Bravo Mero!!

  32. sulo Permeti says:

    Bravo Mero!! Te lumte mendja dhe dora!

  33. Torino says:

    Kush do te vere bast me mua qe nuk e shkarkojne dot?

  34. Bureto says:

    Turpi dhe dobësia më e madhe e Kuvendit të Shqipërisë do të jetë nëse do cedojë për shkarkimin e tij. Meta e ka mbushur kupën dhe kjo jo vetëm për 30 qershorin, ndaj duhet shkarkuar. Të paktën ky të jetë vullneti i sovranit i përfaqësuar, sipas kushtetutës nga votat e 94 apo më shumë deputetëve (përfaqësuesve) të tij. Se çdo të bëjë rreth këtij vendimi të Luvendit, GjK kjo është tjetër gjë. Gjithsesi unë besoj dhe në një gjykim konstruktiv të saj. S’ka Gjykatë Kushtetuese që mund t’i vihet këtij vendimi, i cili do të jetë i drejtë dhe mëse i mirëpritur nga shumica e shqiptarëve.

  35. Pokeristi says:

    Z.Baze!
    Shkurt,sakte dhe qarte.
    Qeveria duhet t’a lexoje me vemendje,t’a zbertheje detajshem dhe t’ja u sygheroje organeve perkatese si detyre shteterore dhe si detyre shtepie.
    Kokelopa i Cepanit bashke me ale…atet e tij ,i kane shkelur dhe i kane perdhunuar normat ligjore,ligjet me koshience te plote.
    Ndeshkimi ligjor duhet te jete po i plote.Boll me kompromise dhe “ale-anca.

  36. Koba says:

    Nuk ka ma bukur dhe ma Sakte.Analize Konkrete per te qene nje Baze e Pretences se Prokurorise per Kete Delenxhi Pseudo-Politik.,qe e ka perdorur Pushtetin vetem per te nbushur Thaset e Tij ,ne Dem te Interesave te Shqiperise dhe te Shqiptareve.

  37. Koba says:

    Nuk ka ma bukur dhe ma Sakte.Analize Konkrete per te qene nje Baze e Pretences se Prokurorise per Kete Delenxhi Pseudo-Politik.,qe e ka perdorur Pushtetin vetem per te nbushur Thaset e Tij ,ne Dem te Interesave te Shqiperise dhe te Shqiptareve.
    Po pse o Z.Moderator e pengon Diskutimin?

  38. Trump says:

    Artikujt qe botoni ju me shume prej komenteve I lexojme.Dhe keto na I paska ndaluar partia e djallezia!!!!Te rroje partia!!!!!!

  39. Kozmos says:

    PER HIRE TE SE VERTETES , ILIRIR METES I SHKONIN RROBET E BANJOS , QENDRINI ME QEN DHE MACE , POR VETEM AI I PRESIDENTIT NUK I SHKON FARE , AI ESHTE INJORIM PER SHQIPERINE .

  40. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Presidenti nuk mund te bente me teper,se shkelja e Kushtetutes !
    Ata qe planifikuan zjarrvenien ,cuditerisht e mbrojne ,por zjarrvenien nuk e pranojne !

  41. David says:

    Burri I Mones duhej arrestuar qe ne salle to Komisionit. Nje Prokuror I posaçem duhej aktivizuar. Dyshim I aresyeshem se ka fabrikuar ne bashkepunim, alibi per te shkelur Kushtetuten. Reichstagu ne flake seshte I domosdoshem, mjafton pandehja.

  42. Titi says:

    E pe sa mjerane dukeshin deputetet e komisionit para performances e kompetences te Presidentit.

  43. cris says:

    Shqiperia eshte vend langaraqes dhe keshtu edhe Metes nuk do ti hyj asgje ne kembe.

  44. Vertino says:

    Where are comments?

  45. qytetari-durrsak says:

    Dikur Mero fundviteve 90’-fillimvite 2000 ishim nje grup te rinjsh durrsake qe lexonim me shume deshire gazeten Tema e mezi prisnim te dielen e mblidheshim ne lokal 6-kendeshi e diskutonim artikujt e gazetes e gazetashitesja na e ruante gjithmone; asaj kohe ishim plot shprese frymezim etj kurse tani gjerat jane bjerre shume por kjo ska lidhje me ty; me ty ka lidhje vetem gjeja sesi ti frymezues i te djathtes moderne shqiptare apo qe tentoje kete fryme, sot ke kaluar shume dukshem ne krahun tjeter por edhe per kete ste themi gje se eshte zgjedhja jote; ti shkruan bukur e ke pene shume te mire ne fakt edhe sot e kesaj dite; por si nuk shkruan njehere per problemin e varferise qe eshte shtuar, problemin madhor te braktisjes e deshires se marre per te ikur nga ky vend te cdokujt madje, te korrupsionit qe ka vijuar te gerryeje shoqerine shqiptare, te cmimeve te larta te mallrave; si nuk shkruan njehere qe ne Tirane trafiku dhe parkingu po kthehet ne tmerr, se nuk eshte faji qytetareve per demin e madh qe I eshte bere Tiranes, e nje dite te bukur shikon rrugen tende qe ka edhe pjesen per bicikleta e ja te ndalosh sot diku eshte tmerr, te parkosh me shume tmerr, te gjesh vend per parking te behet nervi kacurrel???!!! Perdorimi bicikletes eshte shume I mire por jo per cdo rruge, duhej te ishte menduar me kohe sesi do ishte sistemi rrugor ne Tirane por vetem eshte ndertuar pallate pallate pallate kudo e parking fare; pse nuk behet si bicim referendumi apo konsultimi me qytetaret kjo gjeja e bicikletave sepse edhe te levizurit me makine sot nuk eshte me luks por nevojshmeri jetesore ne shume raste;
    Po ndotja e madhe, po karburanti beterr, po mungesa e parqeve dhe gjelberimit ne Tirane, pse nuk amendohet ligji per shpronesimin publik qe pronat qe merren per parqe (jo lulishte) do kompensohen kaq % dhe pronaret te ndjehen mire financiarisht; Cfare I kushton bashki-qeveri-organizata te huaja qe te kene nje fond prej 50 milion euro per shpronesime per parqe ne Tirane por fiton gjelberimin per 100 vitet e ardhshme e si parku Rinia do kishe sot gati 6 a 7 te tilla ne Tirane;
    Probleme ka aq shume ky vend sa sdi ku ta nisesh e ta bitisesh e skane lidhje vetem me kete qeveri, por mire eshte te besh edhe keshtu shkrimesh Mero, ke bere disa te tilla per naften, etj, vijoje Mero sesa vetem editoriale politike.

  46. tit vlora says:

    Teper i sakte, por druaj se aq serbez sa fliste para Komisionit duhet ti kete lidhur telat me Poziten me pare. Nuk besoj se nuk mund te mos ta besosh Mero, ose ose te pakten te dyshosh. Para kercenimeve se SPAK do beje namin, asnje nuk nguron te beje kompromise ose te lepijne ç’fate peshtyjne. Te gjithe Mero te gjithe. Turp. Megjithese kta jane.

Lini një Përgjigje te Zeni Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *