Pyetjet që i rrëzojnë çdo alibi Ilir Metës

9 Shtator 2019, 18:03Politika TEMA

Nga Endri Kajsiu

Presidenti Ilir Meta ka shkuar sot përpara Komisionit Hetimor Parlamentar në Kuvend në një përpjekje për të argumentuar se vendimi për ç’dekretimin e 30 qershorit nuk ishte në shkelje të Kushtetutës dhe se ai, ishte i paanshëm në vendimet që kishte marrë.

Por, Ilir Meta ‘shkoi të vinte vetullat e nxorri sytë’, siç thotë populli. Kreu i shtetit sot në argumentat e tij doli disa herë blof, duke treguar së në fakt prioritet nuk janë as zgjedhjet, as dmokracia, as rendi e siguria por vetëm partia (e tij pikë së pari) që quhet LSI dhe partia e e Lulzim Bashës.

Mjafton të marrim argumentat kryesore të Metës në analizë, për të kuptuar se ku fle lepuri, duke parë paradoksin që ato argumente mbartin.

Për të treguar se në fakt Ilir Meta nuk ka qarë hallin e demokracisë në Shqipëri por të partisë në shtëpi, mjafton të dëgjojmë argumentin kur thotë se ai nuk mund të lejonte zgjedhjet me një parti ndaj edhe i shtyu ato për në 13 tetor.

Pikërisht këtu kemi paradoksin e parë që e nxjerr zbuluar Metën.

Si ka mundësi që presidenti thotë se anullimi i zgjedhjeve të 30 qershorit erdhi pasi PD dhe LSI refuzonin të merrnin pjesë në zgjedhje, ndërkohë që në datën 13 tetor si PD dhe PS deklarojnë se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje?!

Thënë këtê,  pse Ilir Meta nuk anullon me të njëjtën llogjikë edhe 13 tetorin? Apo meqë në date 13 tetor partia e bashkëshortes së tij  ka thënë se dëshiron të garojë, ky është argument i mjaftueshem për Presidentin që data 13 tetor të mos preket?!

Ky ishte argumenti i parë paradoksal i Metës, i cili pasohet nga një tjetër që nuk është vetëm paradoksal, por edhe i rëndë.

Ai u shpreh se kishte informacione për protësta të dhunshme dhe djegie të Kuvendit, ndaj shtyu datën e zgjedhjeve.

Por natyrshëm lind pyetja: Si ka mundësi që presidenti Ilir Meta ka patur informacione aq të besueshme për dhunë gjatë protestave e konkretisht për djegien e Parlamentit, (madje aq të besueshme sa të anullonte edhe zgjedhjet), por ndërkohe nuk bëri as një denoncim në Prokurori për këtë çështje, e jo më  pastaj të informonte organet ligjzbatuese?!

Mjafton të shohësh vetëm këto dy argumenta dhe paradoksin e hipokrizinë që ato mbartin, për të kuptuar se nuk kemi të bëjmë me një dashnor të Kushtetutës e demokracisë, por në një mbojtës fanatik të partisë së tij, që sot ia ka lënë në menaxhim bashkëshortes.

9 komente në “Pyetjet që i rrëzojnë çdo alibi Ilir Metës”

  1. Andrea says:

    Presidenti dhe kryeministri marrin te njejtin informacion nga sherbimi informativ.Pike per pike e presje.Policia jo e jo ti kete derguar informacion.Te huajt as qe behet fjale se ato ja dergojme shik.Nese kane gje te vecante ja komunikojne edhe kryeministrit i cili ka ne dore mekanizmat ligjore per parandalim te akteve destruktive.Ky president eshte nje mashtrues ordiner.Edhe sikur vertet te kishte nje info te kesaj natyre ishte i detyruar ta ndane me kryeministrin dhe organet ligjzbatuese.I forte e idiot kur pretendon se e ndau me keshilltaret situaten e me to vendosi te anulloje zgjedhjet.Po cfare fuqi ligjore kane keta keshilltare qe presidenti te vendose bashke me ta duke anashkaluar gjithe institucionet e shtetit?!

    1. Raimond vlonjati says:

      Shkrim prej deficenti

      Sa per diegien , Meta nuk i ka kerkuar gje Projurorise , sepse diegia sic tha Meta do behej tip Raishtagu o kokeqyp i artikullit ,

      Por nqs ti kerkon ta dish nese esht e vertete apo jo kerkoja Rames ,
      se edhe Rama ka pas dijeni per ate pune ,

      Psh ty si byth e zgjuar qe je , nuk te mjafton qe Rama nuk po e pergenjeshtrom kete qe thote Meta ,
      Nuk po ndihet fare fare , ky Ram qe ulerinte kunder Metes deri tank ,
      per te kuptuar se kjo tentativa per diegie ka qene e vertete ?

      Kaq mjafyon , qe te kuptosh ti mor mik , se e je koken bish
      dhe IQ me te ulet se IQ. e ketij timit

  2. Jani says:

    KE KRYEMADHIN GRU
    AJO TA TREGOJE KOMPLOTIN
    AJO LUFTON ME CIZME APO JO

  3. rexha 10 says:

    ASNJE NUKE VEPRON NE BAZE TE LIGJIT.ATA KUJTOJNE SE JANE PRONARE TE SHQIPRISE ,SICE DHE NA JANE BERE EDHE PRONARE TE PARTIVE POLITIKE.30 VJETE PRONARI I PD ESHTE DOKTORRI.NDERSA KY I LSI ESHTE BERE PADRONI I GRUAS SE TIJE QE JA JEPE DHE MERRE PARTINE KURE TI DOJE QEJFI.SEBASHKU ME GJITHE ATA ZHABAT E SPIUNAT E TIPIT VASILI. NA E PRIVATIZUAN SHQIPRINE TAMAM SI GJIRI I LALZIT.

  4. sulo Permeti says:

    Shume i drejte arsyetimi i autorit.

  5. Sali Trimi says:

    Jam dakor me gjithcka ne kete artikull, vec me faktin qe Iliri eshte ne rregull nga trute. Iliri eshte i semure me madheshtine e revolucioneve ne gotten e ujit. I veshur me petka te bukura para parlamentareve donte te jepte pershtypjen e nje qeni trim. Ne te vertet ai dukej atje si nje qen i rrahur.
    Gjithcka qe ai tha atje nuk vjen nga nje bote paralele qe egzison, por eshte product i fantazise se ti te semure qe vjen nga bota virtuale, ku ai jeton.
    Une mendoj se bisedat dhe planet e tij , ne bashkepunim me Saliun per ta hedhur Shqiperine ne ere jane reale.
    Fillimisht ju duk vehtja i madh dhe i zgjuar qe mund te matej edhe me Ameriken. Fillimisht kercenuan me revolucion qe do hidhte ne ere Shqiperine, kete aleat te natyrshem te Amerikes dhe haruan se Amerika i kishte gati planet kunderrevolucionare te Ilirit dhe Sales. Kur kuptuan qe Amerika ne bashkepunim me ushtrine tone do i diqte si pleshta ne zjarrin e tyre revolucionar, ata u drodhen. Sala si me me experience qe eshte u terhoq dhe i tha Bashes per tu terhequr. Keshtu beri PD, por Ilir Skrapalliu eshte trim mbi trima. Eshte edhe me trim se Sala dhe mori ne dore vazhdimin e Revolucionit. Anulloi zgjedhjet per te krijuar kushtet per nje revolucion te ngjashem me rakine e Skraparit, ku ai ishte promotori. I tha edhe Vasilit ti dergonte ne Presidence informacioni per grupet terroriste qe ai kish pare dhe qe do hidhnin Parlamentin ne ere. I shiti keto informacione si informacione te dores se pare. Keshtu Ilir Floriri filloi revolucionin ne gotten e ujit. Ne fund edhe revolucioni i madh me udheheqes Ilirin deshtoi. Minjte filluan kush e kush te braktiste anijen e revolucioneve fantazme, qe po deshtonin nje nga nje. E para ishte PD qe u be aleate me PS dhe nuk pranojne zgjedhjet e Tetorit. Basha foli mire per Shqiperine etj etj. Ilir Skrapalliu perfundoi si qen i rrahur, i vetmuar ne sallen e parlamentit. I rrahur por plot me inat. Akuzoi PD per terrorizem.
    Bota revolucionare u be mut! Nuk e merr vesh qeni te zotin. Te gjithe vrapojne per ti shpetuar drejtesise.
    Epilogu eshte i dhimbshem. Gjithe keta tipa te rende, pa mustaqe, qe kishin vjedhur vrare dhe spiunuar, u munden nga nje kallam deshtak. U munden nga nje pikturist “pa tru”, vetem e vetem se Ilirit i ka ikur mendja. Ashtu i lodhur dhe i semure psiqik qe eshte nuk kupton qe furtunat e tij te gotes se ujit nuk tutin Ameriken.

  6. nari says:

    Jepini more nje lopate te punoje token se vetem kete e ben mire Likja, se per kete e ka nivelin intelektual.
    Kjo tregon se ku kemi arrit ne si shtet.Ne fillim vume dhe mbajtem Sali Berishen, pastaj Nanon dhe Meten.
    Kaq i madh qeka brumi i injorances ne kete vend, duke perfshire edhe nje pjese te mire te gazetareve te telvizioneve kryesore kemi tamam intelektuale qe do ta cojne ne zhdukje Shqiperine.

  7. MERSIN MUCA says:

    Keshtu ndodh kur ne zgjedhjen per te vendosur kreun e shtetit behen pazare te pista politike me njerez te pa skrupullt dhe pa moral, ku ne karieren politike nuk kane asnje merite pervec se perfitimeve personale familiare. Ky stan kete bulmet do prodhoje .

  8. Ilir says:

    Është hiç-serioz qëndrimi i deputetëve që kërkojnë largimin e Metës !
    Ka edhe të tjera pyetje, të cilat kërkonin përgjigje. Pas takimit, u la përshtypja se :
    – ose ka një marëveshje të fshehtë midis palëve,
    – ose deputetët ishin aut , në këtë takim, sikur të papregatitur për këtë ballafaqim,
    duke vërtetuar se përbërja e këtij parlamenti është me persona të interesit të liderve të partive ps, pd, lsi dhe asfare persona që përfaqsojnë interesat e qytetarëve.
    Ky sistem këtë polli, dhe duke u degraduar , e bën të domosdoshme asgjesimin , duke e zëvëndësuar me një tjetër, që do tentojë të përzgjidhen personat më përfaqsues të interesave të popullit, të shumicës së Tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje