Presidenti ra në kurthin e komisionit anti-Meta

9 Shtator 2019, 12:34Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Duke dashur të ruajë dhe të respektojë staturën e postit që mban, Ilir Meta i ka dhënë pa dashje një ceremonialitet institucional, një pushteti që i kanë rënë brekët. Po të shihje sot paraqitjen e presidentit në komisionin që po shqyrton shkarkimin e tij, Shqipëria ngjante si një nga vendet më demokratike të botës. Ajo seancë pyetje përgjigjesh, ishte krejt e ndryshme nga sa ne jemi mësuar të shohim në atë sallë.

Kush e kujton përplasjen epike të komisionit Olldashi- Rama dhe paraqitjen e këtij të fundit me megafon në dorë, kush sjell ndërmend me neveri hetimin e komisionit hetimor për “puçin” e 21 janarit, bie pa dyshim dakord se seanca e sotme ishte një model.

Aty u diskutua në mënyrë kordiale dhe të edukuar për dilema kushtetuese, aty socialistët ishin instruktuar që mos bënin replika me kreun e shtetit, aty dhe opozitarët e rinj që sillen si rrugaçë në parlament kundër presidentit ishin bërë pula, aty tonet solemne dhe “interesi për mbrojtjen e shtetit” dukej sikur qenë preokupimet madhore të bashkëbiseduesve, aty ta shpifte teatraliteti për ti thënë pafundësisht faleminderit njëri -tjetrit mes Metës, Manjës e të tjerëve.

Kujtdo që e dëgjonte atë seancë pyetje përgjigjesh, i krijohej përshtypja e rreme se ligjvënësit dhe shtetarët shqiptarë janë ata që raskapiten deri në stërmundim për të drejtën e qytetarit për të zgjedhur, për sovranitetin e popullit, për reflektimin e vendimeve të Strazburgut tek ne dhe për të ardhmen perendimore të vendit.

Ilir Meta u përpoq në çdo gjest dhe çdo gërmë të qëndronte në staturën e shtetarit. Ai përsëriti edhe njëherë argumentat tashmë të njohur të ndarë në tre shtylla, se përse, për arsye kushtetuese, të sigurisë kombëatre dhe të interesit kombëtar, vendosi anullimin e 30 qershorit.

Ai u përpoq të luante rolin e unifikuesit të kombit që nuk binte dakord as me veprimet e papërgjegjshme të Bashës dhe as me arrogancën qore të Edi Ramës. Ai i qëndroi versionit presidencial se kishte kërkuar gjatë gjithë kohës kompromisin dhe shmangjen e përplasjeve të dhunshme.

Pra, po të supozojmë se gjendemi në një situatë normale, Ilir Meta u soll si një burrë shteti, i cili e respekton piramidën në krye të së cilës gjendet, madje deri edhe procedurën qesharake që kërkon shkarkimin e tij.

Dhe këtu natyrshëm lind pyetja: a shkon ky ceremonialitet institucional me gjendjen aktuale? A ka nevojë për kaq seriozitet me këtë parlament qesharak të mbetur antikushtuetshmërisht me 120 deputetë? A është e domosdoshme pjesmarrja në këtë komision, që bëhet vetëm për të mbytur me propagandë zhvillimin e zgjedhjeve moniste të fshikulluara edhe nga OSBE-ODHIRI? A duhet trajtuar me dinjitet një pushtet që zëvendëson Gjykatën Kushtetuese me Kolegjin zgjedhor, që vepron si maskë duke mos botuar dekretet në Fletoren Zyrtare, që përdor KQZ-në si leckë dhe tremb gjykatësit e zgjedhjeve me gogolin e vettingut?

Sepse të jetmi të qartë, pas kordialitetit dhe toneve etike të seancës së kësaj të hëne, pas dilemave për shkeljen apo jo të kushtetutës, fshihej fytyra e pushtetit personal dhe autarkik, që ka marrë vendimin për këtë komision, që ka shtypur butonin e kuq të luftës me presidentin, që ka shkruar pyetjet e dordolecëve të tij në atë sallë, e madje që ka vendosur që ajo shfaqe i duhej e qetë e edukuar dhe institucionale.

Ky qe kurthi ku ra dhe Ilir Meta. Ai e trajtoi atë si të tillë. Me merakun skrupuloz për tu dukur si burrë shteti, ai i dha legjitimitet bandës së pushtetit. Ai nuk duhet të kishte shkelur në atë komision.

Ai duhet ta kishte refuzuar atë farsë “korrekte dhe paqësore”. Aq më pak ai duhet të përpiqej të hiqej si një kryetar shteti që respekton të gjitha palët. Sepse sjellja me normalitet dhe asnjëanësia ndaj palës të cilën ai kishte sot përballë, është në rastin më të mirë një gafë politike. Pikërisht këtë bëri Ilir Meta sot, duke paraqitur si normalë, një pakicë banditësh anormalë. (Lapsi.al)

27 komente në “Presidenti ra në kurthin e komisionit anti-Meta”

  1. Juri says:

    Cfare njeri muti duhet te jesh,sa frustrim e mllef te kesh qe te mbrosh nje jashteqitje njerzore si Ilir Meta. Aaaa i ziu ti o semure.

    1. korçari says:

      Z.Bushati keshtu propozove per opoziten per djegje mandatesh ,po keshtu po propozon per te braktisur komisionin nga Meta ,mos duhet t’ja besh pyetjen vehtes mos po anon nga ana kunder popullit tend,mos je ne depresion ,pos je i semure,mos….palaço.

  2. mendu says:

    Shume mire veproi z.Ilir Meta, pavaresisht se si do zhvillohen ngjarjet me pas
    Nese eshte fajtor te mbaje pergjegjesi deri me nje. Por njeres si ky artikull
    shkaravitesi, asnjehere nuk shkruajne per problemet dhe hallet e qytetareve te thjeshte
    Arsyeja : Ky edhe disa te vet emeruar analiste cdo gje e kane personale dhe me urrejtje
    karshi njeri tjetrit

  3. Xeni pa qime says:

    UUUAAAA NIPI DICTATORIT PO N’A TREGONE DEMOCRACINE UAAAAA

  4. Opinionisti i paanshëm. says:

    Kush të pyet ty? Ti je ASKUSHI të gjykosh të tilla tema dhe dikushi për ” gjykime ” që kanë brenda MEDIOKRITET dhe ndoshta dashakeqsi… liri e ka “mbushur kupën”… le të vuajë pasojat….

  5. NjeQytetarOptimist says:

    Ti je Taleban.. Allahu Ekberr..

  6. eli-tiv says:

    ..foli edhe ky kakaperri..

  7. pak arësye says:

    Po s’u ngrite nje here ne lartesine e gazetarit o Andi, ngele brashnjare qe te paguajne te tjeret se zhgarravit idiotesira si je vete.

  8. Petriti says:

    Ky shkrim flet qarte per ate qe berthama e ish Sigurimit te Shtetit, funksionon fuqishem nepermjet krijeses se tij “PD” dhe bandes se analisteve e gazetaruceve ku ben pjese dhe ky teveqeli Bushati qe kerkojne me cdo kusht frenimin e proceseve demokratike dhe animin e Shqiperise ne krahun euro-atllantik.
    Kjo eshte e gjitha.
    Krahu pro-rus gradualisht po behet i rrezikshem dhe kerkon me cdo kusht destabilizimin e vendit.
    E rendesishme eshte se kete me ne fund e kuptoi edhe DASh.

  9. Fatos Lu Boja says:

    Ne nje analize tek NEWS 24 pas protestes te dhunshme te pare te opozites ky si ideator i ndritur tha nder te tjera se duhet te ishte me e dhunshme pra kerkonte dhune medeomos ky dhe luli mori force nga mendimet e ketij dhe shokeve te tij dhe ja doli aty ku eshte sot ne nje qorrsokak te vertete Perfundimisht ja vlen ta degjosh kte fund kazani Presidenti i tille eshte qe degjon idete e ndritura te kazaneve te tij

  10. USA says:

    U gjet armiku klases opozita e Re rugace bashkpunon me imperialimib ne slum o sali bushati.

  11. ???? says:

    ANDO !
    NJË NGA NJË, QË TË TËRË,
    DO FUTENI NË ATË VËRË !!
    EDHE TI KE KUSURE,
    DO TA BËSH, NË POTURE! ?

  12. Qosja says:

    Te ngelen breket ne goje. Deshe gjak. Beji te fala Likes Tani

  13. Buba says:

    Nga Meta (LSI) i merrke leket mo

  14. antonio salvatores says:

    Ne Shqiperi ekziston nji parlament, qe deri ne zgjedhjet e ardheshme duhet te luaj rolin e tij. ky parlament ka emruar edhe nji komision parlamentar qe sot ka ushtruar kompetencat e veta mbi presidentin e republikes. paraqitja e presidentit para komisionit eshte nji detyrim institucional. Se si jane zhvilluar bisedimet apo hetimet une nuk e di. Ti paske informacion me shume nga shtypi, por ai mbetet ne nivelin e pershtypjeve personale.Per mendimin tim, nga c’ shkruajne gazetat, presidenti eshte sjelle me dinjitet dhe pergjigjet me duken ne lartesine e istitucion qe perfaqeson. Se komisioni qenka pleh, se opozita qenka e papergjegjeshme ,se parlamenti qenka mejhane, keto jane karakteristike e republikes te Shqiperise sot e tridhjet vjet. Ndoshta shtyrja e zgjedhjeve do te sherbeje si sinjal per ndryshimin e situates.

  15. ideali says:

    Taborri i Rames ne sulm me flamurin e biografife, packa se edhe te tyren e kane bloze. Nga i njejti kazan kane dale. Ai qe zieu me 8 nentor 1941. Bravo Bushat.

  16. Noli says:

    Bushat si gjithmone Koqe ne analizat tuaja

  17. xy says:

    Kur buri – grua i Mehdiut don te jape mend per presi – dhent – in ,pas orientimit qe beri per pervelimin (djegien) e mandateve te fitores pa loje .Nuk mund te te beje zoti me teper se cfare te ka bere ,o ti anal – ist Anda ,as burre dhe as grua !!!!!
    Te fala Bishes – Berishes – Tos Ljubavise – Lulke Holllandezit dhe Monkes

  18. Asmajtas Asdjathtas says:

    Ty te degjofte tere jeten Meta o Bushi se garant ne burg shkon! Ti nuk je lojtar shahu e ligjesh. Ti je nje gjobaxhi kanalesh. Kaq.

  19. Genci says:

    Mercenar i neveritshem qe te ben te vjellesh kur flet si filozof ky nipi i bllokut. Nuk mjafton kur na del me Ylli Rakipin dhe Tos Lubonjen dhe na brockollisin. Po pyeteni nje here Meten o debila, a ka emra konkrete se kush do ta digjte parlamentin ? Po gjate ketyre tre muajve a ka mare ndonje nisme per ndeshkimin e atyre qe do te digjnin parlamentin?
    Televizione qe nxjerin si analiste fytyra te tilla te peshtirosura nuk duhen hapur fare.

  20. Ah more nipi (këlyshi…) i Hysni Kapos, që edhe pse ka 30 vite që ka ngordhur PPSH dhe Byroja me gjith Bllokun e udhëheqjes, ku ke bërë dhe Ti pjesë edhe pse fëmijë në atë kohë, nuk të zë vendi asnjë minutë ku dër Edi Ramës. Po Edi Rama nuk është si paraardhësit e Tij, Kryeministra, që të shembnin me dru Ty dhe jo pak nga ata si Ty, që sot si sahanlëpirës e pa shtyllë kurrizore që jeni e do jeni deri në shpërfytyrim të jetës tuaj. Ju nuk e doni e shpifni e shani çdo minutë e ditë Edi Ramën, se Ai nuk është pjesë e Bllokut të udhëheqjes së PPSH, ndërsa paraardhësit e Tij NANO, BERISHA, META e do kohë shkurtër pavlerë, janë struktura të PPSH dhe Bllokut e Sigurimit të Shtetit.

  21. Ragi says:

    Shiko bre Bushat dy koqe mend nuk i ke dhe here ia fut anej e here kendej buqkurush e ban dhe ke mbete askund tash futja kot sicdoher shko ne rr. Te s.

  22. Baxhanaku says:

    Bushati ka te drejte!

  23. vlonjati says:

    Meta burre shteti,
    Gruaja e Metes do digjte shtetin,
    Gruaja e Metes lajmeron Meten,
    Meta shpeton shtetin.
    Vertet u dukemi dele ketyre?

  24. Lindita says:

    Pershendetje,

    Nuk jetoj ne Shqiperi. Dua tju pyes nese Andi Bushati eshte djali I Vera Kapos?
    Nese po, kam nevoje per kontaktin e Pellumb Kapos. Ju lutem trazmetoni kete nevoje urgente a Andi Bushati.

    Faleminderit

    Me rrespekt
    Lindita
    Email
    [email protected]

  25. @autori says:

    Opsioni te cilin nuk e merr ne konsiderate Bushati eshte qe cfaqja teatrale e cila u luajt dje me komisionin parlamentar te kete nje regji te perbashket. Si zakonisht me gjithshka qe shohim ne ekran.

  26. Andi Bushati BYTHQIR says:

    Andi Bushati BYTHLEPIRES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje